Fotot me rroba plazhi të Zonjës së Parë franceze

Megg

Carpe Diem
cifti-presidencialfrancez.jpg
Një gjykatë franceze në Paris dënoi me dy mijë euro gjobë revistën javore, VSD për publikimin e fotove me rroba plazhi të Zonjës së Parë franceze, Valerie Trierweiler.

Fotot u publikuan pak javë më parë dhe ishin marrë fshehurazi nga paparacët gjatë pushimeve të çiftit presidencial në rezidencën shtetërore të tyre.

Zonja Trierweiler në padinë e saj kundër revistës kishte kërkuar dëmshpërblim prej 30 mijë eurosh.

Për gjykatësin e çështjes Zonja e Parë e vendit nuk mund të injoronte rrezikun e paparacëve në një zonë plazhi, pavarësisht se ajo ishte rezidencë shtetërore dhe e mbyllur për publikun.

Në fotot e publikuara duket Zonja e Parë, Valerie me bikini me ngjyrë të zezë dhe partneri i saj (çifti është i pamartuar), presidenti Francois Hollande me rroba banjoje ngjyrë blu.
 

AOD

Primus registratum
Me duket se gjoba eshte per aresye te berjes se publikut te shikoje kete foto te tmerrshme (keshtu eshte kur mesohesh me Carla Brunin)
 
Top