Orgazma dihet se zgjat pak sekonda

Brilliant

Forumium maestatis
por secili prej nesh të paktën njëherë në jetë ka bërë pyetjen: Sa kohë zgjat dashuria midis dy partnerëve? Njerëzit janë të aftë të dashurojnë më tepër se një herë në jetë. Atëherë do të thotë që dashuria mund të ketë edhe fund.

Ka të ngjarë që të zgjasi përjetësisht ndonëse ende nuk kemi mjaft prova për këtë. Mund të zgjasi edhe 2-3 vite pas martese, ndoshta edhe 15 vjet por prapëseprapë asgjë nuk është e sigurt. Thonë se me kalimin e kohës dashuria kthehet në dhembshuri ose miqësi midis partnerëve. Mbase do të ishte më bukur që partnerët të kishin qenë miq para se të zbehej dashuria. Pra sipas mendimit tim modest kur një çift arrin të krijoj edhe miqësi me partnerin ka shumë gjasa që dashuria të jetë e gjatë. Nuk ka rregulla dhe as teorema bindëse në dashuri prandaj gjithçka që themi janë veç hipoteza.

Ka diçka që e shkurton dashurinë. Mania dhe nepsi për të provuar gjëra të reja. Për të provuar diçka të re.., njerëzit tradhëtojnë partnerët ndër shekuj. Tradhëtia herë të shkakton ndarje nga partneri ose në rast tjetër sjell dëshirën për të braktisur partneren/in. Në këtë rast tradhëtia e shkurton dashurinë, biles e mbyt krejt! Në rastin e dytë kur pas tradhëtisë ndodh Çudia e madhe, pra rikthimi tek partneri/ja akoma më i dashuruar se më parë. Shkurt muhabeti sapo kemi zbuluar se edhe ai/ajo tjetra nuk ka asgjë më shumë nga bashkëshorti/ja jonë . Njëfarësoj kjo mund ta zgjasi dashurinë. Orgazma e tradhëtisë zgjati pak dhe mbase e imagjinonim më bukur. Kurse dashuria me partnerin është matematikisht më e gjatë se ato sekondat tradhëtare....

Nuk ka receta për zgjatjen e dashurisë dhe kur biem në dashuri na duket se do zgjas përgjithmonë. Me kalimin e kohës e kuptojmë se përveç dashurisë partneri ynë ka nevoje sidomos për dhembshuri, respekt, dhe një fjalë të mirë. Kohëzgjatja e dashurisë varet nga shumë faktor, dhe për të qenë e gjatë ose e përjetshme, ajo kërkon përkushtim dhe sakrifica. Duhet ta meritojmë dashurinë, dhe jo ta presim të vij nga qielli.

Atëherë sa kohë zgjat? Secili prej nesh i ka të gjitha mundësitë të dashuroj përgjithmonë, varet nëse ka dëshirë
 
Hektor12

Locus omnem
Sdi cte them ka me teper kuptim te ish tema ke temat ne fund ku di une psikologjikisht ka efekt lirimi por mbetet reralizimi i aspekteve te nevojave ... gjithmone mendoj une per kete
 
rikima

Forumium maestatis
Psikologjia e shpjegon dashurine si nje impuls e senseve tona e cila na shtyn drejt nje personi te caktuar.Une mendoj se eshte universale besoj shume tek dashuria pasi ka histori te verteta njerezish qe ia kane dale mbane jo vetem por jane dashur gjate tere kohes deri ne fund te jetes.Ka njerez qe kane pritur deri ne fund dashurine e tyre te ndare nga lufta apo rrethana te tjera.Besoj se cdo njeri do te plaket me dike prane asnje sdo te jete vetem.Dashuria fal cdo gje nese eshte e vertete,e forte.Sinqeriteti,besimi kundrejt vetes dhe personit qe do jane baza per nje dashuri qe do te zgjasi.
 
Balahk

ne teori gjithcka eshte e mundur.por praktika eshte e veshtire
 
rikima

Forumium maestatis
ne teori gjithcka eshte e mundur.por praktika eshte e veshtire
Ke te drejte praktika nga teoria ndryshojne shume por praktika eshte me e lehte vjen natyrshem.Pastaj varet dhe nga njerezit jo qe te gjithe arrijne te gjejne ate gjysmen e vertet qe te ploteson disa genjehen dhe te tjere kenaqen me ate pak qe kane.
 
ndodh qe e gjen gjysmen.por per arsye te ndryshme mund te mos e kesh,dhe te kenaqesh me ate qe te ofrohet.jeta eshte teper e cuditshme
 
Last edited:

rikima

Forumium maestatis
Je
ndodh qe e gjen gjysmen.por per arsye te ndryshme mund te mos e kesh,dhe te kenaqesh me ate qe te ofrohet.jeta eshte teper e cudishme
Ehe ke te drejte jeta eshte shume e cuditshme por sdo doja kurre te kenaqesha me pak perkundrazi do deshiroja te merrja me te miren prej saj.Shume kane frike vetmine prandaj e kane me te lehte te kenaqen me ate qe kane.
 
Top