Femrat perjetojne me shume probleme mendore nga meshkujt ...

Hektor12

Locus omnem
Femrat përjetojnë më shumë probleme mendore se meshkujt

Sipas një libri të botuar së fundi thuhet se femrat përjetojnë më shumë probleme mendore se sa meshkujt për shkak të stresit që kanë nga rolet e tyre të shumta. Profesori dhe autori i librit, Daniel Freeman nga Universiteti Oxford ka thënë se sondazhet e para të hulumtimeve sistematike mbi shëndetin mendor kombëtar kanë treguar se çrregullimet psikologjike janë 40 përqind më shumë të shprehura tek femrat sesa tek meshkujt



cfa1be3b4e7134f106d1bbaca3990c63.jpg

Sipas psikologut dhe profesorit, Freeman stresi që përjetojnë femrat për shkak të përmbushjes së roleve të tyre të ndryshme që kanë, është njëri nga faktorët kryesorë që ndikon në shkallën e lartë të femrave që vuajnë nga depresioni e deri te fobitë e ndryshme.

Ai ka thënë se mospërputhjet më të mëdha ndodhin në gjendje të cilat ne tashmë i dimë ambienti ku jetojmë, se sa nga gjenet. Ai po ashtu ka shtuar se femrat përjetojnë stres më të madh për shkak të detyrave që ua kërkon roli i tyre në jetën sociale.

Femrat pritet që të kryejnë detyrën e kujdestares, amvisës, shtyllës së familjes. Të gjitha këto detyra duhet t’i kryejë duke qenë në formë të mrekullueshme dhe pa asnjë të metë.

Libri me titull ‘The Stressed Sex: Uncovering the Truth about Men, Women, and Mental Health', tregon se femrat vuajnë më shumë nga depresioni, panika, fobitë, pagjumësia, çrregullime të stresit post-traumatik dhe çrregullime me ushqimin.

Ndërsa meshkujt vuajnë më shumë nga alkooli, droga dhe probleme me nervozen.

Autori, psikologu dhe profesori Freeman ka thënë se ndonëse tradicionalisht thuhej se problemet shëndetësore mendore tek meshkujt dhe femrat janë të njëjta, dëshmitë e tregojnë të kundërtën.

Megjithatë ai ka shtuar se do të ishte e gabuar të thuhet se problemet mendore janë më të shpeshta tek femrat, pasi shkalla e problemeve të këtij lloji është shumë e lartë tek të dy gjinitë. Sipas statistikave, pothuajse 300 njerëz nga 1,000 përjetojnë probleme me shëndetin mendore çdo vit në Britani.

Edhe pse femrat raportojnë më shumë problemet psikologjike se meshkujt, profesori Freeman ka thënë se kjo nuk i shpjegon ndryshimet e përgjithshme gjinore.

Ai e pranoi se zbulimet janë kontradiktore mirëpo ka thënë se kjo çështje mund të injorohet sepse çrregullimet psikologjike përbëjnë pothuajse gjysmën e sëmundjeve shëndetësore tek personat nën moshën 64 vjeçare dhe prekin nëntë milion të rritur në Mbretëri të Bashkuar. Në fakt, profesori Freeman thotë se tabuja për dallimet gjinore mbi shëndetin mendor nuk duhet të ekzistojë në mënyrë që në të ardhmen të mund të trajtohen më mirë këto çrregullime.

“Femrat dhe meshkujt vijnë nga i njëjti planet por ata mund të thithin ajër në cilësi të ndryshme. Nëse ne injorojmë shkallën e lartë të problemeve psikologjike tek femrat, ne heqim dorë nga mundësia për të ndryshuar njëherë e mirë këtë situatë”.
 

Hektor12

Locus omnem
Xhelozia sipas Frojdit.

S. Frojd babai i psikanalizës, i është kthyer e stërkthyer temës së xhelozisë. Sidoqoftë konkluzioni i tij përfundimtar për këtë çeshtje, është se rrënjët e saj marrin ushqim në kompleksin e famshëm të Edipit. Shprehur më thjeshtë ky koncept frojdjan: fëmija aty nga mosha midis katër e pesë vjeç ka tendencën të indentifikohet me prindin, seksi i të cilit i takon: femra me nënën dhe mashkulli me babanë. Ndërkohë ai bëhet xheloz ndaj prindit tjetër dhe do të donte ta kishte për vehte të gjithin. Kjo traumë e fëmijërise së herëshme, nuk harrohet lehtë, bile nuk mund të fshihet nga kujtesa, shenja që lë ajo trashëgohet në mënyrë të tillë dhe kur njeriu është në moshë madhore.
Xhelozia shfaqet furishëm, sa herë njeriu ndjen apo mendon se rrezikohet të humbë dashurinë për njeriun, me të cilin është lidhur emotivisht. Pra Frojdi, me gjeninë e vet në këtë fushë, arrin të theksojë me forcë se xhelozia e të rriturit në një farë mënyre varet dhe se si ai e ka përjetuar xhelozinë e « parë » kur ka qënë fëmijë. Sa më lehtë ta ketë kaluar këtë sentiment atë kohë, aq më lehtë do ti ketë punët dhe tani i rritur me xhelozinë.
Bile Frojdi shkon dhe më tutje ndërsa spjegon efektet e kompleksit « Edipian », duke argumentuar armiqësinë e individit në gjendje xhelozie. Dihet, se jo të gjithë njerëzit manifestojnë armiqësinë e agresivitetin e tyre në në të njëjtin drejtim. Ka individë që armiqësinë e tyre në gjendje xhelozie e shprehin ndaj partnerit, por ka dhe të tjerë që këtë gjë e drejtojnë ndaj rivalit. Frojdi spjegon se individët që zemrimin e armiqsinë e tyre e kanalizojnë ndaj partnerit, akoma nuk janë shëruar plotësisht nga kompleksi i Edipit, pra akoma kanë frikë nga babai dhe shpërthejnë kundra nënës, pra ndaj partneres a partnerit ndaj të cilit janë xheloz. Ndërsa të tjerët, që zemrimin e tyre e kanalizojnë drejt partnerit rival, janë më shumë të pjekur, por akoma ruajnë atavizma të këtij kompleksi.

Petrit Sulaj
(shkëputur nga Planeti i Emocioneve)

E vura kete si shpjegim pse perjetojne me shume femrat... fakt tjeter Gostima e Elbasanit dje
 
Top