rusia dhe ukraina

pûci politik i ndihmuar nga Europa dhe amerika,detyruan federaten ruse te reagoje aq shpejt te reagoje ne kerkesen per ndihme ushtarake nga presidenti ukrainas dhe arritje ps ejo ne nje lufte te mundehsme te ftohte mes bllokut lindje perendim si dikur.ne kete nxehtesi politike Europa dhe amerika jane te paret qe provokuan ukrainen,pe rrevuluciion pro europian,dhe ne anen tjeter ato provokuan nervin e nje federate ruse e cila po perballet me provokime te shpeshta nervi nga politikan qe arriten ta gjunjezojn nje puisance nukleare sic ishte irani dje.irani eshte sot problemi kryesor per rusine sepse deri dje ky vend ishte cdo dite prej vitesh i mbrojtur nga federata ruse ,dhe me renje dakord mes paleve perendeimore deh iranit ato kujtuan se dhe nje her gllaberuan boten.siria mundet te harrohet po qe se neser do shperthej konflikti mes rusise deh ukraines,nato do mundohet te nderhyje ushtarakisht,por rreziku ne europe do jete katastrofik deri ku dhe mundet te shperthjne mundesi separatizmi e me shume ne ballkan mes shqiptarve qe enderrojn per nje shqiperi etnike,boshnjaket qe jan cdo dit ne karten e dejtonit por e rendesishmja ajo e rambujese mendoj se do jete dhe nje here e mundhsme si dikur ne fillim luften e pare botrore ku filloi pikerisht ne ballkan.....belgjika federale qe kerkon separatizem me Wallonie e flandria,spanja me catalunia deh asturia,romania me separatizmin e vjeter mes moldavise etj etj.po filloi kjo lufte e cila seriozisht po tregon se fati i europes po shkon drejt shekujve té harruar ku ajo vete ishte shkaktarja kryesore e konflikteve té pergjakura ne mbare boten.si mendoni ju rusia sot do tregoje dhe njeher forcen si ne kohen kur luftoi gjermanet naziste dhe i dha lirine gjithe europes?
 
Last edited:

Hektor12

Locus omnem
Vendimi i Presidentit Rus Vladimir Putin me miratimin formal të Parlamentit Rus për lejimin e hyrjës së trupave të saja në territorin Ukrainas për kinse siç thuhet mborjtjën e qytetarëve pro-rusë në Krime, nuk ka dyshim që paraqet akt agresor dhe shkelje të drejtpërdrejt të sovranitetit. Siç shihet, loja gjeopolitike e Moskës zyrtare nuk po arrin të këndellet drejt një rendi demokratik global. Pyetja që shtrohet është: Sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi karshi një lufte të re? Sa më shumë që rritet intensiteti i shperthimit të luftës mes dy vendeve tashmë të pëgatitura, aq më shumë rritet përgjegjësia e SHBA-së dhe NATO-s si akterë global për një ndërhyrje potenciale dhe për ndaljën e hovit rus. Kriza në Ukrainë dhe ndërhyrja e forcave ruse në territorin e saj duket se ka rikthyer marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Moskës në pikën e tyre më të ulët prej vitesh, që disa e krahasojnë në këtë acar dimri me shenja rikthimi të periudhës së luftës së ftohtë. Presidenti amerikan Barack Obama ia ka bërë me dije Rusisë që “do ta paguaj” ndonjë intervenim ushtarak në Ukrainë. Obama akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ka dënuar ndërhyrjen ushtarake duke e quajtur një shkelje të hapur të sovranitetit të Ukrainës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama ka folur për një orë e gjysmë me presidentin rus, Vladimir Putin, me ç’rast i ka kërkuar të tërheq forcat në bazën e tyre në Krime, sepse kjo ‘do t’i kushtojë’ Rusisë me një ‘izolim politik dhe ekonomik’. Por sa është kategorike kjo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është që kanë shumë mundësi për t’ua imponuar një gjë të tillë rusëve dhe Rusia në anën tejtër, hisorikisht, është treguar e vendosur drejt arritjës së qëllimeve të saja. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me kundërshtimin eksplicit që ish-presidenti amerikan W. Bush i kishte bërë Rusisë që të mos ndërhyj ushtarakisht në Gjeorgji (2008), por që kjo gjë ndodhi duke ia shkëputur kështu Osetinë Jugore. Obama e di shumë mirë që kërcënimet jo gjithmonë janë të suksesshme në parandalimin e përdorimit të dhunës nga ana e liderëve politik, pasi që ato nuk kishin ndikuar as në vendimin e presidentit të Sirisë, i cili kishte përdorur armët kimike, veprim me të cilin kishte kaluar vijën e kuqe. Rusia është një shtet shumë më i fortë se Siria, andaj është shumë e vështirë që të ushtrohet presion në te, pasi që është e fuqishme edhe në aspektin ushtarak edhe në atë ekonomik, sa u përket burimeve. Në një pikë jo edhe aq të favorshme janë edhe vendet anëtare të NATO-s ku çdo kërcënim i saj drejt Rusisë nuk do ta turbullonte mendjen e autoriteteve ruse në arritjen e qëllimëve të saja. Kjo, meqë si një shtet, i cili është burim kryesor i naftës dhe gazit për shumë vende eurpiane, ajo mban në dorë një letër të fortë më të cilën mund ta mposhtë cilindo aleat të Amerikës në Europë. Për më shumë, SHBA-ja ka nëvojë për mbështetjën e Rusisë tani kur është në mesin e bisedimeve për ndalimin e luftës civile në Siri dhe ndalimin e përdorimit të programit nuklear nga Irani. ‘Çka mund të bëjmë?’, është pyetja që shtrojnë shumë zyrtarë të lartë amerikanë. Të njejtën pyetje e shtrojnë edhe zyrtarë të lartë europianë, dhe ka të ngjarë që NATO-ja t’i përqëndroj trupat e saja në kufi me Poloninë dhe Ukrainën, jo për t’i shpëtuar Ukrainasit por për ta shpëtuar aleancën e tyre. Edhe Këshilli i Sigurimit do të jetë pothuajse i paralizuar dhe pa dhëmbë për çfarëdo masash apo rezolute, meqë Rusia, duke qenë një nga pesë vendet anëtare të përhershme me të drejt vetoje do të bllokojë çdo iniciativë që do të shkonte kundër interesave të saj. Me një fjalë, koha është në anën e rusëve ndërsa ukrainasit mbetën në mëshirën e fatit për ndihmë nga dy fuqitë e mëdha në rast lufte të hapur.
 
Hektor12

Locus omnem
Moskë, 4 mars - Tregjet e aksioneve në mbarë botën ranë të hënën ndërsa investitorët janë të shqetësuar rerth mundësisë të marrjes nën kontroll nga ushtria ruse, të gadishullit të Krimesë në Ukrainë.
Shitja e aksioneve filloi në Azi dhe shpejt u përhap në bursat evropiane dhe atë amerikane duke shënuar një rënie me gati një përqind.
Në Moskë, tregu i aksioneve ra më shumë se 11 përqind, duke fshirë gati 60 miliardë dollarë nga vlerat e kompanive ruse.
Vlera e monedhës ruse, rubla, ra në nivelin më të ulët përkundrejt dollarit duke bërë që banka qëndrore ruse të rriste normën e interesit me 1 presje 5 përqind.
Trazirat politike botërore shpesh dërgojnë një mesazh në tregjet e aksioneve duke bërë që ato të bien. Por nuk është e njohur sesa gjatë do të vazhdojnë shqetësimet lidhur me dislokimin e trupave ruse të presidentit Putin në Krime.
 
scadarsko

Locus omnem
35miliard eur po pregatiten ketu ne bruksel,per ndihme ekonomike ndaj ukraines per dy vitet e ardheshme.imagjino cfar zhvillimi direkt do kete ukraina pas luftes se ftohte momentalisht,mes rusise dhe vendeve atlantikut verior nato!
 
Al-Punk

Still here

40 Billion rubla ishte plani i Rusise vetem per zgjedhjet e referendumit ne Krime...
Gare parash, kush shpenzon me shume ne keto caste...
 
scadarsko

Locus omnem
40 Billion rubla ishte plani i Rusise vetem per zgjedhjet e referendumit ne Krime...
Gare parash, kush shpenzon me shume ne keto caste...
nuk eshte gare parash,por e drejta e rusise per te marre borgjet qe ukraina i detyrohet rreth 3miliard euro gaz!dihet qe ne Ukraine kalon thujse 50%e gazsjellsit qe furnizohet Europa perendimore.kishim rastin e greqise ,ku kina ofroi te blinte kete shtet e te paguheshin detyrimet ndaj bankes europiane,por Europa nuk pranon te ulet e arriti te mbarti krizen mbar europiane ekonomike,vetem qe kina mos te kete influencim ne kontinent politikisht e ekonomikisht.
 
gurax

Pan ignoramus
Neser mbahet referendumi ne Krime.
Nuk di per te tjeret, por mua se pse me duket qe Krimea do votoje per te qene autonome/e-pavarur apo per ndonje status tjeter te sanksionuar i cili t'i lere me pas rruge te lire per t'ju atashuar Rusise. Si dhe sa kohe do te doje te realizohet ky hap i dyte kete nuk jam kam fare idene, por mendoj se ky eshte plani afatgjate i hartuar me dyer te mbyllura neper dhoma te errta.
 
me autonomine e pse jo pamvaresin e krimese ,neser federata ruse automatikisht do njohi republiken e kosoves!
 
gurax

Pan ignoramus
... jo nese Krimea do vazhdoje t'a kete emrin "Republika Autonome e Krimese" e cila sic eshte definuar qe kur Rusia e formoi si njesi autonome, *nuk* eshte nje shtet i mirefillte sic jane vete Rusia, Ukraina, Shqiperia, Kosova. Sepse me e pritshme eshte qe te vazhdoje te jete nje satelit i nje *shteti* tjeter te mirefillte: per momentin e Ukraines dhe spekullativisht me vone e Rusise.

Dhe pikerisht kjo ka shume shance te ndodhe. Qe Krimea te dale nga tere kjo ngjarje nje shtet me vete i mirefillte... per mua kjo eshte nje utopi madheshtore.
 
gjithsesi duke u bazuar,tek deklarata e angela merkel e cila si shume ishte shqetesuar ne qeshtje ku putin kishte thene te marrin shembullin e kosoves ne ballkan.e kancelarja merkel,ka pretenduar se rasti i kosoves nuk eshte i njejte me ate ne krime.kriza ne Ukraine,mendoj se do zgjidhe shume qeshtje etnike ne rajonin e europes lindore.
 
gurax

Pan ignoramus
Forcat ruse marrin marinën ukrainase në Krime

Forcat pro-ruse kanë depërtuar me dhunë në selinë e Marinës së Ukrainës në qytetin Sevastopol dhe kanë ngritur flamurin e Rusisë. Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se, disa qindra demonstrues pro-rusë u tubuan afër kësaj baze, e pastaj me forcë depërtuan në kompleks, ku hoqën flamurin e Ukrainës dhe e zëvendësuan me atë të Rusisë. Raportohet se protestuesit kanë kërkuar që marinarët ukrainas të largohen nga baza. Agjencia perëndimore e lajmeve “Associated Press” tha se, selia e marinës ishte sulmuar nga forcat e “vetëmbrojtjes” së Krimesë. Nuk ka pasur raporte për dhunë. Një zëdhënës i marinës ukrainase tha se njerëzit që depërtuan në bazë nuk ishin të armatosur. Ndërkohë, pas raporteve për depërtim të forcave në selinë e Marinës së Ukrainës, në Krime janë dërguar zyrtarë të lartë ukrainas. Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, Ihor Tenyukh, dhe zëvendëskryeministri i parë, Vitaly Yaremaa, udhëtuan për në rajon në përpjekje për të “zgjidhur situatën”.

Ndërsa qeveria e Ukrainës, po përpilon disa plane operative për tërheqjen e trupave ushtarake dhe disa civilë nga Krimea. Kjo gjë është bërë e ditur nga sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Andri Parubi, gjatë një konference për shtyp. Ai u shpreh se, janë duke hartuar disa masa në mënyrë që ushtarët dhe familjet e tyre që ndodhen në Krime, të kenë mundësi të kthehen në Ukrainën kontinentale. Nga ana e saj, Moska kërcënon se do të ndryshojë qëndrim për Iranin. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, u shpreh se Rusia mund të rishohë pozicionin e saj në negociatat e Programit bërthamor me Iranin, për shkak të tensioneve me Perëndimin, për çështjen e Krimesë.

-- Shekulli Online
 
Polarizim! Tani Rusia do tentoje te krijoje nje baze me aleate e shtete qe mund t'i perdore ne arenen nderkombetare tamam si pas WWII
 
gurax

Pan ignoramus
Monopoli asnjehere nuk eshte i mire, ne asnje fushe te jetes: as ne ekonomi, as ne politike. Heret a vone, ata qe nuk jane ne varken e monopolit do t'i ngrene vetullat me pikpyetje dhe pas ketij momenti kur pikpyetjet shnderrohen ne revolte dhe shume pak me pas, ne zemerim.
Ashtu sic te tere promovojme pluralizmin ne nje vend, si partiak ashtu edhe ekonomik, e njejta gje, identik, ndodh dhe me boten. Ne kete moment mua me duket se jemi ne fazen kur po mbaron ngritja e vetullave dhe eshte duke filluar revolta.

One only harvests what one sows.
 
joetisti_

Locus omnem
Une degjova se Krimea ka qene gjithmone ruse dhe se presidenti Gorbacov ia fali Ukraines per disa arsye. Nuk di te jap nje koment ne lidhje me zhvillimet qe po ndodhin vecse po konstatoj se s'po gjendet kurre paqe ne kete planet...
 
Hektor12

Locus omnem
Po vertet po jo u fal po eshte pjese e nje marreveshjeje nderkombtare ku jo u fal po operojne flas pjesa ushtarake nje numer i barabarte personeli ushtarak .. karakteri politik eshte qe rusia pat llogarit ukrainen si shtet qe do i beje hije federates ruse. revolucioni Portokalli ne Ukraine prishi gjeopolitiken ruse dhe influencen duke bere qe Ukraina te hedh syte nga perendimi ... dhe po ndodh kjo qe po ndodh ... Po marreveshje do gjendet politika e gjen gjuhen pas njefare kohe, ishalla nuk zgjat shume dhe kalon ne konflikt ...
 
scadarsko

Locus omnem
Po vertet po jo u fal Europete pjese e nje marreveshjeje nderkombtare ku jo u fal po operojne flas pjesa ushtarake nje numer i barabarte personeli ushtarak .. karakteri politik eshte qe rusia pat llogarit ukrainen si shtet qe do i beje hije federates ruse. revolucioni Portokalli ne Ukraine prishi gjeopolitiken ruse dhe influencen duke bere qe Ukraina te hedh syte nga perendimi ... dhe po ndodh kjo qe po ndodh ... Po marreveshje do gjendet politika e gjen gjuhen pas njefare kohe, ishalla nuk zgjat shume dhe kalon ne konflikt ...
Konflikti filloi dhe teper stategjik...... Rusia po perballet me nje Europe, teper te lodhur economikisht dhe nje Amérique teper fallco. Embargo à que Europa vendosi ndaj Russie, sikur ishte vendim i gabuar sepse dhe vêt Europa, po ndien krizen e inport exportait ne fruta. Dimri po vjen dhe surpriza pritet nga ana Russe, me mundesi ndalim dhenje gaz per européen. Alternatif t vetme do kete rihapja e minierave qymyrguri, ku efekti séré do provokohet ne ndotje atmosferike ne Europe. Rusia do dali e fituar ngA ky ngerc ukrainas.
 
Top