Seyfert
Valoris scriptorum
Si asnjëherë më parë, kafeja është bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesë sa kafenetë. Rituali publik i pirjes së kafesë, por jo vetëm i saj, është tashmë shumë i rëndësishëm për jetën e përditëshme. Kafetë nuk janë thjeshtë vende të kalimit të kohës “së lire”, “të tepërt”, por janë vërtetë institucione sociale, tregues sintetikë të jetës moderne. Roli i kafeneve publike është shfaqur pikërisht në momentin e kalimit të shoqërisë në fazën e modernitetit, në çeljen e epokës moderne dhe të qytetërimit. Të paktën, që nga shekulli i XVIII kur në Europë u vendosën publikisht të drejtat civile të qytetarit, liria e shprehjes, e grumbullimit, shtypi i lirë etj, kafenetë u bënë gjithnjë e më shumë institucione me rëndësi sociale, hapësira në të cilat rrjedh një pjesë e jetës publike e njeriut modern. Në Shqipëri natyrisht më me gradualitet, zgjerimi i rrjetit të kafeneve, nga ato ordinere deri te kafenetë e luksit, kanë filluar të transformohen jo vetëm në formë, por dhe në funksionin e tyre të argëtimit, çlodhjes, duke u bërë instrumente të komunikimit social të njerëzve, elementë të rëndësishëm të jetës moderne. Kur ftojmë dike për kafe, ftesa është ose pjesë e argëtimit familjar, ose shoqëror, ose në shumicën e rasteve, vazhdim i punës, pjesë e nevojës që kemi për komunikim interpersonal.
Kafetë në shoqërinë tone janë vende ku shpesh formohet një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik. Aty njerëzit diskutojnë për çdo gjë, për jetën private, për politikën,, biznesin, punët dhe projektet individuale, për qeverinë,, kulturën, botën e spektaklit, etj. Në këtë kontekst, për shkak të rolit që luajnë në pjesën e jetës që “konsumohet” në to, duhet vlerësuar më shumë “dinjiteti i kafenesë” si institucion i jetës publike, duhet ruajtur më shumë ky dimension social i këtij institucioni të jetës moderne.
Kafeneja është mjaft e rëndësishme, sepse të siguron “intimitet social” brënda një hapësie publike, të mundëson të diskutosh për gjithshka dhe me këdo. Aty njerëzit të ndjehen të barabartë. Këtu nuk ka rregullore që kufizon tematikën, kohën e dialogut qytetar. Ai është tejet pluralist nga pikpamja ideologjike, shumë i larmishëm nga tematika, i pakufizuar nga pjesëmarrja e qytetarëve. Në kafene bien gradat, postet, pozita sociale, gjendja e pasurisë, niveli i arsimit dhe çdo gjë tjetër. Në kafene njerëzit shkojnë si të barabartë, dhe aty stratifikohen mbi bazën e njohjes, intensitetit të lidhjes sociale apo personale.
Ajo që duhet të bëjmë si shoqëri është të ndryshojmë diçka nga “kultura e kafesë” tradicionale, për ta bërë atë vend të dobishëm e jo vend vaniteti, për të vrarë kohën. Të bëjmë më shumë për ta qytetëruar këtë mision social dhe për ta përmirësuar destinacionin e saj polivalent.