S
Scorpion
Guest
Çfarë na bën të dëshirueshëm?
Çfarë na bën të dëshirueshëm?
Edhe pse synojmë shpirtëroren, shpesh vlerësojmë vetëm fiziken
Po. Të paktën në fillim. Fatkeqësisht, dhe duket se jemi qenie po aq sipërfaqësore sa edhe dukemi. Studime të shumta të bëra herë pas here tregojnë se njerëzit bëjnë bashkë të bukurën me të mirën, pra mendojnë se ajo çfarë është e bukur është edhe e mirë. Në një libër që trajton çështjet e psikologjisë së estetikës publikuar së fundi në Britaninë e Madhe "Psikologjia e tërheqjes fizike", autorët kanë dalë në përfundimin se sa më tërheqës të jesh aq më të shumta i ke mundësitë për të fituar vendet e preferuara të punës apo të të vijnë rrotull njerëz që sillen mirë me ty. Sigurisht, autorët nuk mendojnë se bëhet fjalë për një konkluzion të befasishëm, por thonë se nuk bëhet fjalë për çdo lloj bukurie, pasi femrat e tipit Merlin Monroe, për shembull, jo gjithmonë bëjnë përpara. Po sipas studimit, femrat tërheqëse kanë më shumë shanse për t‘u paragjykuar, në krahasim me meshkujt, kur pretendojnë pozicione menaxheriale në ndërmarrje, por jo nëse do të aplikonin për pozicione më të ulëta.
A ka rëndësi trupi?
Merrni në duar një revistë çfarëdo mode dhe do të dilnit menjëherë në përfundim se sipas tyre, forma ideale e një trupi femëror është ajo e një mashkulli në moshën e adoleshencës. Por edhe pse tendenca e viteve të fundit, për mishërimin e bukurisë femërore ka qenë ajo e një trupi të brishtë, skeletor dhe fare elegant ajo nuk mund të shmangë pasoja të padëshirueshme. Shpesh njerëzit që konsiderohen si ekstremisht të dobët, femra ose meshkuj qofshin, nuk kanë shumë përparësi në pëlqyeshmërinë e të tjerëve. Sipas studimeve, njerëzit pëlqejnë personat që kanë një peshë trupore normale. Edhe për sa u përket aksidenteve, njerëzit që kanë peshë trupore normale kanë më shumë shanse për të shpëtuar se ata që janë nënpeshë ose edhe mbipeshë. Sigurisht, eleganca (e përfaqësuar në formën e saj më të përsosur tek aktorja-ikonë, Audrey Hepburn) ende konsiderohet si një preferencë kulturore. Por jo çdo idhull imazhi funksionon njësoj në të gjitha kulturat e botës. Ka vende ku shëndeti dhe pesha trupore mbi mesataren konsiderohen si shenjë mirëqenieje materiale dhe pasurie, në të kundërtën pamja e një personi të brishtë fizikisht lidhet direkt me gjendjen modeste financiare. Si pasojë, femrat e plota e të shëndosha janë më të dëshirueshmet se ato të dobëta. Në kultura të tjera, fakti i të qenurit i/e hollë tregon se ai trup mund të përballojë më se mirë një operacion plastik në moshën e duhur. Si përfundim sa më larg që të ngjitesh në shkallën, hierarkinë sociale aq më shumë vë re se tendenca e preferuar është ajo e një figure të dobët, jo të shëndoshë. Sa më i pasur, aq më i dobët...
Diskutim të mbarë!
Marrë nga gazeta "Shqip"