TIRANË-Një person i pajetë është gjetur në një automjet, sot paradite tek kodrat e Liqenit, në Tiranë.
Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje dhe po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes. Kanë qenë banorë të zones të cilët kanë sinjalizuar forcat e policisë mbi një automjet brenda të cilit ndodhej një person i pajetë. Viktima më pas u identifikua si shtetasi Lutfi Peti 55 vjeç, i cili ushtron një aktivitet privat pranë Liqenit Artificial.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po hetohet mbi disa pista.
Trupi u dërgua në morgun e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ku po i bëhet autopsia. Ekspertiza mjeko-ligjore që po kryhet do të japë përgjigje mbi dyshimin e policisë se kemi të bëjmë me një vrasje.
Burimi: Lajm-Shqip