A jeni dakort te digjet flamuri amerikan edhe ne Tirane per protesta anti-islam ?

joetisti_

Locus omnem
Hej Milet! Qysh kur ka nevoj Zoti/Allh-u/Perëndia që ne ta mbrojmë apo të hakmerremi në emër të tij/saj? Qysh kur urrejtja është vija udhëheqëse e Perëndisë?

Për ç'bëjnë njerëzit do përgjigjen para Zotit!
Pa keqdashje dua te te them se "Perendia" eshte gjinia mashkullore :) Por ne nje liber qe kam lexuar thuhet pak a shume: "Te gjithe e imagjinojne Zotin si nje plak me mjeker te bardhe e asnjehere si nje plake me floke te bardhe apo si nje vajze te bukur" :)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Pa keqdashje dua te te them se "Perendia" eshte gjinia mashkullore :) Por ne nje liber qe kam lexuar thuhet pak a shume: "Te gjithe e imagjinojne Zotin si nje plak me mjeker te bardhe e asnjehere si nje plake me floke te bardhe apo si nje vajze te bukur" :)

Ndoshta duhet të ndryshojë mënyra se si e shohim Perëndinë ...

Kush do vriste e do digjte nëse Perëndinë do e imagjinonim si një plakë me flokë të bardhë? Si një nënë?

Si vajzë e re do i vihej flaka botës nga pasionet e xhelozitë:D
 

joetisti_

Locus omnem
(barsalete) U mblodh kuvendi i burrave te mencur shqiptare dhe ngaqe kishin mbetur troke dikush hodhi nje ide qe te benin gjoja sikur pushtonin Ameriken duke menduar se Amerika ngaqe ishte me e forte do t'i pushtonte dhe keshtu do t'i mbante me buke. Por ngrihet dikush edhe thote: "po sikur ta pushtojme vertet, mbahet gjithe ajo Amerike me buke?!! :)
U anulua si ide. Dikush jep idene tjeter se, nje vakt po te rrinte kina pa ngrene e te na e jepte ne, do te kishim nje vit per te ngrene. Hidhet prape ai skeptiku i pare edhe thote: "po kinezet hane edhe gjarprinj, sikur ate vakt ta kene te tille, ne nje vit gjarprinj do te hame"?!! :)
Tani disa mendojne se, po te djegim flamurin amerikan, Amerika do te na hedhe nje bombe atomike. Ne e marrim dhe e shesim. Keshtu dalim nga kriza :p
 

Megg

Carpe Diem
(barsalete) U mblodh kuvendi i burrave te mencur shqiptare dhe ngaqe kishin mbetur troke dikush hodhi nje ide qe te benin gjoja sikur pushtonin Ameriken duke menduar se Amerika ngaqe ishte me e forte do t'i pushtonte dhe keshtu do t'i mbante me buke. Por ngrihet dikush edhe thote: "po sikur ta pushtojme vertet, mbahet gjithe ajo Amerike me buke?!! :)
U anulua si ide. Dikush jep idene tjeter se, nje vakt po te rrinte kina pa ngrene e te na e jepte ne, do te kishim nje vit per te ngrene. Hidhet prape ai skeptiku i pare edhe thote: "po kinezet hane edhe gjarprinj, sikur ate vakt ta kene te tille, ne nje vit gjarprinj do te hame"?!! :)
Tani disa mendojne se, po te djegim flamurin amerikan, Amerika do te na hedhe nje bombe atomike. Ne e marrim dhe e shesim. Keshtu dalim nga kriza :p
hahahahahahahhahahahahhahahah
Like :D
 

Goca Adoleshente

Primus registratum
Nuk e di,nuk jam dakort per arsye se secili i shtet ka pikepamjen e tij fetare ne kete rast si Amerika ashtu dhe Shqiperia.Ndaj mendoj qe nuk duhet te tregohemi kaq te prapambetur dhe te kapemi me gjera krejtesisht te vogla. ;)
 

gurax

Pan ignoramus
Kjo pyetje ne fakt mua me ben pak per te qeshur. Now... Ideja eshte te digjet flamuri amerikan per protesta anti-islam. Ok, lexojeni dhe nje here. Digjet flamuri amerikan per ne shenje proteste anti-islam. E thene ndryshe, nese digjet nje flamur amerikan, tregohet nje proteste anti islamike. Ose e thene perseri e njejta gje ndryshe dhe me qarte akoma: nese djegim nje flamur amerikan, tregojme qe jemi kunder fese islame.
Right? Right? :p

WTF is your problem, people? Keto "krimet e mendimit", "krimet ideologjike", jane sajesa me e poshter, me e ndyre dhe me urryer qe mund te kene shpikur ndonje here te tere ata qe duan drejtesi me diktat. Jane komplet ekuivalente keto krime me mendim:
1. Me shave partine.
2. Me shave ideologjine.
3. Me shave profetin.
4. Me shave fene.

Asnjera fare, asnjera nuk eshte aq e rendesishme sa turma njerezish te dalin dhe te djegin, te kercenojne dhe te vrasin ne emer te tyre me pretendimin qe po cojne ne vend "dinjitetin e perdhosur" te partise/ideologjise/profetit/fese se ofenduar, vetem kafshet e egra ose njerezit pa tru dhe me inteligjence inferiore i bejne keto gjera. Nese pretendojne legjitimitet ne keto veprime, atehere do te pranojne legjitimitet edhe per t'u trajtuar si kafshe dhe njerez me inteligjence inferiore.

E meqe ra fjala... nje barcalete. Nje rabin dhe nje prift takuan komshiun e tyre te ri, nje hoxhe. Rabini i shkeli syrin priftit dhe e pyeti hoxhen nese kishte deshire te shkonte me ta buze liqenit per te bere honoraret kundrejt Zotit. Hoxha u tregua shume i gatshem dhe te tre u drejtuan nga liqeni. Atje, menjehere rabini hoqi kepucet, recitoi nje lutje dhe eci mbi uje per disa metra. Hoxha i habitur pyeti priftin: "Si e ben ai kete gje?" Prifti ju pergjigj: "Eshte zoti i cili i pergigjet lutjes se rabinit". Pas ketyre fjaleve, prifti hoqi dhe ai kepucet, recitoi nje lutje, dhe edhe ai eci mbi uje dhe ju afrua rabinit. Te dy, u kthyen nga hoxha dhe ia bene me shenje qe te afrohej dhe ai. Hoxha, i mbuluar me djerse, hoqi kepucet, recitoi dhe ai nje lutje dhe ju afrua ujit. Beri dy tre hapa dhe i deshperuar shihte se si kembet i fundoseshin poshte siperfaqes.
Rabini ia plasi te qeshures dhe nderkohe degjoi zerin e priftit qe ishte dhe ai duke qeshur: "Une do i tregoj ku jane guret, ti mesoje si te ruaje ekuilibrin".
 

hareid

Papirus rex
Shko dhe provo dhe shaj ose ofendo ndonje rabin ose cifut ne gjermani, austri, france dhe e sheh se si ndeshkohesh per antisemitizem?? A mos valle jane gjemanet, austriaket.....kafshe????
Ne ditet e sodit eshte lehte te akuzosh cdo mysliman anembane botes, sepse qellimet jane arritur. Thenjet profetike te
Samuel Phillips Huntington ne librin etij "The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order. " te shkruara ne vitet 90-ta ne menyre te cuditshme u realizuan. Sa i habitshem ishte parashikimi i tij i rangut te Nostradamusit se shekulli 21 fillon duke e luftuar islamizmin dhe terrorizmin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

gurax

Pan ignoramus
Duke mos marre parasysh humoristet, ketu eshte e thene cope dhe pa humor fare fiks ajo per te cilen ke folur.



"Stupid is who stupid does, 'maam." - Forrest Gump
 

hareid

Papirus rex
Une kam folur per pergjithesimet ku te gjithe besimtaret musliman futen ne nje these me fanatiket. Ai radikali ne ate video mundet te flasi vetem ne emer te vet dhe jo ne emer te fese islame. Personat e tille e kane vendin neper spitale psiqiatrike dhe jo neper kamerat televizive. Personat e tille thirren si shpesh neper mediat perendimore. Qellimi dihet, cdo shpjegim eshte i tepruar.....
 

gurax

Pan ignoramus
Dhe keto djegiet e flamujve ne shenje proteste per "krime mendore", jane veper e kujt... fanatikeve radikale apo "besimtareve prej verteti" (cfaredolloj nocioni te kuptohet me kete gje) ?
 

hareid

Papirus rex
Sigurisht qe flamujt digjen nga nje pakice radikale. Nese te ra ne sy, keto dite, edhe ne Greqi u dogjen flamujt gjerman. Kush i beri keto gjeste i gjithe populli grek apo nje pakice greke?????
 

gurax

Pan ignoramus
Kjo thjesht nuk i ben greket, pakicat e tyre nese deshiron, njerez te mire, dhe nuk eshte justifikm qe dhe ne te bejme te njejten gje. Dmth ne te dy rastet kemi te bejme me nje fenomen te gabuar.
Dhe meqe moda eshte te merremi me islamin, ok... sa shpesh digjet nje flamur cfaredo ne nje vend cfaredo, kur kriteri qe duam te vezhgojme eshte elementi Emri i Fese? Sa here kemi aktiviste qe pretendojne te jene muslimane ne nje djegie flamuri ne emer te fese? Sa pretendojne te jene ortodokse ne emer te fese? Sa pretendojne te jene katolike? Sa Zoroastriane? Sa budiste tibetane? E keshtu me rradhe...
Si i kane shifrat muslimanet ne kete lloj liste perkrah te tjereve? (Eshte e qarte besoj se qe te gjithe predikojne dhe mesojne paqe dhe tolerance)
 

hareid

Papirus rex
Askush nuk kerkoj qe ne duhet te djegim flamure te ndonje shteti tjeter. Cdonjeri qe ne emer te kombit apo te fese behet i dhunshem, ben veprime te uleta, nuk mund te jet shembull i mire as per kombin dhe as per fene.
 

gurax

Pan ignoramus
Askush? Ndoshta... Mua me duket sikur hapesi i temes sugjeron pikerisht kete gje.

Bera nje kerkim ne Google per foto, me kriter kerkimi "muslim protest". Cfare pashe jam i lekundur ta quaj me emrin "pakice". Ne Kashmir 15000 mitingashe ne me teper sesa 10 tubime nuk mund t'i quaj "pak".
Ne fakt me ka bere perhere pershtypje se pse keta pakica e gjejne perhere sheshin gati dhe nuk kane hasur ndonjehere ne kundershti nga shumica e "te mireve", besimtareve te vertete (???) te cileve po ju njolloset imazhi per dhjetevjecare me rradhe, nga disa drure te shtrember. Nuk levizin as gishtin qe te permiresojne vetveten. Keta 'Te keqinformuarit qe jane nje pakice e parendesishme' perhere i bejne protestat, djegiet e flamurve, thyerjet e dyqaneve, vrasjet dhe ekzekutimet e ambasadoreve dhe personave te damkosur si armiq te islamit, televizionet jane plot me thirrje per mbeshtetje, qeverrite ju shkojne mbas avazit dhe i financojne. Me shkon nganjehere mendja qe 'te miret' ose jane frikacake dhe s'jua mban te korigjojne kete imazh te njollosur nga nje subgrup i komunitetit te vete atyre; ose jane tinzare dhe hileqare dhe jane pro rreagimeve radikale por nuk duan te dalin vete hapur sepse nuk duan te quhen radikale dhe te tregohen me gisht. (Te pakten te pareve nuk ju vjen turp t'i shprehin hapur idete dhe per kete meritojne nje grimce respekt)

Nejse.
Eshte e rendesishme te vihet ne dukje qe kombi dhe feja nuk jane me rendesi dhe domethenie te ngjashme dhe ekuivalentuese me njera tjetren, nuk mund te futen ne te njejten fjali ne kete kontekst qe po trajtojme ketu. Paaftesia per te mos i ngaterruar te dyja keto gjera sjell ne ide absurde te ngjashme me ate qe ofrohen ne kete teme: Te djegim flamurin amerikan (simbolizem i nje kombi) per te protestuar ndaj ofendimit te islamit (simbolizem fetar)! Feja me kombin s'kane lidhje dhe mbahen larg njera tjetres ne cdo forme te mundshme.
 

hareid

Papirus rex
Ajo qe te shkton ty ne mendje ka te bej me mosnjohjen e mjaftueshme te parimeve islame. Feja islame ska te bej asgje me dhunen qe perdoret nga ana e fanatikeve dhe radikaleve. Duhet ditur edhe nje gje qe njerezit neper ato rajone jane armiqesuar me shtetet perendimore per arsye historike, per arsye politike dhe jo fetare. Feja vetem keqperdoret ne kete mes per te i arritur qellimet e ndryshme. Politika kolonialiste e shume shteteve perendimore per te rrjepur shume shtete afro-aziatike ka lene gjurme edhe ne ditet sodit.

Fene dhe kombin e futa ne te njejtin kotekst per te bere nje ngjajsim ndaj djegjes te flamurit gjerman ne Greqi dhe ati amerikane si psh ne Kashmirin qe e permende ti. Edhe ne Gjermani dalin ne tubime neper qytete te ndryshme dhjetra mije demostrues radikale qe deshirojne ti debojne te huajt nga Gjermania, mirepo kjo nuk do te thote se shumica e gjermaneve jane te atille.
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
hahahahahaha
ne shqiptaret jemi shume te cuditshem sepse i qellojme me veze makine se kryeministrit te maqedonise
o zot sa kam qesh kur e pashe ne lajme
 
Top