Shtohet Fuqia Naziste ne SHBA,GREQI dhe SERBI

Sipas nje studimi i bere nga BE,nxorri ne perfundim se numri i nazisteve po shtohet dite per dite.Vendet ku numri i nazisteve eshte me i larte jane:
1-SHBA-deri tani jane verifikuar 12.459.300 persona qe jane naziste.
2-Serbi-Para 3 vitesh u formua nje organizata naziste serbe me emrin ''Serbia e Madhe'' dhe deri tani numri i kesaj organizate ka vajtur ne 9.344.218 persona.Kjo organizate eshte me ideologji naziste dhe objektivat e kesaj organizate jane formimi i Serbise se madhe dhe shfarrosjen e kosovareve,boshnjakeve,kroate,myslimaneve dhe njerzit me ngjyre.RACA ARIANE.
3-Greqia-Partia Agimi i Arte e cila eshte nje parti neo-naziste ne pushtet dhe synimet e tyre jane me shume se nacjonaliste.


E pashe ne nje artikull ne gjuhen frenge dhe e lexova te gjithen por ishte me i gjate dhe u perpoqa ta perktheja ne gjuhen shqipe pasi google translate nuk e perktheu sakte dhe keshtu u detyrova ta perkthej vete.Artikulli qe gjeta eshte me i gjate se fragmenti qe shkruajta me lart.

images
http://www.americannaziparty.com/index.php




images



images


http://en.wikipedia.org/wiki/Golden_Dawn_(Greece)
 

Al-Punk

Still here
Edhe ne Europe ka rritje te se djathtes, por nuk do te thote gje. Per mua eshte luhatja e fundit para vdekjes e ideologjive nacionaliste
 

gurax

Pan ignoramus
Edhe ne Europe ka rritje te se djathtes, por nuk do te thote gje. Per mua eshte luhatja e fundit para vdekjes e ideologjive nacionaliste

Nuk e mendoj keshtu. Ka shume faktore qe ndikojne per te kunderten, ku kryesoret jane rritja eksponenciale e popullates boterore....

550px-Population_curve.svg.png


Ne 2100 parashikohet qe popullata te jete 10.2 miliard.
Nje gje e tille ne menyre te pashmangshme do te sjelle ne perhere e me teper zona te mbipopulluara dhe si rrjedhim shtese tensionesh sociale, perhere e me teper konflikte interesash midis grupeve te ndryshme shoqerore. Elementet me rendesishem ne identitetin e nje grupimi shoqeror, historikisht kane qene perkatesia etnike (bashkefshatare, bashkeqytetare, bashkekombas, gjuhefoles te perbashket, etj) dhe feja (kjo nuk mendoj se ka nevoje per ilustrim me shembuj). Ne momentin qe preken interesat e nje grupi cfaredoqofte, individet qe e perbejne grupimin ne studim do te perdorin elementet me te thjeshte per t'e permbushur kerkesen apo interesin perkates, aplikim direkt i asaj qe njihet si justifikim i llojit "any reason will do" (cdo arsyetim eshte i vlefshem).
Parashikimet jane qe rreth 2050 ne bote do te kete shume (e perseritur edhe nje here: shume!) instabilitet social ne bote, me shtysa kryesore: riorganizim i prioriteteve industriale (burime alternate energjitije, vlere maramendese monetare e burimeve te naftes te cilen disa eksperte e parashikojne te kete te njejten vlere qe ka mase ekuivalente ari; procese industriale jo-me-bashkekohore, ne analogji me teknologjine e motorreve me avull pas zbulimit te motorrit me djegie te brendshme, etj); ndotje masive e rezervave planetare te ujit, ulje drastike e nevojes per fuqi punetore si rrjedhoje e hapave gjigande te robotikes e cila do te beje te panevojshem prezencen njerezore ne impiantet e prodhimit te konsumablave.

Gjithashtu rrobotika e avancuar do te hape nje klase te tere problemesh direkt sociale dhe qe do te merren me moralin. Tekstualisht flitet per maredheniet njeri-makine. Diku rreth 2050-2070 do te jete e mundur prodhimi i androidve humanoide, rrobote qe ne pamjen e jashtme nuk do te mund te diferencohen nga njerezit. Kush e kujton filmin "Njeriu dyqindvjecar" (Bicentenial Man)? Atje trajtohet vetem nje copez e kesaj problematike, vetem e drejta e nje androidi per te merituar te quhet "njerezor", por maredhenia njeri-makine do te jete e nje kompleksiteti maramendes: android i adaptuar si femije per ciftet qe nuk mund te kene pasardhes, android kamarjer (normat e etikes kundrejt nje andoidi? Duhet apo jo thene me fal/te lutem/faleminderit/me vjen keq. Kur shajme nje android, quhet apo jo ofendim, etj etj); partner seksual android, i zgjedhur me koshience nga nje human, apo thjesht nje prostitute android (mashkull apo femer qofte). Mund t'ju duket per te qeshur dhe groteske, por u deshen disa qinddra vjet qe njerezit te pranojne faktin qe edhe sklleverit jane dhe duhen trajtuar si njerez. Mendojeni pak me me qetesi kete aspekt.

Ne nje atmosfere te tille... besomeni qe do kete shume konfikte interesash, dhe grupet perkatese do te kerkojne menjehere nje arsye per te justifikuar dhe luftuar/mbrojtur interesat perkatese. Pak me lart, u permenden te dy justifikimet qe pergjate historise se njerezimit kane permbushur rreth 80% te tera nevojave per nje arsye qe t,i kundervihen nje grupimi tjeter social. (emertimet precize te ketyre grupimeve ne kete kontekst nuk kane fare rendesi).

Grim, grim future.
 

Al-Punk

Still here
Nuk e mendoj keshtu. Ka shume faktore qe ndikojne per te kunderten, ku kryesoret jane rritja eksponenciale e popullates boterore....

Ne 2100 parashikohet qe popullata te jete 10.2 miliard.
Nje gje e tille ne menyre te pashmangshme do te sjelle ne perhere e me teper zona te mbipopulluara dhe si rrjedhim shtese tensionesh sociale, perhere e me teper konflikte interesash midis grupeve te ndryshme shoqerore. Elementet me rendesishem ne identitetin e nje grupimi shoqeror, historikisht kane qene perkatesia etnike (bashkefshatare, bashkeqytetare, bashkekombas, gjuhefoles te perbashket, etj) dhe feja (kjo nuk mendoj se ka nevoje per ilustrim me shembuj). Ne momentin qe preken interesat e nje grupi cfaredoqofte, individet qe e perbejne grupimin ne studim do te perdorin elementet me te thjeshte per t'e permbushur kerkesen apo interesin perkates, aplikim direkt i asaj qe njihet si justifikim i llojit "any reason will do" (cdo arsyetim eshte i vlefshem).
Nuk e di sa mund te jete e vertete kjo. Fakti qe do kete me shume popullsi dhe qytete me te medha do te ndihmoje ne uljen e identifikimeve te forta. Ne metropolet e medha, identitet shuhen me shpejt se ne zonat rurale. Krijimi i monopoloeve dhe migrtimi i vazhdueshem nga zona te izoluara ne zona me popullore, do sjellin me shume kontakte sociale dhe me shume hegjemoni.
Gjithashtu rrobotika e avancuar do te hape nje klase te tere problemesh direkt sociale dhe qe do te merren me moralin. Tekstualisht flitet per maredheniet njeri-makine. Diku rreth 2050-2070 do te jete e mundur prodhimi i androidve humanoide, rrobote qe ne pamjen e jashtme nuk do te mund te diferencohen nga njerezit. Kush e kujton filmin "Njeriu dyqindvjecar" (Bicentenial Man)? Atje trajtohet vetem nje copez e kesaj problematike, vetem e drejta e nje androidi per te merituar te quhet "njerezor", por maredhenia njeri-makine do te jete e nje kompleksiteti maramendes: android i adaptuar si femije per ciftet qe nuk mund te kene pasardhes, android kamarjer (normat e etikes kundrejt nje andoidi? Duhet apo jo thene me fal/te lutem/faleminderit/me vjen keq. Kur shajme nje android, quhet apo jo ofendim, etj etj); partner seksual android, i zgjedhur me koshience nga nje human, apo thjesht nje prostitute android (mashkull apo femer qofte). Mund t'ju duket per te qeshur dhe groteske, por u deshen disa qinddra vjet qe njerezit te pranojne faktin qe edhe sklleverit jane dhe duhen trajtuar si njerez. Mendojeni pak me me qetesi kete aspekt.

Ne nje atmosfere te tille... besomeni qe do kete shume konfikte interesash, dhe grupet perkatese do te kerkojne menjehere nje arsye per te justifikuar dhe luftuar/mbrojtur interesat perkatese. Pak me lart, u permenden te dy justifikimet qe pergjate historise se njerezimit kane permbushur rreth 80% te tera nevojave per nje arsye qe t,i kundervihen nje grupimi tjeter social. (emertimet precize te ketyre grupimeve ne kete kontekst nuk kane fare rendesi).

Grim, grim future.

Ne vitin 1999 lexoja nje liber mbi gjuhen e Programimit Pascal. Libri ishte i shkruar para 20 vjetesh dhe niste: Supozojme se jetoni ne vitin 2000 dhe keni nje Robot qe quhet Robi qe ben punet e shtepise ....

Parashikimi yne per zhvillimet teknologjike eshte pak i ekzagjeruar dhe shume entuziast ...

Nderkohe, historia eshte mesuesja me e mire per shume gjera. Nacionalizmi nuk ekzistonte para shekullit te 18 dhe e vertetoi qe nuk eshte nje sistem i besueshem. Sado ta perkrahe nje shtrese injorante e shoqerise, ... nese shoqeria do kete nje progres ne zhvillim atehere nuk do kete me shpresa per te.

Ndersa nese shoqeria nuk do kete perparim ne edukimin, atehere... kaosi eshte i paevitueshem dhe nuk eshte e thene te jete nga nacionalizmi...
 

gurax

Pan ignoramus
http://en.wikipedia.org/wiki/Neo-Nazism

Nese ndiqen referencat qe sugjerohen ne permbajtjen e informacionit, trendi eshte ne rritje jo vetem ne shtetet e permendura ne shkrimin fillestar, por ne te tere boten. Une shpresoj vertet qe midis versioneve te paraqitur nga ne te dy, i verteti te dale versioni qe ke sjelle ti dhe jo une. Por kjo do te ngelet vetem per t'u pare.


Parashikimet tona teknologjike nuk jane dhe aq te ekzagjeruara. Ne fund te fundit flitet per parashikime te cilat ngelen brenda te njejtes magnitude ne shkalle kohore po ashtu si dhe koezgjatja e nje jete njerezore.

Dhe nese nacionalizmi nuk ekzistonte perpara shekullit te 18, eshte ne vetvete nje shenje qe flitet per nje fenomen relativisht moderrn, qe nuk ka pas ekzistuar me perpara. Perkrahet nga shtresa injorante e shoqerise, por nderkohe mos harrojme qe pjesa derrmuese e popullates boterore, ka qene perhere dhe vazhdon te jete, injorante. (check worldstats to verify). Gjasat per te ndryshuar kjo situate jane inekzistente. Ndersa rritja groteske dhe eksplozive e popullates ne te ardhmen, nuk do te jete ne formen e nje vershimi njerezish te shkolluar dhe inteligjente. Do te jete me teper turma njerezish, jeta e te cileve nuk ka shume komforte se cfare t'ju ofroje. Kthimi i syve dhe shpresave per shpetim nga ndonje 'drite vezulluese' me ngjyra nacionaliste do te jete vetem nje nga shume problemet qe do te pllakosin nje njerezim shume te trazuar dhe ne panik.
 
Top