Sot nis festa maratonë e birrës "Korça", priten mbi 100 mijë vetë

HipHop-Girl

Papirus rex
57375_3.jpg

TIRANE
-Në një atmosferë festive do të nisë sot maratona 5-ditore e festës së birrës "Korça". Vendas e të huaj do të kenë mundësi të shijojnë varietetet e birrës "Korça", bionden e brunen, nën tingujt e muzikës festive dhe të ftuarve specialë. Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.

Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë u atribuohet principeve kryesore të organizimit të festës: Hyrje falas, program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, si dhe një pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja. Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë dhe birrës "Korça". Festivali është nderuar me Çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit. Sipas programit të festës së birrës "Korça", sot do të këndojë Saimir Braho dhe Vedat Ademi band.

Sot, në përvjetorin e shtatë të kësaj feste, për herë të dytë festa zgjat 5 ditë, duke pasur parasysh suksesin që ajo ka pasur ndër vite. Eventi ka marrë përmasa dhe emër të madh në rrethin festiv brenda territorit shqiptar dhe pritet të marrë në vitet e ardhshme formën e festës së vetme dhe më të madhe rajonale, duke përfaqësuar një nga eksperiencat më pozitive dhe më të suksesshme të zhvillimit të turizmit në qytetin e Korçës. Ditët e festës së birrës karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm turistësh, i cili arrin mbi 25.000 persona çdo natë. Gjatë gjithë edicioneve të zhvillimit të festës, kanë marrë pjesë jo vetëm birrat shqiptare, por edhe ato të huaja, të cilat, përveç shitjeve të konsiderueshme që kanë pasur, kanë promovuar fuqishëm produktet e tyre. Ky event, përveç aspektit ekonomik tek i cili përqendrohet zakonisht vëmendja, promovon gjithashtu vlerat kulturore, historike, organizative e gastronomike të një qendre urbane si Korça, njëkohësisht tek turistët vendas dhe sidomos tek ata të huaj.
 
Dreamer

Under the Dome
Shume ide e mire ;)
Shyqyr qe 1 kryetar bashkie paska menduar te beje edhe dicka interesante pervec se vjedhjes se lekeve te popullit ;)
 
Hektor12

Locus omnem

Doja te dija efektet e kesaj feste ne shoqerine e sotme shqiptare ... benefitet sociale dmth ....
 
Top