Karakteristika kryesore e dashuris “xhelozia” eshte ekzistenca e nje deshire antike te pamundur: realizimi i pushtetit total dhe ekskluziv, fizik dhe moral, i partnerit, per t’u dashur pa kushte. Duke qene i fiksuar pas kesaj marredhenieje primitive, personi xheloz vuan faktin se i mungon aftesia per te dashur dike, dhe ne kete menyre nuk ka besim ne aftesite e tij/te saj per t’i rezistuar agresivitetit dhe per te toleruar fajin. E gjithe besnikeria dhe perkushtimi i partnerit/partneres jane gjithmone te pamjaftueshme krahasuar me nevojen. Personin xheloz /xheloze kurre nuk do ta duan aq sa do te deshironte, zhgenjimi do te jete gjithmone i pranishem. Sa me shume zhgenjehesh, aq me shume rritet indiferenca dhe ftohtesia ne raportin ne cift. Besnik ose jo, xhelozia perkufizohet nga konflikti i paqendrueshem midis nevojes dhe realitetit.