scadarsko
Locus omnem
Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janë martuar me djem nga Serbia, dhe aktualisht ka tetëmijë djem që janë vënë në radhë për t‘u martuar me vajza shqiptare.
Në lagjen “Rus”, në periferi të qytetit të Shkodrës, ndodhet shoqata “Moraça Rozafa”, e cila përfaqëson pakicat serbo-malazeze në Shqipëri. Pranë zyrave të kësaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe një kompani private “Maruel 2008″, e licencuar për konsulencë familjare dhe që në bashkëpunim me kompaninë serbe “Novi Varosh” kanë marrë përsipër të bashkojnë në martesë djemtë serbë me vajzat shqiptare.
Çdo ditë, pranë shoqatës “Moraça Rozafa” të zë syri makina të shumta me targa të Beogradit. Janë të rinj nga Serbia të cilët kanë ardhur në Shkodër vetëm për një arsye: të gjejnë nuse.
Kompania serbe është ajo që gjen djemtë, ndërsa kompania shqiptare merr përsipër të gjejë vajza dhe pasi djali me vajzën shihen dhe njihen, vendosin nëse duan të martohen. Kërkesat e djemve serbë për t‘u martuar me vajza shqiptare kanë kaluar çdo parashikim edhe të vetë dy kompanive që kanë marrë përsipër të martojnë djemtë serbë me vajzat shqiptare.
Procedurat nuk janë aspak burokratike dhe tepër praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda një dite, mjafton që djali dhe vajza të pëlqehen dhe nëse vendosin të fejohen duhet të bëjnë dhe një pagesë te kompanitë private që mundësuan njohjen.
Një tjetër anë pozitive është fakti se njerëzit e dy kombësive nuk shohin as përkatësinë fetare, as etnike dhe as të kaluarën, duke treguar një emancipim të brezave.
Një nga kandidatët për t‘u bërë dhëndër në Shqipëri është Vidan Mitroviç nga qyteti i Uzhlicës, 40 kilometra larg Beogradit. Atë e gjetëm duke u interesuar pranë shoqatës “Moraça Rozafa” ku ndodhet edhe kompania “Maurel 2008″.
Vidan Mitroviç duket me fat, sepse për të kompania propozon një vajzë në fshatin Grudë të Shkodrës. Kandidati për dhëndër së bashku me drejtues të kompanisë niset për në fshatin Grudë, ku e pret familja e Kanto Isufit, për t‘u njohur me vajzën e shtëpisë.
Pasi prezantohen, djali me vajzën pëlqehen dhe siç i takon zakonit të shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtëpisë. Me lot në sy, Kanto Isufi jep fjalën e burrit se është dakord të krijojë miqësinë e re.
Vidan Mitroviçi është shumë i gëzuar. Në Serbi ka qenë e vështirë të gjejë nuse, sepse siç thotë ai, vajzat serbe po largohen drejt Perëndimit. Vidani thotë se u interesua për nuse nga Shqipëria pasi disa shokë të tij të martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje të lumtura.
“Mua nuk më intereson e kaluara, as çështjet etnike, as ato fetare. Më intereson që të gjej një njeri të mirë”, thotë Vidani, i cili sqaron më tej se në Beograd, shqiptaret kanë namin për vajza të thjeshta, të ndershme dhe punëtore.
Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen.
Rreth katërmijë djem nga lagjja me nam e Beogradit presin “radhën” për nuse shqiptare
Presidenti i kompanisë serbe “Novi Varosh”, Vuk Zeçeviç, është më shumë se i kënaqur nga biznesi i tij me Shqipërinë. Kërkesat janë shumë më të larta nga sa e kishte parashikuar, ndërkohë që praktika po tregon se mes shqiptarëve dhe serbëve nuk ekzistojnë paragjykime.
“Në Serbi, shqiptarët e Shqipërisë respektohen shumë. Kemi shumë kërkesa nga djemtë serbë që duan nuse shqiptare. Janë mbi tetëmijë djem që duan të marrin nuse në Shqipëri. Kjo është një gjë tepër pozitive që flet se mes nesh nuk ka urrejtje, por dashuri”, thotë Zeçeviç.
Ndërsa presidenti kompanisë shqiptare, që mundëson gjetjen e nuseve, Gëzim Gjoka, thotë për gazetën “Shqip” se “kërkesat janë të shumta që të çojmë nuse në Serbi. Vetëm nga lagjja “Zemun” në Beograd, që është një lagje elite dhe me tepër emër në gjithë Ballkanin, janë rreth katërmijë djem të regjistruar, në radhë për të gjetur nuse në Shqipëri”.
Sipas tij, vajzat shqiptare pëlqehen shumë në Serbi, pasi janë të rregullta dhe familjare. “Nga 86 martesa që kemi bërë ne si kompani, asnjëra nuk ka pasur probleme. Të gjitha martesat vazhdojë normalisht dhe çiftet janë shumë të kënaqura nga lidhja që kanë krijuar”, thotë Gjoka.
Martesat që po bëhen mes serbëve dhe shqiptareve komentohen dhe janë pritur mjaft mirë dhe nga pushtetarë serbë. Këshilltari i ministrit të Diasporës, Simon Gjureviç, në një prononcim dhënë për gazetën “Shqip”, thotë se “lidhjet tona me Shqipërinë janë të hershme dhe dëshirojmë që ato të forcohen më tej. Në qendër të Beogradit ne kemi një rrugë me emrin ‘Skaderlija‘ (Shkodra) dhe një pallat me emrin “Albania”. Këto tregojnë se ne i kemi parë dhe pranuar shqiptarët si miq. Kohët e fundit vihet re se djemtë serbë po martohen me vajza shqiptare dhe ne e përshëndesim dhe urojmë që kjo të vazhdojë, pasi forcon dhe vazhdon miqësinë mes dy vendeve”.