BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, bardha ose të argjendta në lëkurë. Lajmi i mirë është se shumë barna mund ta kontrollojnë psoriazën, dhe ndryshimet në mënyrën e të jetuarit – si dalja në diel për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit – mund të ndihmojnë.

Psoriaza është një sëmundje afat-gjate (kronike) e lëkurës e cila nxit paraqiten e njollave të trasha të lëkurës me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të argjendtë.
Te lëkura normale, qelizat e lëkurës zhvillohen gradualisht dhe ndërrohen mesatarisht çdo katër javë. Qelizat e reja të lëkurës zhvillohen në brendi duke zëvendësuar ato të shtesave të jashtme, të cilat bien. Por te psoriaza, qelizat e reja të lëkurës dalin më shpejt në sipërfaqe të lëkurës, gjë që ndodh brenda disa ditëve, në vend të disa javëve. Ato grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe formojnë njolla në formë fashe të quajtura pllakëza.

Madhësia e këtyre pllakëzave në lëkurë mund të ndryshojë nga të vogla deri te të mëdha. Këto njolla më së shpeshti paraqiten në gjunjë, bërryla, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, këto janë zonat ku ajo më së shumti paraqitet, edhe pse ajo mund të prekë edhe çdo pjesë të trupit.

Ky problem i lëkurës më së shpeshti paraqitet te të rriturit. Por fëmijët dhe tinejxherët po ashtu mund të preken nga kjo. Ajo mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të turpshëm dhe shumë prej tyre, veçanërisht tinejxherë, shmangin ekspozimin e këtyre njollave, si për shembull duke mos dalë në pishina ose raste tjera ku ekspozohet lëkura. Por ka shumë mjekime të cilat mund ta mbajnë psoriazën nën kontroll.
Shkaktarët e saktë së psoriazës nuk dihen por ekspertët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi mbrojtës i organizmit (sistemi imun). Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar nëpër familje.

Njollat e vogla të psoriazës shpesh mund të mjekohen duke përdorë rregullisht kremra që përmbajnë josteroide. Produktet e katranit (losionet, xhelet dhe shampootë) po ashtu mund të jenë të efektshme, edhe pse ato mund ta shtojnë ndjeshmërinë në diell. Ekspozimi i kufizuar në diell po ashtu mund të ndihmojë; lëkura e paprekur duhet të mbrohet me kremra të diellit. Nëse psoriaza prek lëkurën e kokës, shamponët kundër zbokthit mund të ndihmojnë. Te rastet më të ashpra të psoriazës, ajo mund të mjekohen me preparate më të fuqishme të përshkueshme nga mjeku dhe/ose terapi me dritë ultravjollce.
Edhe stresi mund të kontribuojë në përkeqësimin e psoriazës. Andaj, reduktimi i stresit ndihmon në disa raste.