Kristal
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.