Si te qetesojme debatet ne cift ...

Hektor12

Locus omnem
Si te qetesojme debatet e renda ne cift?


Çelësi i çdo grindjeje në lidhje apo martesë është të dini se si të grindeni.

Images.ashx










Duhet të mësoni si të diskutoni vetëm për temën e cila ka shkaktuar grindjen, në vend që pa arsye të shkoni në drejtim të panjohur dhe ta përfundoni historinë me fyerje, heshtje apo ndarje.

Ndihem sikur nuk më vlerëson mjaftueshëm”

Shpesh, kjo është poenta e tregimit: njëri prej jush nuk ndihet i vlerësuar, ose i duket që askush nuk i respekton qëndrimet dhe mendimet e tij.

Kjo mundet për një çast të krijojë grindje, të cilat përfundojnë mjaft pakëndshëm. Kur i thoni partnerit që mendoni që ju nënvlerëson, ndjenja e fajit për shkak të së vërtetës së mundshme të pohimeve tuaja do ta bëjë që të jetë më i qetë dhe më i hapur për bisedë.

“Tërheq atë që kam thënë”

Secili nga ne është fajtor që të paktën njëherë, në momentin më të nxehtë të grindjes, ka thënë diçka që nuk mendon vetëm për të lënduar “kundërshtarin”. Nëse nuk dëshironi që t’ia shihni shpinën partnerit, mësoni të kërkoni falje madje edhe në momentin kur ju hedhin “gur dhe dru”, të nervozuar me qëndrimin tuaj.

“E kam tepruar”

Të gjithë e dimë kur mizën e bëjmë buall. Ndihmojini partnerit të kuptojë çka ju bën të nervozoheni, madje edhe para se t’ju shkelë në kallo. Preventiva është gjithmonë opsion më i mirë se debati.

“Nuk kam menduar ashtu”

Kjo është një nga frazat kryesore për të qetësuar gjakrat. Është shumë e rëndësishme, sepse partneri juaj do të kuptojë që po provoni t’i shikoni gjërat edhe nga perspektiva e tij. Ashtu siç ju dëshironi që të tjerët të kuptojnë se si i shikoni gjërat ashtu edhe ju duheni të mësoni që nuk është gjithçka ashtu siç e keni e menduar ju në kokën tuaj.

“Jemi larguar nga tema”

Kjo ndodh gjatë secilës grindje. Filloni me një histori, pastaj ajo rrotullohet rreth problemit të dytë, të tretë, të pestë… prandaj është mirë ta përdorni këtë frazë si as nën mëngë, në vend që nga grindja për të holla të kaloni në akuzat si “Nëna jote më urren!”

“Të flasim për…”

Shpesh, njëri partner dëshiron të flasë vetëm për një problem të caktuar, ndërsa tjetri insiston ta zgjidhë menjëherë. Kjo është sjellje fisnike, e pranojmë, por edhe më fisnike është të dihet kur dikush e ka të domosdoshme vetëm ta heqë barrën nga vetja, sepse nuk ka zgjidhje për atë që e mundon.

“Duhet të pajtohemi që nuk pajtohemi”

Fakti që jeni partnerë në dashuri, nuk do të thotë që duhet ta keni shijen e njëjtë edhe për muzikë dhe art, ta doni akulloren e njëjtë dhe të keni qëndrime tërësisht identike për jetën. Pra as nuk mund të bini dakord për çdo gjë. Kur ta kuptoni këtë gjë, do të pushoni së tentuari, dhe kështu e keni zgjidhur edhe problemin.

“Të dy jemi fajtorë”

Dashuria dhe lidhja janë si tango: nevojiten dy persona si për gjërat e bukura ashtu dhe për të këqijat. Kur filloni ta akuzoni partnerin dhe t’ia hidhni fajin, kujtohuni se ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e fajit të jetë edhe juaji.

“Të dua”

Këto fjalë duhet t’i themi gjithmonë, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato ju ndihmojnë t’i vëni gjërat në perspektivë reale. Dashuria është aspekti më i rëndësishëm i çfarëdo raporti. Çfarëdo çështje tjetër ka tendencë të zbehet sapo ta thoni këtë.

“Më vjen keq”

Përveç “Të dua”, “Më vjen keq” është pa dyshim fjalia më e rëndësishme të cilën duhet ta thoni gjatë grindjes. Por jo më vonë, por derisa gjakrat janë ende të nxehta. Nuk është turp të pranohet gabimi. Nëse keni problem me këtë gjë, filloni të ushtroni urgjentisht nëse dëshironi të ndërtoni lidhje normale.
 

Alazne

Forumium maestatis
“Duhet të pajtohemi që nuk pajtohemi”

Fakti që jeni partnerë në dashuri, nuk do të thotë që duhet ta keni shijen e njëjtë edhe për muzikë dhe art, ta doni akulloren e njëjtë dhe të keni qëndrime tërësisht identike për jetën. Pra as nuk mund të bini dakord për çdo gjë. Kur ta kuptoni këtë gjë, do të pushoni së tentuari, dhe kështu e keni zgjidhur edhe problemin.
Me duket se problemi me i madhi ne nje marrdhenje pastja jo vetem te qiftet por ky problem egzistin edhe ne marrdhnjen Prinder-Femije eshte rrespektimi i ndryshueshmeris.Shpesh prinderit ndikojn tek femijet p.sh sa i perket profesionit e gjerave te ndryshme duke ju imponuar ato qe ju pelqejn atyre apo duke i pare femijet si vazhdimsin e tyre duke anashkaluar komplet faktin se femija tyre jan per te jetuar jeten e vete e jo per te vazhduar jeten e prinderit.
Po ashtu dhe ne nje marrdhenje mes dy partnereve egziston kjo gje qe jo pak shkakton probleme te cifti,duhet patur parasysh gjithmone faktin se ne nuk jemi nje,secili perfaqeson veten e tije,secili ka preferencat e veta,ect...por qe zgjedhe te ndaj me ate person qe ka zgjedh per partner...
 

Alazne

Forumium maestatis
Nuk e di pse por ne caste grindje , mua kjo" Te dua " me acaron me keq, me duket sikur e thote vec per te me ber te qetesohem :p
Mua e kunderta Ela :)
Ky eshte rasti kur do me pelqente te me thoshte te dua,njera nder rastet kuptohet :-D
Sidomos kur ai eshte me me nerva se une.....:wub:
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Mua e kunderta Ela :)
Ky eshte rasti kur do me pelqente te me thoshte te dua,njera nder rastet kuptohet :-D
Sidomos kur ai eshte me me nerva se une.....:wub:

1)Terheq ato qe kame thene 2) E kame tepruar 3)Me vjen keq 4)Te dua , me kete renditje nese mi thote e le grindjen une :)
 

Alazne

Forumium maestatis
1)Terheq ato qe kame thene 2) E kame tepruar 3)Me vjen keq 4)Te dua , me kete renditje nese mi thote e le grindjen une :)
Grindjen nuk e le deri sa te lodhemi te dy,lol
Pertej shakas :)....as nuk di te grindem as nuk e kam qef, jam per dialog te hapur por pa grindje... :rolleyes: dhe per tu terhequr nga nje dialog (apo grindje) ndonjeher nuk mjaftojn as keto renditje nese nuk eshte menyra e duhur se si shpreht e ndonjeher mjafton nje gje shume e vogel apo thjesht mimika e fytyres qe te ben te kuposh se eshte pishman dhe terhiqesh.
Une e kisha sa i perket fjales te dua kur kam qef ta degjoj, se dhe kur thuhet mjes, drek, dark sikur ska lezet :-D
 

Hektor12

Locus omnem
Mire ja pra qe te gjithe paskemi cte themi ... ne cift mendoj sic e tha dikush njeri duhet te terhiqet qe lidhja te vazhdoje, flas per grindjen eee
 

Thamina

Papirus rex
Ka shume menyra e varet fiks nga tipet qe jemi.Grindjet kane lezetin e tyre...pa e kaluar cakun kuptohet.
Nje nder to po me vjen ne mendje keto caste,eshte sex.
Kam mendimin qe sex pas nje grindje eshte gjithe passion,gjithe afsh e kalon ne puro ndjenje e terbim.:)
 
Top