Te jesh apo te mos jesh....

Hipocrati

Hipocrati
Lexova nje shprehje te cuditshme te Ajnshtain, nje dileme kaq e madhe ..... a vlen te jesh vetevteja !?

A person starts to live when he can live outside himself.
 
dr love

Locus omnem
Une mendoj se duhet te jesh vetevetja..ne cdo situate.
Sepse nuk mund te mendosh ndryshe dhe te veprosh ndryshe.
Ka edhe situata qe na bejne te dalim nga vetja..nervozizmi ndonjehere..ose ndonje ndjenje tjeter ku ti nuk arrin te kontrrollohesh.

Por te qenurit vetvetja eshte e rendesishme sepse kemi veten ne dore..dime te flasim ..dime te sillemi..dhe pak rendesi ka kujt i pelqej..kujt jo..rendesi ka te ndihem mire me veten time.
 
dr love

Locus omnem
Per sa i perket Ajnshtajnit..mendoj se e ka thene duke pasur parasysh..veten e tij..gjithmone te dhene mbas punes dhe teorive duke harruar kenaqesite e jetes.Mbase per te do kishte qene mire te dilte nga vetja here pas here.Ne fakt..ketu duke rene ne kundershtim pak me mendimet me lart..te gjithe kemi nevoje per ndonje dalje nga vetja here pas here per te provuar ndjesi te reja..

Ja nje vertetim i tille ky i imi.
I njejti person qe jep njekohesisht dy mendime qe kundershtohen disi..por prap duke menduar si vetvetja fola.
 
Ajnashtajni nuk ka qene i privuar nga kenaqesite e jetes, perkundrazi e ka shijar jeten ne te gjitha dimensionet dhe sasite!
Nuk mund te jem dakort me ty!
 
dr love

Locus omnem
Admirues i tij?

Ne qoftese te dhenat me teorine nuk perputhen atehere ndrysho te dhenat...Ne fakt jam e informuar pak per kte personazh.
 
dr love

Locus omnem
Nqs nje mashkull qendron dy ore me nje vajze te bukur i duket nje minut.
Nqs qendron nje minut ne nje pllake te ndezur i duken dy ore ..kjo eshte teoria e relativitetit?apo e kam gabim?
 
joetisti_

Locus omnem
Te jesh. Une jam.
Cne qe mbahet si pyetja e shekullit? Pse s'eshte zevendesuar me "te dashurosh apo te mos dashurosh??
 
dr love

Locus omnem
Edhe ate e zgjedh vete.Valle kerkuam te vijme ne jete?..kjo eshte pyetje.
Po slkur te donim te mos lindnim ne kte kohe..ne kte qytet..ne kte bote?..na pyeti njeri..apo jemi rezultat i egoizmit te jetes per tu riperterire?Kjo eshte dilema te jem apo mos te jem.
 
joetisti_

Locus omnem
Bukur. Por kush do te ishte i afte te jepte pergjigje? A nuk do te veprojme po njesoj edhe ne me te tjere qe do te bejne te njejten pyetje?
Si mund t'i marresh leje atij/asaj qe sjell ne jete?? Dhe si do te ta jape pergjigjen? Vertet dileme e madhe...
 
dr love

Locus omnem
Prandaj eshte e veshtire jeta se ska pergjigjie per cdo gje..te gjithe ne jemi pre e saj dhe e ligjeve te saj..por eshte bukur..te krijosh jete.Edhe pse do ankohen me vone.faji eshte i botes ku jetojme.
 
joetisti_

Locus omnem
Me gjithe pikepyetjet tona, gjithsesi, jeta eshte e persosur. Ajo ta jep doren te ringrihesh kur bie.
Por qe s'ka pergjigje per gjithcka edhe eshte e bukur...
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Me gjithe pikepyetjet tona, gjithsesi, jeta eshte e persosur. Ajo ta jep doren te ringrihesh kur bie.
Por qe s'ka pergjigje per gjithcka edhe eshte e bukur...

Jeta te jep doren te ringrihesh kur bie? Sjam dakort! Varet nga njerezit dhe menyra se si jetojne jeten e vet! Ka nga ata qe jeta i ve perfund! ka nga ata qe ja dalin mbane...por jeta nuk te jep dore...
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Te dal tek tema: a vlen te jesh vetvetja?

Them se ja vlen te jesh vetvetja...ndoshta jo gjithmone...por mendoj se edhe kur mundohemi te mos jemi vetvetja...te sillemi ndryshe...prape vetvetja eshte me e forte dhe merr persiper prape!
 
joetisti_

Locus omnem
Jeta te jep doren te ringrihesh kur bie? Sjam dakort! Varet nga njerezit dhe menyra se si jetojne jeten e vet! Ka nga ata qe jeta i ve perfund! ka nga ata qe ja dalin mbane...por jeta nuk te jep dore...
Mbse kemi mosperputhje me ate se cfare eshte jeta. Une e kam me kuptimin qe, perderisa nje "dore" te jepet, kjo ndodh kur je gjalle, do te thote se jeta ta dha ndihmen. Ndryshe po te mos ishe gjalle, sikur te gjithe te te ofronin "doren" s'do te kishe si ta merrje.
 
Top