Kerkoj ndihme nga te gjithe ata qe e dine mire kompjuterin!Kam 3 dite qe me dergon mesazh ne hotmail nje njeri me emrin anthony dhe me jep nje link ku te fitoj para dhe pastaj me thojne na jep numrin e llogarise bankare qe te hedhim parate.Une nuk kuptova asgje se ca po bente ai por une nuk kam llogari bankare dhe i thash atij ''me ler te qete'' kurse ai me thote mua ja dicka te bukur per ty:
Ke fituar 20 euro dhe nese i do keto euro,na jep numrin e llogarise bankare qe ti hedhim.
Une nuk di ca te bej.Puna eshte se kam edhe mesazhe te rendesishme aty ne ate email dhe i kam ne italisht dhe anglisht dhe nuk di ca te bej.
Si do ishte me e mira?
Ta denocoj ne polici per vjedhje dhe mashtrim piratik apo jo?
Gjithashtu e kam kercenuar se do ta denocoj ne polici por ai me thote mua,sapo ke fituar edhe 50 euro te tjera.
I dergova prape mesazh para 10 minuta dhe prej pergjigje...
Ju lutem,me jepni nje ide si ta mbroj hotmailin tim nga ky mashtrim per euro.