A jeni te friksuar nga vdekja ??

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
ok ti e ke fjalen moralisht, une e kisha fjalen fizikisht.... vertete qe sot programohen vdekjet, psh njerezit qe jane ne koma prej vitesh, kur i heqin tubin pyesin te afermit- kur mendoni se mund ti nderpresim jeten Mund te na jepni nje date?? Dhe njerezit e aferm mendohen: - A ka ndonje ditelindje apo ndonje dasem rreth e rrotull... qe ta bejme para se ti heqim tubin atij tjetrit qe s eshte me ne kete bote me qellim qe mos ti prishin qejfin atyre qe jane gjalle e ne jete aktive.....ti me thua mua njeriu sfidon vdekjen.... nese je Gladiator po, por nese je pa mburoje o joetisti_ aha s ka njeri qe e sfidon vdekjen...
 
joetisti_

Locus omnem
Po ka raste qe luftojme per te jetuar, raste te tjera per te mbijetuar, raste kur luftojme per dashurine, me rrezik jete. Nje rast i paster qe me vjen ne mendje eshte atehere kur shqiparet shkuan ne itali me mjete rrethanore, si disa varka te sajuara dhe keshtu e pane vdekjen ne sy, e sfiduan(luftuan me te). Disa i mundi vdekja e disa munden vdekjen, por e sfiduan.

Une s'isha Gladiator, por gjeneral i I i Romes :) Kushtet me detyruan te behesha Gladiator dhe e sfidoja vdekjen perdite. Nga casti ne cast mund ta "haja" dhe ne fund... :)
 
joetisti_

Locus omnem
Komike nuk e di une di vetem njeren qe quhet Vdekja e nenes :'( Dhe nuk eshte asapk komike :(
E gjeta por po kerkoja edhe nje tjeter edhe e gjeta. Ju pershendes juve vajzave te albforumit me strofen e fundit te poezise se Kadarese: Parkun qe mbuluan fletet.

Dhe s'kish se si te ndodhte ndryshe
te ndodhte ndryshe s'kish se si
u desh te zhdukeshin perbindeshat
qe ne kete bote te vije ti...
 
abs

nuk e di...
... them se, ato qe thojne; 'se kam frike' NUK e njohin takimin me te!
ose duan te thone; jetoj i vetdijshem qe nje dite do vdes!

pervehte i gezohem jetes,nen moton: kur te jeme duke kaluar neper tunelin e fundit , ti them vehtes YES jetova jeten time and goodbye all :hidhu:
pra te largohem pa trishtim, ose me sakte te jetoj me vetdijen qe vdekja eshte bashkudhetarja e jetes, deri sa nje dite merr perparsi...:bang:
 
Jeta ekonomistja

Primus registratum
Vdekja, me ben te mendoj per ndryshimin,per nje dimension tjeter te jetes, te panjohur akoma per mua.. Cfaredo qe un te hetoj rreth vdekjes e di mire se kjo do te mbetet thjesht nje hap i vogel drejt se vertetes. E vetmja gje qe mund te them me siguri eshte ajo cfare ndjej dhe kuptoj rreth saj.. e cuditshme por une ndjej frik te perzier me shprese.. Kam frike ndaj te panjohures, te perballem me te, nuk dua te vdes pa dhene dicka te vlefshme nga vetja ime. Kam frik nga vdekja pasi e di mire se te vdesesh do te thote te ndahesh nga gjithcka dhe te perqafosh nje bote te panjohur. Kam frik,pasi e di se do te jem e vetme perball saj.. E di se per here te pare do te perballem me te gjitha veprimet e mia.. pasi une besoj se vdekja do te thote takim me Zotin.. Do te perballem me ceshtjen,qe ndoshta jam munduar te shmang..me faktin nese kam shfrytezuar ashtu sic duhet mundesite qe me jane dhene ne kete jete.. por gjithashtu kam shprese qe Zoti me meshiren e Tij do ti pranoj veprimet e mia dhe do me shperblej.. kam shprese se do te jetoj nje jete me te mire nga ajo qe lashe..dhe kam shprese se do te njihem me lumturine e drejtesine e vertete.. Per mua kjo eshte vdekja: nje rruge me dy krye,qe permban si shperblimin ashtu edhe denimin.. dhe kjo varet nga jeta qe ne kemi zgjedhur te bejme.. Gjithcka qe mund te them eshte se vdekja eshte thjesht pjesa tjeter e jetes qe sot bejme..ajo eshte vazhdim i jetes sone, vecse ne kete pjese nuk kemi me role per te luajtur,ne thjesht jemi pasiv..pasi e drejta per te vepruar mbaron aty.. aty aktive mbetet drejtesia e vertete,drejtesia e Zotit.
 
mirdita

Papirus rex

Pajtohem me mendimin tende. :)
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Dhjes, i mbush brekët nga frika e gjërave të parealizuara. Përballë vdekjes edhe mund të qendroj stoik (për aq sa mund të vlejë) por ideja e vdekjes, e zhdukjes nga prania e të dashurve më tremb jashtë mase.

Shpresoj që deri atëherë të jem më i lehtësuar nga përgjegjësitë. Duke qenë i përmbushur më ndihmon ta mendoj sa më pak vdekjen.
 
Hipocrati

Hipocrati
Vdekja, eshte fatura qe ne e marrim ne dore porsa lindim!
Eshte nje udhetim i pashmangshem, eshte pothuaj si shtatzanija : nje embrion i mbarsur do te linde , ky eshte destinacioni !
Disa e krhasojne jeten dhe vdekjen me rrjedhen e nje lumi, uje rrjedh gjithmone ne lume , por nuk eshte kurre i njejti uje, bota ka e do te jete plot me njerez, gjithmone do te vijne te tjere!
Une jam kurioz , sikur te zgjohesha pas 300 vjetesh!
 
Hipocrati

Hipocrati
Aman cjane kto tema per vdekje qe hapni?
mua me dridhet lekura kur flas per vdekjen.

vdekja eshte nje fature e parapaguar (qe ne lindje) dhe absolutisht e sigurte!
Le te flasim e perpiqemi per gjerta e qe nuk i kemi te sigurta dhe qe NE i duam si psh, JETA, DASHURIA, MIQESIA ,PARATE etj
 
pumes

Forumium praecox
Kur ne do arrijmë të përqafojmë vdekjen thjesht
si një tjetër aspekt i ciklit të jetës
do e vlerësojmë dhe do i japin vlerë çdo moment të jetës tonë
duke e ditur se ato momente kurrë nuk do të të përsëriten më
Dhe çdo njëra prej këtyre momenteve do jenë burimet e vazdimësisë së jetës sonë

Vdekja është mësuesi më i madh i jetës
Vetëm ata që janë të paditur dhe ata që kanë frikë të jetojnë , e ngurohen, dhe e kanë frikë vdekjen
Te Maturit pranojnë vdekjen si mikun e tyre më të ngushtë dhe mësuesin e tyre më të cmuar
Që të jemi aktiv dhe njerëz te kompletuar duhet ta bëjmë vdekjen shokun dhe mikun tonë të përjetshëm

(keto jane disa vargje dhe mendime jo te mija por disa mesime te nje letrari mesuesi babai shume i cmuar per mua te cilin vazhdoj ta lexoj . nuk do ju them kush eshte jo per te mos vjedhur idete ,ideja nuk vidhet thjesht krijohet dhe perpunohet por per te perpjekur kushdoqofte ai ose ajo qe deshiron te mesoje nga ky mesues i madh do kerkoje dhe do e gjeje sepse gjeja me e bukur ne jeten e mesimit nuk dhurohet thjesht por fitohet dhe atehere mesohet dhe dashurohet.)
 
cent

Forumium praecox
Me pak fjale mund te them qe skam frik nga vdekja pasi te gjitheve do i vij nje dit,dhe sado frik te kesh prap si shmangesh dot. :)
 
Top