Re: Domosdoshmëria e së Keqes.
Gysi, duhet te ndryshosh ose ndryshojme nje menyre jo te rregullt te trajtimit te ketyre problemeve kur i etiketojme dhe quajme te gabuara ose jo, nisur nga fakti qe nuk perputhen me mendimet e mia, ose me njohurite, ose me konsideratat, serish te miat. Aq me teper nuk mund te quhet nje mendim i gabuar duke u nisur nga pozitat fetare, te pakten per dy arsye madhore: E para feja eshte nje krijim i njeriut dhe e dyta: feja eshte nje e keqe ne vetvete. Pra, percaktimi si i gabuar eshte i pasakte.
Ndersa, persa i perket se keqes, pikerisht kjo eshte me e keqe, krijimi i njeriut si nje qenie jo e persosur dhe venia perballe, provokimi i tij. Beh, ta zeme se eshte krijim i zotit, kjo do te thote se jemi para tij, njesoj, psh. siç jane guret e shahut per mua, kur luaj bej si dua, defrehem, i sakrifikoj, i hedh, i rrezoj ose trimfoj, sepse jane qenie pa...shpirt...po ne? jemi te tille ne? Njeriu arsyeton dhe arsyeja e tij ka qene duke u rritur gradualisht, ne hapat e pare ishte shume e turbullt dhe pikerisht kjo periudhe i kushtoi shtrenjt sepse iluzionet, mbushnin realitetin ne mungese te shpjegimit te tij, jo si mungese e tij dhe e keqja me e madhe ishte monoteizmi. Pra shkurt, feja eshte e tille, e keqe dhe duhet pranuar si e keqe e domosdoshme, por jo domosdoshmeri.
Tek Kurani percaktimi i sekeqes nuk eshte kaq e palekundur sikurse thuhet sepse gjeme disa kundershti brenda tij per kete gje.
E para, (kjo bie ne kundershtim edhe me ate qe thua ti) pra ne Kuran thuhet se: "GJITHçKA SA NJERIU E KA TE MIRE, VJEN NGA zoti..." pra nuk eshte plotesisht siç thua ti qe e beri me te mira e te keqia sebashku. Dhe po ne Kuran te keqen ia vesh njeriut, sipas ketij interpretimi njeriu nuk eshte veç sinonim i sekeqes, sepse eshte njeri dhe se dozat e semires te futura nga zoti nuk kane qene ne perpjestim te drejte me qenien - njeri.
T'i shmnagesh se keqes thuhet ne Kuran eshte me mire se te besh mire, duke pranuar edhe pasojat(kjo do te thote se mund te pesosh edhe duke iu shmangur se keqes, atehere pyetja eshte logjike, ç'kuptohet me pesim? nese eshte pesim nuk eshte si pasoje edhe e keqe per ate qe peson?).
Serish ne Kuran thuhet: ata qe kane bere keq, per çdo te keqe te bere, te keqe do te gjejne...?! A nuk futemi keshtu ne nje bote teper teper njerezore qe tregon prejardhjen po njerezore te Kuranit? Jane si betimet e bera nga njerez te ndryshem dhe jo si shkrim i shenjte, e per me teper:... te keqen me te keqe... te ben te mendosh shume ky koncept i cili lidhet ne linje direkte me shprehej "dhemb per dhemb", ne kete menyre, zoti vete dikton te keqen, pra dalim ne kunderhtim me ate qe thuhet ne fillim dhe qe i perket kuranit se; zoti i dha njeriut vetem te miren, dhe se te keqen e krijoi njeriu vete!"
Muhameti ka thene: Si pasoje e mekatit, ne zemren e njeriut lindin shqetesime" e vertete, po kaq e vertete sa nuk ka asgje hyjnore ne kuptimin e zotit si zot, hyjnore ne kuptimin e se vertetes po, por jo te dogmes, te nje te vertete te diktuar nga qielli.
- Kush ben nje veper te mire, do te shperblehet me dyfishin e saj dhe kush ben nje veper te keqe do te shperblehet me ekuivalencen e saj, - thuhet serish ne Kuran, a nuk te duket se ka nje padrejtesi ne kete mes dhe se e keqja favorizohet, po sikur te perbysen raportet a nuk do te jete me mire. Eh, do te thuash, por keshtu njerzit nxiten te bejne mire sepse do marrin dyfish! Dyfish, ndoshta, por jo ne toke, ne qiell dhe e keqja ndodh ne toke, ne jeten reale, ate ku ti dhe une e te tjeret si ne, ndjejme edhe pickimin me te vogel. Per vete midis qiellit dhe tokes do te preferoja te mos kisha te keqia ketu, sepse qielli eshte i pafund dhe te tilla i ka te gjitha pasojat.
Serish ne Kuran thuhet se njeriu qe ben te keqe, i duken veprimet e tij te mira, perkundrazi te bukura sepse eshte Djalli qe i ka joshur dhe tunduar duke i larguar nga vija e drejte... atehere, ç'faj ka njeriu i shkrete ne kete mes, kur serish eshte kryengjelli i zotit qe e mashtron dhe zoti mbyll njerin sy e njerin vesh?
Kontradikta tjeter vihet re tek fjlaet e Muhametit te cilat kujtojne deri diku ato te Krishtit: "Ruaj lidhjet me ate qe eshte kunder teje, jepi atij qe te reuzon; fale ate qe ka bere nje padrejtesi kunder teje!" bie ne kundershtim me faktin qe kush ben keq, keq gjen...