Albanian puro Rrace?

Hektor12

Locus omnem
Trualli historik i ilirëve

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”. Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj. Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire. Gjithcka eshte e sakte
 

Hektor12

Locus omnem
hahahah jo na i kerkoi dikush me siper per origjinen e rraces , meqe e kam hobi historine shkruajta, pastaj per chit chat ka tema te tjera nuk ka problem ... mbase ndihmojme dike qe ka nevoje per shkolle .. nejse ti mund te thuash cte duash ... po une kam qejf ta them se nuk jemi as sllave as greke as ariane sic pretendojne ca ..
 

scadarsko

Locus omnem
hahahah jo na i kerkoi dikush me siper per origjinen e rraces , meqe e kam hobi historine shkruajta, pastaj per chit chat ka tema te tjera nuk ka problem ... mbase ndihmojme dike qe ka nevoje per shkolle .. nejse ti mund te thuash cte duash ... po une kam qejf ta them se nuk jemi as sllave as greke as ariane sic pretendojne ca ..
Ti dahlia mos i nderhyj shokut bankes, se ta po del jasht prej klase..... ti tjetri fillo ou e le ?hahahahaa.
 

Hektor12

Locus omnem
Ti dahlia mos i nderhyj shokut bankes, se ta po del jasht prej klase..... ti tjetri fillo ou e le ?hahahahaa.
nese ke mangesi ne histori deri tashi ke mbrit ke pirro. per skenderbeun te hapa nje teme me vete ... meso se duhet ta kalosh provimin per vjeshte eee :p
 

scadarsko

Locus omnem
Hektor12défi dikundst: 964621 said:
nese ke mangeKTO argumente.....ne histdes haeri tashi ke mbrit ke pirro. per skenderbeun te hapa nje teme me vete ... meso se duhet ta kalosh provimin per vjeshte eee :p
Jo une medoj se deri dikund jam ne historie, por jo si ti me gjith kto argumente.... tjetra desha te dija prej teje meqe je ne repvblika hrvatska a kan qene ilire dhe ato sebashku me arbanast?
 

Hektor12

Locus omnem
Jo une medoj se deri dikund jam ne historie, por jo si ti me gjith kto argumente.... tjetra desha te dija prej teje meqe je ne repvblika hrvatska a kan qene ilire dhe ato sebashku me arbanast?
sme le te vazhdoj me topografine dhe fiset ose principatat ilire tashi dua kohe une si thua ti te te jap gjera pa baze ... nuk i kam bere une ato po kam nje tip grade ne histori dhe tema ime e preferuar ajo + gjeopolitika jo se jam master po jap ndonje leksion ketej eee
 

Hektor12

Locus omnem
Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj.. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore.
 

dr love

Locus omnem
Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë. Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike. Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATËT, etj.)
 

dr love

Locus omnem
Dhe si përfundim: ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV DUHET TË KRENOHEMI SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare. Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Koha punon për ne shqiptarët…
 

scadarsko

Locus omnem
Dhe si përfundim: ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV DUHET TË KRENOHEMI SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare. Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Koha punon për ne shqiptarët…
Sa eshte ora ?
 
Top