Brilliant
Forumium maestatis
SI eshte puan e shoqerive. Jane ca shoqeri qe jane te verteta ne thelb. Ka ca kode te fshehta me keto lloj shoqerie: Qe ti as i hedh poshte, as i perbuz, i fal dhe i pranon sido qe te jene. Jane shoqeri pa shume lajle lule, pa komplimenta te teperta, pa perllogaritje "aktesh bamiresie" dhe "Mirenjohjeje". Thjesht ca njerez i do dhe te duan, sado shpesh apo rralle t'i shohesh dhe e di qe ata s'do i tradhetosh kurre.
Pastaj vijne ato shoqerite e tjera qe ne krijojme gjate jetes, sidomos ne pune e me tej. Shoqerite e komplimentave, habive, ndereve te medha, darkave e drekave te zhurmshme, shoqerite e oreve te gjata ne pune e ndarje te problemeve momentale.
Ca lloj shoqerish qe per nje fare kohe behen aq intensive sa ti mendon: Kjo shoqe/ky shok eshte per jete! Por ama e di thelle qe ka nje hipokrizi qe ti perpiqesh ta injorosh. E di qe asaj/atij s'i thua dot te verteten sic do ja thoje nje "miku" te vertete, e toleron me shume sepse ne nendergjegje, ndoshta e di qe e ke per pak kohe. Dhe pastaj ndodh: Nje shkelje ne kallo dhe gjithcka shkermoqet. Buzeqeshjet rrudhen e fytyra skuqet si kuceder.
Papritur nisin llogarite si e nje cifit pas divorcit: Numerohen nderet dhe shume shpejt kuptohet qe e gjitha ishte e bazuar ne nje interes te paster. Cfaredolloj interesi te jete. Por keto jane shoqeri qe duhet te ndodhin, jane ngjarje qe duhet t'i perjetojme per te mesuar se si te dallojme ndryshimi mes te verteteve dhe kalimtareve dhe se si te kufizojme ate qe japim e ndajme me te tjere ne jetet tona.