Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar brenda një pallati të ri, ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje fillimisht është dëgjuar një zhurmë e madhe për shkak të këputjes së ashensorit, ndërkohë që pas kontrollit brenda tij janë gjetur 2 fëmijë të mitur 4 vjeç, binjake, njëri nga të cilit është transportuar i pajetë për në spitalin rajonal ndërsa fëmija tjetër është në gjendje të rëndë për jetën me plagë të shumta në trup.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.
/ Top Channel