A jeni dakort te digjet flamuri amerikan edhe ne Tirane per protesta anti-islam ?

joetisti_

Locus omnem
mirdita nuk e ka ofenduar Amerika Islamin por dy apo tre persona(dhe nuk jam i sigurt nese kane dashur te ofendojne)

E mira eshte qe te sqarohen gjerat pa lufte.
Ti merre me mend qe dikush i papergjegjeshem ndoshta shqiptar te ofendonte rende Islamin, a duhej te vrisnin Islamiket cdo shqiptare qe gjenin perpara? Lufta eshte e keqe. Gjithmone gjendet nje zgjidhje. Rendesi ka qe te ruhet qetesia dhe Zoti shperblen te qetet.
 
mirdita

Papirus rex

Po,Edi ama nuk kan pasur arsyje te ofendonin islamizin,pa pasur dije aspak per Muhamedin,per kete me vjen inat.
 
joetisti_

Locus omnem
Po,Edi ama nuk kan pasur arsyje te ofendonin islamizin,pa pasur dije aspak per Muhamedin,per kete me vjen inat.
Per kete ke te drejte.
S'kane dashur ta ofendojne, thone ata, vetem te percillnin nje mesazh. Titulli ishte "Pafajesia e Muslimaneve" (nese s'gaboj)
 
Sonia007

Papirus rex
Per kete ke te drejte.
S'kane dashur ta ofendojne, thone ata, vetem te percillnin nje mesazh. Titulli ishte "Pafajesia e Muslimaneve" (nese s'gaboj)
Po por ishin futur fjale te tjera pervec atyre q kishin thene aktoret ku ofendonin islamizmin dhe muhamedin!
 
hareid

Papirus rex
Per kete ke te drejte.
S'kane dashur ta ofendojne, thone ata, vetem te percillnin nje mesazh. Titulli ishte "Pafajesia e Muslimaneve" (nese s'gaboj)

Kush thote qe s'kane dashur ta ofendojne? Producenti apo aktoret?? Sa i perket aktoreve besoj qe nuk kane dashur sepse ata jane manipuluar, nuk kane ditur qe ne ate film behej fjale per ofendimet ndaj fese islame dhe ndaj profetit, ata thuan qe atyre u eshte thene se do te luajne rol te nje film i cili duhej te quhej "Luftetari i shkretires" ku personazhi kryesor i filmi eshte quajtur George. Njera aktore dje ne Amerike beri padi ne gjykate kunder producentit te filmit, duke e akuzuar ate per mashtrim dhe manipulim.
Sa i perket producentit, i cili tani me njihet si nje fanatik kopte i kishes egjyptiane , nuk eshte aspak e vertete qe ai ska dashe te ofendoj, perkundrazi ky keto ofendime i ka bere me qellim, JO sepse ka dashur te percjell mesazh, POR sepse ka patur dhe ka URREJTJE patetike ndaj fese islame dhe profetit.
Gjithashtu duhet ditur edhe ajo qe ky person eshte akuzuar dhe gjykuar edhe me heret ne SHBA per arsye te mashtrimeve te ndryshme qe i ka bere nepermjet nofkave te ndryshme. Ne vitin 2010 ky fanatik i semure eshte denuar, per arsye te mashtrimeve te ndryshme, ndermjet tjerash edhe per mashtrime ndaj bankes, me 21 muaj burg (mbas nje vjet denimi eshte leruar) dhe pes vjet mos perdorimi te internetit. Pasi qe ky mashtrues e ka injoru vendimin e gjykates duke e perdorur internetin, edhepse ende s'ka kaluar afati pes vjecare, atehere gjykata amerikane duhet te tregoj se keto vendime nuk mund te jene si lojra femijesh, kur don i perdore, kur nuk don i len anash.
 
mirdita

Papirus rex
Per kete ke te drejte.
S'kane dashur ta ofendojne, thone ata, vetem te percillnin nje mesazh. Titulli ishte "Pafajesia e Muslimaneve" (nese s'gaboj)
Ashtu eshte,por nejse askush nuk ka te drejt te gjykoj dike,sepse nuk e njeh,shkurt dhe shqip nuk e njeh.
 
hareid

Papirus rex
Me kesilloji ofendimesh tejlakohen kufijte e shprehjes se lire. Gati ne cdo shtet demokratike te shprehurit e lire lejohet deri ne ate mase kur nuk preken te drejtat e te tjereve. Psh ne ligjin e Gjermanise ne paragrafin numer lejohet dhe garantohet me ligje te shprehurit e lire deri ne ate mase, kur nuk ofendohen te tjeret, deri ne ate mase kur nuk perhapen shpifje dhe genjeshtra. Ne rast se ndodh e kunderta, pra behen provokime dhe ofendime te qellimshme nepermjet shpifjeve dhe genjeshtrave, atehere ligji gjerman parasheh denim me burge deri ne tre vjet. Filmet dhe karikaturat qe kan dalur dhe ende jane duke dalur, nuk jane asgje tjeter, pervec se provokim i rende ne adrese te muslimaneve. Igjithe ky provokim i rende nuk ka te bej ASGJE me te drejten e te shprehurit te lire, por ka te bej me keqperdorimin e te shprehurit te lire.

Qe disa shtete te botes perendimore veprojne me standarde te dyfishta, sidomos kur jane ne pyetje myslimanet, e vertetoi sot Franca. Kur pardje dhe dje ne nje reviste franceze dolen karikatura te ndryshme dhe shume ofenduese dhe provokuese ne adrese te muslimaneve, ata qeveritaret franceze, thane ne jemi kunder perhapjes se ketyre karikaturave, mirepo nuk mund te bejme asgje per arsye se behet fjale per "te shprehurit te lire" e cila garantohet me ligje. Kurse sot, kur ne disa qytete franceze, ishin lajmeruar demostracione kunder ketyre karikaturave, ata qeveritaret franceze u deklaruan se demostracionet duhet gjithsesi te ndalohen. Shtrohet pyetja: Perse edhe ne kete raste nuk respektohet ligji dhe e drejta e te shprehurit te lire nepermjet demostracioneve? (Demostracionet ndalohen vetem neper shtetet diktatoriale ku e drejta e te shprehurit te lire nuk respeltohet fare...) Perse tani kjo dyftyresi? A nuk vlejne ligjet njejte per te gjithe qytetaret franceze, pa marre parasysh perkatesite etnike dhe fetare???
 
joetisti_

Locus omnem
Por ndoshta ata qe vene bomba ne emer gjoja te Islamit, ndaj tyre eshte drejtuar sharja. Luften nuk e bejne njerezit e thjeshte e megjithate ata si kunderpergjigje njerezit e thjeshte sulmojne.
Une besoj se kane frike se humbet lufta. Lufta aty eshte nuk shkon gjekundi :p
 
Kondrapedali

Kondrapedali
O Hareid, kur do e merrni vesht që provokimet bëhen atëherë kur kanë rezultate? Përse duhet që myslymanët të revoltohen se dikush, diku shprehu idenë, ndofta kriminale (ligjërisht) se profeti ka qenë një idiot, përdhunues femrash, etj ...? E mbi të gjitha, përse duhet të kapen me një shtet mbi një film? E dinë ata myslimanët e paditur se në SHBA "nuk" ka çensurë në kinematografi? Pra, sa të merren me edukimin e të tjerëve, myslymanët duhet të merren me edukimin e tyre. Në vend që të revoltohen se dikush i shan duhet të mësojnë rëndësinë e çështjeve. Sa idiotë ka në botë nuk ja dalin dot as myslymanët. Pra, mos të ngatërrojmë lirinë e shprehjes në këtë debat pasi nuk ja vlen. Problemi vjen nga mos-toleranca e islamikëve ndaj mendimeve, ideve apo provokimeve të të tjerëve. Siç thashë më lart, ka shumë idiotë në botë!
 
hareid

Papirus rex
Kondrapedali, se pari dhuna qe eshte treguar, kryesisht nga fanatiket dhe ekstremistet, eshte e pa justifikueshme dhe sipas fese islame as qe lejohet nje dhune e tille. Jam me se i sigurte, pasi qe kam lexuar mjaft libra per jeten e profetit (jo vetem nga autoret myslimane por edhe nga te huajt) qe sikur ai te ishte sot, me se shumti do te merrej me keto ekstremiste qe e keqperdorin dhe e keqinterpretojne fene islame duke e bere ate te dhunshme, se sa me llojin e atyre qe ofendojne nepermjet karikaturave dhe filmave. Profeti edhe ne ate kohe kur ka qene gjalle, eshte ofenduar nga shume kundershtare, mirepo ai kurre nuk u hakmor ndaj tyre, perkundrazi kur erdhi dita qe ata qendronin perpara tij, ai i fali te gjithe. Ndaj asnjerit, qe me heret e kishte share, ofenduar apo edhe me gure e kishte gjuajtur dhe pergjakosur, nuk u hakmor.

Se dyti sa i perket lirise se shprehjes, e tregova edhe me siper qe sipas ligjeve te shteteve perendimore lejohet dhe garantohet me ligj, por deri ne ate mase kur nuk cenohet e drejta e tjetrit. Ne keto raste, perjashtojme tani ate fanatikun kopt me filmin e tij amatoresk, nepermjet shtypit qe bazohet ne lirine e shprehjes, (e kam fjalen per revisten franceze) eshte tejkaluar kufiri ligjor, sepse eshte provokuar dhe ofenduar qellimisht komuniteti i gjere mysliman. Edhe aq me keq, perderisa Gjermania lejoi demostracionet, ku muslimanet ne menyre paqesore dolen ne rruge dhe protestuan ndaj ketyre ofendimeve, Franca i ndaloi ato!!!! Persa-ja mund te komentohet dhe interpretohet ne shume menyra. Mirepo fakt eshte, pa marre parasysh justifikimeve te qeverise franceze, se ne kete raste veproi me standarde te dyfishta. Shume e cuditshme!!!!!
 
hareid

Papirus rex
Por ndoshta ata qe vene bomba ne emer gjoja te Islamit, ndaj tyre eshte drejtuar sharja.

Po te ishte drejtuar sharja ndaj tyre , atehere le te merreshin me Bin-Ladenin ose me ndonje terrorist dhe ekstremist tjeter dhe jo me profetin per te i provokuar te gjithe myslimanet. Ata e dine shume mire se kujt ja drejtojne sharjet, ofendimet dhe provokimet....
 
Brigo

Primus registratum
ketu u be bajat.
pz zotin ca thoni keshtu?
kush jane ata njerez qe do ndiqnin flamurin amerikan ne shqiperi?
do jene vetem maqedonasit ose greget ose serbet
keta jane sepse na urrejne ne sepse ne kemi dicka me shume se ata.
 
Greket dhe maqedonasit e djegin flamurin amerikan sepse kane zili shqiptare :confused:?????
 
joetisti_

Locus omnem
Po te ishte drejtuar sharja ndaj tyre , atehere le te merreshin me Bin-Ladenin ose me ndonje terrorist dhe ekstremist tjeter dhe jo me profetin per te i provokuar te gjithe myslimanet. Ata e dine shume mire se kujt ja drejtojne sharjet, ofendimet dhe provokimet....
Sidoqofte vrasjet jane te teperta. Une besoj te natyra dhe e kam shume te shenjte por nuk bej asgje kunder atij qe ma shan. Perkundrazi, besoj se Zoti e merr vete hakun(nesa ka per t'u marre). Mua me ka zene frika te flas kunder besimeve fetare. Rrezik me vrasin po te them se Zoti nuk ekziston. Por une nuk e them :p
 
joetisti_

Locus omnem
Une mendoj se mund ta shprehin me proteste paqesore indinjaten e tyre muslimanet kudo qe ndodhen. E kuptojne thuajse te gjithe se e kane shume te shenjte profetin, por gjithcka rregullohet duke treguar se vertete e kane te shenjte. Pra duke shfaqur qetesi e paqe. (mendimi im) Amerikanet nuk jane vetem te fyer nga muslimanet por edhe te vrare(pra po ta lidhim me muslimanet e shqiperise nese duhet ta djegin flamurin amerikan apo jo) e megjithate na respektojne dhe na duan.
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Hej Milet! Qysh kur ka nevoj Zoti/Allh-u/Perëndia që ne ta mbrojmë apo të hakmerremi në emër të tij/saj? Qysh kur urrejtja është vija udhëheqëse e Perëndisë?

Për ç'bëjnë njerëzit do përgjigjen para Zotit!
 
hareid

Papirus rex
Sidoqofte vrasjet jane te teperta. Une besoj te natyra dhe e kam shume te shenjte por nuk bej asgje kunder atij qe ma shan. Perkundrazi, besoj se Zoti e merr vete hakun(nesa ka per t'u marre). Mua me ka zene frika te flas kunder besimeve fetare. Rrezik me vrasin po te them se Zoti nuk ekziston. Por une nuk e them :p

Sigurishte qe cdo vrasje eshte e tepert. Eshte nje citat ne Kur'an ku perafersisht thuhet. "Kush e vret nje njeri eshte sikur e ka vra gjithe boten she kush e shpeton nje njeri, eshte sikur e ka shpetuar gjithe boten". Ekstremistet jan ata te cilet per te i arritur qellimet e tyre i komentojne dhe interpretojne citatet Kur'anore sipas intereseve te tyre.

Per mendimin tim, do te ishte edhe me mire sikur myslimanet te e rruanin gjakftohtesine dhe te i kishin injoruar si filmin ashtu edhe karrikaturat idioteske pa asnje reagim. Eshte e tepert qe autoreve te ketyre shpifjeve nepermjet demostracioneve, edhe aq me keq kur ato behen te dhunshme, te u jepet aq shume rendesi.
Lloji i ketyre "besimtareve" te hidherum dhe te dhunshem qe dalin neper demostracione te dhunshme gjoja per te e mbrojtur profetin nga ofendimet, veprojne kunder thenjeve profetike dhe e demtojne edhe me shume imazhin e tij dhe te fese islame.
 
Brigo

Primus registratum
Hej Milet! Qysh kur ka nevoj Zoti/Allh-u/Perëndia që ne ta mbrojmë apo të hakmerremi në emër të tij/saj? Qysh kur urrejtja është vija udhëheqëse e Perëndisë?

Për ç'bëjnë njerëzit do përgjigjen para Zotit!
mos kalo ne ceshtje fetare
 
Top