Rikthim me fitore, Partizani triumfon ne Kruje (Video)

Ultras Guerrils

Primus registratum
BTB4TbTIUAAgjSK.jpg:large
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e 75-të kombëtar të futbollit, ndërsa ka marre nje fitore te rendesishme jashte fushe me shifrat 0-2 ne Kruje. Nuk kane munguar ne stadium ultrasit e kuq qe me ne fund shijojne nje ndeshje Superlige dhe per me shume nje fitore dhe kreun e renditjes.

Te kuqte e kane nisur aventuren e Superliges aty ku e lane kater vite me pare, pikerisht ndaj Kastriotit, por kesaj here kane dale fitimtare falë golave të Hyshmerit dhe Demirit edhe pse gjykimi ka lene perseri per te deshiruar.

Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka bere nje loje te mire ne ndeshjen hapese te sezonit. Të kuqtë, të mbështetur fuqishëm nga tifozeria e tyre, kanë rrezikuar që në minutën e parë të takimit, por Mazrekaj gjuan jashtë kuadratit. Vendasit mundohen të kundërpërgjigjen me Turdiun, por goditja e tij ndalet nga portieri dhe ka vetëm goditje nga këndi. Krutanët e kanë të vështirë të dalin në sulm në minutat e para të takimit, ndërsa Partizani arrin të kontrollojë lojën në mesfushë dhe të dalë i sigurt përpara.

Avantazhi nuk ka vonuar dhe ka qene Hyshmeri qe ka shenuar golin e pare te sezonit te ri te Superliges ne minuten e 25-te. Pas nje kundersulmi te bukur ne krahun e majte, ai merr nje asist perfekt nga Mazrekaj dhe e ka te lehte te shtyje topin ne rrjeten e boshatisur nga nje meter distance. Partizani ka pasur edhe raste te tjera shenimi, por kjo pjese eshte mbyllur me rezultatin 0-1.

Ne fillim te pjeses se dyte ka qene Demiri qe ka dyfishuar avantazhin me nje gol ne minuten e 51-te. Ai merr nje pasim ne zone nga Besnik Krasniqi dhe leshon nje "predhe" nga 13 metra duke mos i lene asnje shans portierit vendas. Dukej se fitorja do te ishte shume me e lehte nga sa pritej, por ndeshja eshte komplikuar disi ne minuten e 75-të kur Maliqi i Partizanit ka marrë dy të verdha dhe i ka lënë të tijtë në inferioritet numerik.

Sidoqoftë, loja e formacionit të Hasan Likës ka qenë mjaft efikase, bindëse në prapavijë dhe vrasëse në kundërsulm. Për pasojë, të kuqtë dalin me tri pikët e para nga kjo transfertë e vështirë, duke u hakmarrë në njëfarë mënyre për goditjen e fundit që ia dha Kastrioti para disa vitesh për në kategoritë inferiore, në ndeshjen e “play-out”-it të zhvilluar në në “Niko Dovana”.

Mentor Mazrekaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në kete ndeshje. Mesfushori ka qenë një nga më të lëvizshmit, deri në momentin që është zëvendësuar nga trajneri Lika dhe ka qene dhe autori i asistit ne golin e avantazhit. Gjithashtu në formë të mirë ishin edhe Demiri e Hyshmeri, që realizuan golat e fitores.

Tani Partizani renditet ne vend te pare ne Superlige, fale golavarazhit, por me tre pike jane edhe Flamurtari e Teuta ndersa do te luhen edhe tre ndeshje te tjera te kesaj jave me vone. Nje arritje e rendesishme kjo e sotmja pasi fytyra e skuadres ka ndryshuar teresisht dhe akoma nuk eshte finalizuar organika e skuadres qe vazhdon te jete ne nje fare menyre nje kantier ndertimi ne pune e siper.

Partizani ne krye te Superliges eshte nje pamje shume ndryshe per syte e tifozeve dhe nje kontrast mjaft i madh me situaten e klubit vetem dy vite me pare.

Djemte e Likes tani kane nje tjeter transferte te veshtire ne javen e dyte pasi do te udhetojne drejt Lacit.

KASTRIOTI - PARTIZANI 0-2

GOLAT: Hyshmeri 26′, Demiri 52′
KASTRIOTI: Lika, Caca, Xhafa, Sheta, Abraham, Ferraj (Doku 49′), Turdiu, Karapici (Da Silva 65′), Muçollari, Daja, Pema (Abazaj 46′). Trajner: R.Ndreu
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, G.Krasniqi, Udo, B.Krasniqi, Demiri, Maliqi, Hyshmeri, Musta (Lala 80′), Mazrekaj (Oladede 67′), Malo (Mitraj 60′). Trajner: H.Lika
KARTONË TË VERDHË: Daja 32′, Xhafa 55′ / Udo 52′
KARTON TË KUQ: Maliqi 75′ (2v)
DELEGAT: Uvil Zajmi (Tiranë);
VËZHGUES: Plarent Kotheraj
GJYQTARET: E.Jorgji (Elbasan), R.Avdo, E.Doda (Tiranë)

 
Top