Po, verejtje shume e drejte, me siguri desha qe te shikoja nese do te diskutoja me te tjere apo me veten.
Ne na edukojne prinderit (perjashtuar rasteve te vecanta), dhe jemi krijesa te zakoneve, pra mesohemi te bejme dicka ne nje menyre te caktuar dhe nese na thuhet se e kemi gabim, e kemi te veshtire ta pranojme, ose edhe nese e pranojme per ca kohe i rikthehemi perseri te njejtes gje. Por edukate marrim edhe empirikisht ne saje te nderveprimeve me komunitetin. Per te marre nje shembull me konkret, ne udhetojme perdite me autobuz, dhe shumica e fatorinove nuk japin fature (bilete) per sherbimin e shitur, gje qe eshte e ndaluar, por pavaresisht kesaj, shumica e shqiptareve nuk thone gje, por shohin punen e tyre teksa kujtojne lodhjet e dites, qe ne njefare menyre jane edhe burimi i te berit klientele e autobuzave, sepse nga puna fitohet paraja. Ky eshte nje zakon i marre keq, dhe ka per me teper individe te caktuar qe e nxisin kete gje, ose nese ndokush i kerkon fatorinos te drejten e tij, ai i hakerrehet kundra, sikur te ishte ai (klienti) fajtori.
Gjithashtu mund te marrim njerezit qe tjeter thone e tjeter bejne. Thone psh. duhani demton shendetin por prap e tymosin, thone qe miqte duhen mbeshtetur por i tradhetojne, thone qe jam musliman a te krishtere por nuk dine se cfare ka ne themel feja e tyre, thone se facebook eshte humbje kohe por te gjithe te rinjte i ke aty, qofte edhe nje here ne dite. Ka me mijera shembuj te ketille. Nuk dine se c'bejne, ose nuk perputhen ne veten e tyre. Pse i bejne te gjitha keto? Vetem sepse grupi i ben. Po te bente grupi te kunderten, me siguri ate do benin edhe ata. Te zhytur ne konsumerizem dhe shfrytezim i njeriut nga njeriu, sidomos me fushatat marketuese qe bejne cdo neuron te trurit te punoje per llogari te biznesit te ideve ose biznesit te produkteve. Rasti i kompanive celulare qe dhurojne minuta pafund, qe ndonjehere shkojne edhe ne kosto 0. Te gjithe shkojne blejne minuta, kinse kjo eshte me lire dhe do kene me teper mundesi per te komunikuar me te njohurit. Por ndodh qe minutat jane teper, sidomos per individet e thjeshte qe perdorin numrin per biseda personale, saqe kalojne kohen e lire te personave me te cilet eshte bere nder mend te flasesh. Keshtu per t'i "shpenzuar" kompanive me shume, fillohet dhe i telefonohet kujt numri i vjen nder mend, dhe shkaktojne edhe thyerje te rregullit nder te tjera, duke shqetesuar njerez. Ndersa une them keto, menaxheri i nje operatori telefonik eshte duke menduar nje strategji tjeter per t'ia kaluar konkurrenteve, dhe t'i marre copen e "tortes". Sepse ky moral ekziston.
Jemi perpara gjithe ketyre fakteve dhe e dime se duhen ndaluar, nuk vene me, jane shkaterruese. Jemi dhe perpara nje zgjedhjeje, te rrime keshtu sic jemi, ti tolerojme keto gjera, VARJA ketyre, dhe te dalim ndesh me vetedijen tone se eshte mire te bejme cdo perpjekje te mundshme, sado e vogel qofte per t'i fshire, apo te ngreme zerin dhe te ndjekim nje here te vetme ate qe mendja dhe ndergjegjia na thone dhe jo cfare bejne te tjeret?
Kjo eshte pyetja qe shtroj une per ju, pra, ndjeni se duhet te flasim apo ndjeni se duhet te heshtim? Cili eshte qendrimi juaj per kete?
Gjithashtu nje teme per "institucionin e kafese " e keni pak me lart ne komente. Ju uroj meditime te kthjelleta......deshire dhe vullnet per t'u pergjigjur dhe per ta shperndare edhe me gjere kete 'konsiderate'.