Cfare eshte dashuria?

Hektor12

Locus omnem
Dua të të dashuroj.
Ta zbuloj edhe të fshehtën e fundit të zemrës.
Por e ndal veten.
Hezitoj.
Sepse dashuria të prangos.
Dashuria ka pushtet përtej asaj që mendon se mund ta durosh.
Dhe kjo më tremb.
 

Hektor12

Locus omnem
Diçka tërë kohën po më ikë nga duart.
Një diçka që nuk po di ta emëroj.
Por e ndiej!
E di se kjo diçka është nyja e të gjithë zbrazëtisë që më ka ngulfatur.
Kuptimi që mungon.
Shushurima e prezencës tënde ...
E vetmja ndjesi që kurrë nuk mund të shkulet nga shpirti im.
 

Hektor12

Locus omnem
Ti je jehona e jetës, që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.
Pasqyra e të vërtetës, ku e ardhmja zbehet para vrullit të kujtimeve.
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria, besojme qe e hasim shpesh ne jete dhe themi eshte e ndryshme, mendoj qe njehere te vetme e hasim dhe e jetojme ne nje forme , menyre, intensitet te madh .. te tjerat mund te jene pasion po jo dashuri e vertete ...
 
Top