Sërish pensione minoritarëve?!

Qeveria greke po përgatitet të shqyrtojë rivendosjen e pensioneve të rreth 31000 minoritarëve nga Shqipëria dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Lajmin e bën publik gazeta “Kathimerini” e cila nënvizon se kjo lëvizje e Athinës zyrtare që mbështetet nga vetë kryeministri Samaras, por edhe nga liderët e dy partive të koalicionit qeveritar, kryesocialistit Evangjelos Venizellos dhe kreut të së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis, realizohet pasi janë vënë re pasojat sociale që ka shkaktuar ndërprerja e tyre prej 1 marsit të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu nga vetë ministri i Punës dhe i Sigurimeve Sociale gjatë një interviste në stacionin televiziv SKAI. Disa muaj më parë, me synim kursimin e rreth 166 milionë eurove deri në vitin 2015 nga fondi i pensioneve të Institutit Agrar OGA, një projektligj i ri u kërkonte minoritarëve mbi 65 vjeç nga këto vende që të plotësonin tre kritere bazë për të marrë pensionin: të banonin në mënyrë të përhershme në Greqi, të kishin mbi 20 vjet qëndrim dhe të mos merrnin pension nga një shtet tjetër.

Në këtë mënyrë u ndërprenë plotësisht pensionet e 14500 minoritarëve nga Shqipëria dhe të mbi 60% të atyre që vinin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe u përfituan 130 milionë euro brenda këtij viti, fakt që krijoi një mundësi të re ekonomike për rivendosjen e tyre. Në ligjin e ri që po përgatit qeveria greke pritet të ndryshojë kriteri i qëndrimit në Greqi nga 20 në 10 vjet, si dhe të kompensohet pensioni që marrin nga shteti prej të cilit vijnë. Për shembull, për minoritarët në Shqipëri pensioni që shkon nga 70 deri në 120 euro, do të plotësohet deri në shumën prej 345 eurosh me pensonin në Greqi.

Sipas “Kathimerini”, në gjirin e minoritet grek në Shqipëri ka pasur një masë pakënaqësie për ndërprerjen e pensioneve të minoritarëve të moshuar, pasi ato konsideroheshin një e ardhur tepër jetike jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre në të dy shtetet. Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se kur do të çohet ky amendament në parlamentin grek për miratim.

/ Top Channel

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=258558&ref=fp
 
scadarsko

Locus omnem
Shum mire keshtu sa ddo pak ndihmohen keto pensioniste ne shqiperi,sepse eshte skandaloze te imagjinojme se cfar mer pension nje i moshuar ne sshqiperi.....50 EUR ne muaj ou as du han i grire nuk ju d'El ta paguaj jo me ilacet.
 
Aquarius

Valoris scriptorum

Po re po.
Edhe shqiptari qe nderron shtetesine e kthehet ne grek eshte mire sipas teje.
Kjo quhet tradheti. Shqiptari qe e quan veten grek.
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
po minoritetet kane pas gjithmone pblm me shtetesine; i pare me sy te keq kendej; e i keqtrajtuar andej; s'ka pune tradhetie ketu!
 
scadarsko

Locus omnem
Kjo eshte problèmes personal,i sejcilit qe ka apo préférence ne lidhje me nderrim kombeesie......asgje e keqe nuk eshte se fndi d'y shtetesi i behen,sepse nje shtetas shqiptar mndet ta leje kombesine me arsye duke provu garantie te plote,e ska ketu vend akuza tradhetar!situata politique e shqiperise ka pergjegjesi per kete fenomen,ja prsh:sportistet shqiptar,artiste e gjithe truri shqiptar ka rrjedhur nga shqiperia per arsye te para ajo ekonomike e sociale,e défi tek une e ti qe kemi emigru prej vitesh....PSE si pas teje dhe une dilkam tradhtar se kam natyralizim ne vendin ou jetoj e punoj?apo thujse 1milion shqiptar qe i gjen ne CDO kend te globit.....
 
Hey monsieur tu parle francais?
 
Aquarius

Valoris scriptorum
Jo nuk perkthej asgja n google......jetoj tash 15 vjet belgjik.
Qe ne moshen 20 vjecare.
Shume paskeni. Pashe ne shume komente qe ke bere se ke theksin te ndryshuar.
Mos e lejo theksin francez te te pushtoje teresisht.
Sa per temen e ketij artikulli eshte per shqiptarer qe e quajne veten greke. Nuk ka lidhje me ju qe jeni ne shtete te tjera
 
scadarsko

Locus omnem
Jo zotri,nuk lejohet e as nuk pranohet nje gje e tille.......menyra e shkrimit e perditshme me zanore e shtesa komplikojn asgje me sshume,dhe shpejtesia sepse jam mesu te shkuaj shpejt!ne lidhje me temen e di se cfar flitet pour keto pensioniste ndoshta PSE jo origines grecque, sepse shqiperia nuk banohet me 100%shqiptare,ska vend ne bote te exsistoj me 100% te njejtit komb dhe ishull te jeté.
 
nuk kuptova asgje
 
Top