Tragjike : Shoku i vë flakën Gjergj Ndrecës

Al-Punk

Still here
Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin, digjet me benzinë

Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë.

Sapo eshte zgjuar ne mengjes, teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t'i vere flaken vetes.

Anetaret e tjere te greves se urise jane perpjekur ta ndalin ate, se bashku me disa uniforma blu te cilet jane ne ruajtje te kesaj greve, por nuk kane mundur dot. Ndersa te gjithe mundoheshin ta pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.

Flaket kane perfshire trupin e tij, per pak sekonda, ndersa me pas jane shuar me batanije nga ish-te burgosurit e tjere politike. Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t'u derguar ne Qendren Spitalore Universitare 'Nene Tereza', ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Mandi, sic e pe dhe vete ne video, nuk eshte Gjergj Ndreca qe i vendos flaken vetes, por ai me xhakete ngjyre gri. Kjo eshte nje TURP i madh per gjithe shtetin shqiptar.
 

[GS]

Forumium maestatis
Cilesoje me sakt se per cfare eshte TURP! Turp nuk eshte nese cakmakun e ndezi vet apo shoku .... turpi qendron ne faktin pse duhet te ndodhin keto gjera,sa parasysh e mer shteti greven e urise? etj etj
 

Hipocrati

Hipocrati
Vjen ambulanca dhe e marrin ne nje batanije si kafshe... Degradim i plote i shendetesise
hhmmm ...degradimi eshte ne cdo qelize te ketij shteti eshte ne politike, parlament, gjykata, arsim, polici, administrate ... do te jete edhe ne mjekesi
 
Top