Çfarë na bën të dëshirueshëm?

S

Scorpion

Guest
Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Edhe pse synojmë shpirtëroren, shpesh vlerësojmë vetëm fiziken

Po. Të paktën në fillim. Fatkeqësisht, dhe duket se jemi qenie po aq sipërfaqësore sa edhe dukemi. Studime të shumta të bëra herë pas here tregojnë se njerëzit bëjnë bashkë të bukurën me të mirën, pra mendojnë se ajo çfarë është e bukur është edhe e mirë. Në një libër që trajton çështjet e psikologjisë së estetikës publikuar së fundi në Britaninë e Madhe "Psikologjia e tërheqjes fizike", autorët kanë dalë në përfundimin se sa më tërheqës të jesh aq më të shumta i ke mundësitë për të fituar vendet e preferuara të punës apo të të vijnë rrotull njerëz që sillen mirë me ty. Sigurisht, autorët nuk mendojnë se bëhet fjalë për një konkluzion të befasishëm, por thonë se nuk bëhet fjalë për çdo lloj bukurie, pasi femrat e tipit Merlin Monroe, për shembull, jo gjithmonë bëjnë përpara. Po sipas studimit, femrat tërheqëse kanë më shumë shanse për t‘u paragjykuar, në krahasim me meshkujt, kur pretendojnë pozicione menaxheriale në ndërmarrje, por jo nëse do të aplikonin për pozicione më të ulëta.

A ka rëndësi trupi?

Merrni në duar një revistë çfarëdo mode dhe do të dilnit menjëherë në përfundim se sipas tyre, forma ideale e një trupi femëror është ajo e një mashkulli në moshën e adoleshencës. Por edhe pse tendenca e viteve të fundit, për mishërimin e bukurisë femërore ka qenë ajo e një trupi të brishtë, skeletor dhe fare elegant ajo nuk mund të shmangë pasoja të padëshirueshme. Shpesh njerëzit që konsiderohen si ekstremisht të dobët, femra ose meshkuj qofshin, nuk kanë shumë përparësi në pëlqyeshmërinë e të tjerëve. Sipas studimeve, njerëzit pëlqejnë personat që kanë një peshë trupore normale. Edhe për sa u përket aksidenteve, njerëzit që kanë peshë trupore normale kanë më shumë shanse për të shpëtuar se ata që janë nënpeshë ose edhe mbipeshë. Sigurisht, eleganca (e përfaqësuar në formën e saj më të përsosur tek aktorja-ikonë, Audrey Hepburn) ende konsiderohet si një preferencë kulturore. Por jo çdo idhull imazhi funksionon njësoj në të gjitha kulturat e botës. Ka vende ku shëndeti dhe pesha trupore mbi mesataren konsiderohen si shenjë mirëqenieje materiale dhe pasurie, në të kundërtën pamja e një personi të brishtë fizikisht lidhet direkt me gjendjen modeste financiare. Si pasojë, femrat e plota e të shëndosha janë më të dëshirueshmet se ato të dobëta. Në kultura të tjera, fakti i të qenurit i/e hollë tregon se ai trup mund të përballojë më se mirë një operacion plastik në moshën e duhur. Si përfundim sa më larg që të ngjitesh në shkallën, hierarkinë sociale aq më shumë vë re se tendenca e preferuar është ajo e një figure të dobët, jo të shëndoshë. Sa më i pasur, aq më i dobët...

Diskutim të mbarë!

Marrë nga gazeta "Shqip"
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Mua personalisht me pelqen e bukura, kjo mjafton ndersa keto gjera te tipit jo varet se si eshre nga brenda apo eshte njeri i mire etj jane...
 

ere

Primus registratum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

sme duket sikur ka ndonje gje per te diskutuar ketu pasi scorpje i ke kopjuar te gjitha
 
S

Scorpion

Guest
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

E dashur pretty nuk e kam mohuar qe artikullin e kam marre nga nje gazete shqiptare, gjithashtu ta kam shkruar dhe ne fund. Materiali qe kam vendosur eshte me shume nje hyrje, per te krijuar nje ide se per çfare mund te flitet apo diskutohet. Diskutimi konsiston ne titullin e temes "Cfare na ben te deshirueshem", e jo te artikulli. Kush ka ndonje gje per te diskutuar e shkruan, kush nuk ka, s'ka. Ndaj dhe si Moderator i kesaj zone kerkoj qe mos kaloni ne postime boshe dhe veretje pa vlere. Mund ti shprehni pakenaqesite tuaja te zonat perkatese.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Trupi është në njëfarë mënyre “të qenët për të tjerë”. Nisur nga mënyra e krehjes, gjestet, mimika, tualeti, profumi, veshja, e ecura etj etj që janë më shumë një mënyrë dialektale për të komunikuar me ambientin, se sa shprehja e vetvetes. Të gjithë këta elementë, shto edhe të tjerë ndryshojnë në vartësi me çfarë dëshiron të bësh si një çfarë dëshiron të arrish. Psh, një femër e bukur nëse kërkon të kapë një vend zotërues, përdor edhe “thesaret” fizike, ato që i nënështrohen shikimit e që si kontak i parë nxit dëshirën,, ose bëhen të dëshiruara. Shërben si leje-kalimi.
Trupi për mashkullin, mendoj se në adoleshencë është një mani, ose fiksim, por me kalimin e kohës zëvendësohet nga mani të tjera që sa vijnë e i largohen formës fizike. Ndërsa për femrën mbetet një tundim i pakapërcyeshëm. I nënështrohen gjithë jetën.

“Unë jam çfarë them”, thotë Heideger, zbulojmë se kemi edhe një qenie tjetër brenda nesh, është pikërisht ajo që shfrytëzon e para atë “jashtë nesh” formën, por na intereson ajo të qenët për vete, e cila zbulohet te të tjerët nga çfarë themi e nga çfarë bëjmë si pasojë e së parës. Mirëpo këtu ndërtojmë me duart tona edhe një rrezik të madh sepse bëhemi të paragjykueshëm.

Kam përshtypjen se pretty nuk është shprehur mirë, ndoshta ka dashur të thotë se ti i the të gjitha dhe ne nuk dimë çfarë të shprehim. Ky është mendimi im, sepse, që nuk është kopjim s’ka nevojë për tu komentuar.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

gjithçka. te qenurit vetvetja ne çdo gje.
une se ndaj trupin nga mendja ose shpirti - quajeni si te doni.
 

abs

nuk e di...
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

permua trupi eshte shtepia e shpirtit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
e mbajt'mja dh e rutmja me kujdes e tij, i jep shpirtit mundesine te jetoj i lumtur ne te.
sa bukur e thash moj hall /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

kundershtimet vec me argumenta te forta i pranoj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

E rutmja? Mos harrove gje nje after-shave nga pas? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

cuni, vec me 1 R , jo me 2 /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

ismaili

Primus registratum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Tani ne qoftese e kuptoj temen njerizit te deshirushem i ben puna qe ata bejn. ne qoftese punon te don bosi dhe familja.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

kjo o pytje filozofike me te keqen. po ja le te themi qe elemntet ne prgjithsi jane; çasti i duhur, me personin e duhur, ne vendin e duhur.

mu m'pelqe te menoj qe njeriu ne çdo fushe te jetes se vet perzgjidhet nga orgjinaliteti qe ka. duke qene se njeriu eshte qen'je kurioze ne kulm, ka tendencen me i hedh syte aty ky ka diçka te re.

dilni dhe korrni sukses tani!
 

Ema

Goddes
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Na ben te deshirueshem dashuria qe kemi per veten,siguria,konfidenca qe kemi me trupin dhe me mendjen.Na ben te deshirueshem buzeqeshja,te qenit te disponueshem,levizjet sensuale me duar,smorfiet,zeri.Na ben te deshirueshme miresia,kur je i mire dhe i qeshur dukesh me i bukur ne syte e dikujt. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

femrat jane bere per tu deshiruar nga meshkujt dhe e kunderta...
une per vete nuk e quaj pispillosje kete punen e te mbajturit mire te trupit, por e quaj thjesht higjene...
per mua eshte mungese higjene, te mos parfumosesh, te mos e mbash fytyren e rregullt floket e keshtu me rradhe...
po e njejta gje ndodh edhe me meshkujt, nuk e kuptoj pse jane lakuar vetem femrat ketu...
e kush do te donte ti afrohej nje mashkulli te parruar, me thonj te paprere dhe me kepuce te palyera...
paraqitja eshte vetem njera nga gjerat qe na ben te deshirueshem, pastaj vijne me rradhe, edukata, shkalla e inteligjences, menyra e komunikimit, etj...
kuptohet qe paraqitja e jashtme eshte ndjesia e pare qe na le nje person, por ne qofte se ky person ka vetem kete shume shpejto do te shpifet, sic mund te themi per shume femra te bukura qe jane "idiote" po ashtu edhe per meshkuj te bukur qe jane "trapa" (me falni per shprehjet qe perdora, por doja ta beja sa me te kuptueshme idene time)...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

te deshirueshem?!

je ose s'je, nuk behesh!

lind i/e tille, mendoj se eshte diçka e brendshme, s'ka lidhje me paraqitjen ose me anen vizuale te te qenurit!

ndjenjat vetem zbukurojne/shemtojne perkohesisht momentin!


PS: Policia mundohu e lahu e lyhu sa te dush ( behet per vete per kenaqesi personale jo per te tjeret)

fjalia jote e pare me pelqen, po ke harru nje pjese te popullsise, ata qe pelqehen brenda llojit vet... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Të dëshirueshëm nuk mund të jemi për të gjithë. Për ata/ato që jemi të dëshirueshëm na bën karakteri, mënyra e sjelljes si dhe edukata e kultura që kemi.

P.S. Myslymont e kon mo shum problem se kur shofin femna t'zbulume nuk përmahen dot /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif.

Salut beauté /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Kondrapedali</div><div class="ubbcode-body">P.S. Myslymont e kon mo shum problem se kur shofin femna t'zbulume nuk përmahen dot /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif. </div></div>

Vitin e pare qe erdha ne Itali me ndodhi diçka me nji pkistanez. Po shetitja te nje park afer fakultetit se s'kisha mesim. Pa e pas menjen fare, me afrohet jevgu e fillon tu me fol me nji anglishte gjysmake "ju ar bjutiful, ai uont ju my gerlfrend, ai nou dhet ju uest uimin veri disponibel" Une tu zgurdullu syte is pjate filxhani /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif i thashe -NOOOO!!!! dhe ia krisa vrapit si e lemeritme /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif
Tallu kondre, po jane te rrezikshem ata. Deshirojne jashte mase /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Po te krishteret Scept nuk ta varin ty /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Eh jo...te krishteret pelqejne femrat besimtare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif e une s'hyj te ato /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

Ema

Goddes
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

Ore maskarenj,po mos e boni pra chit-chat!!!
 

policia

Forumium maestatis
Re: Çfarë na bën të dëshirueshëm?

tani o dahlia kjo puna e deshirimit per mendimin tim eshte relative. per 5 persona mund te jemi te deshirueshtem, per 6 te tjere nuk jemi te tille,
sigurisht qe ka lidhje me anen e jashtme, kuptohet pervec asaj te brendshmes dhe te lindures...
nuk mund te deshirosh psh nje person qe sa i afrohesh per ta puthur, i vjen ere goja, apo ka nje jave pa lare koken...
jam dakort me kondren dhe e perseris qe te deshirueshem nuk na ben vetem pamja e jashtme, per mua eshte e lidhur ngushtesisht me karakterin, edukaten, etj...
 
Top