Tech.al : Makina $10.000 Kineze që mund të komandohet me pult

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Google mund të ketë në eksperimente makinën pa shofer, por kompania Kineze BYD ka një makinë që mund të blihet sot, dhe që mund të komandohet me një pult real.

Makina e quajtur ‘BYD Su Rui’ është një makinë e thjeshtë, me një pamje jo shumë të veçantë, me 154 kuajfuqi dhe që shkon 58 km për një gallon, ose 3.8 litra. Pulti i komandimin vjen standard, që lejon parkimin në vënde shumë të ngushta, ose ‘thërret’ makinën që të vijë tek vendndodhja juaj.
Kompania BYD fitoi çmimin “Best Leading Science and Technology”, ose ‘Lideri më i Mirë për Shkencë dhe Teknologji’ tek ‘Beijing Auto Show 2012′. Edhe pse komandimi nuk është shumë i avancuar, si në filmat ‘Transformers’, ai është më shumë se çdo makinë tjetër në treg sot.
Me anë të pultit komandues, shoferi mund t’a ndezë/shuaj makinën, t’a lëvizë atë para ose mbrapsht, dhe të kthejë rrotat. Gjithashtu mund të komandohet edhe ajri i kondicionuar ose kaloriferi për të rregulluar temperaturën brenda.
Pulti komandues megjithatë funksionon vetëm kur shoferi ndodhet brenda 10 metrave të makinës, për arsye sigurie.
Su Rui është e gatshme për vetëm 10.365 dollarë për modelin bazë, 1,5 litërsh, ose 15.710 dollarë për modelin turbo. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Aquarius

Valoris scriptorum
CA BEHET KESHTU?
Ne shqiperise jemi akom ne kohen e mesjetes duke luftuar me skllavopronaret(politikanet) dhe te shkretet ne si kemi ngel.
Kurse ne SHBA dhe KINE behet nami duke zbuluar gjona te reja,pastaj kemi Angline akoma nje mbreteri mesjetare,Italine me ''cosa nostra'' dhe pastaj kemi edhe kete greqine e mutit dhe serbine e mutit qe duan te marrin territore ne uje ketej nga shqiperia dhe territore tokesore ketej nga veriu i kosoves.
Eh u kthye bota ne kohen e meparshme.
 
Al-Punk

Still here

Se ca lidhje ka kjo me makinat kineze :)
 
Al-Punk

Still here
Domethene se Kina eshte shume here me e zhvilluar se Shqiperia dhe te pakten te bejme edhe ne nje shpikje ne shqiptaret e shqiperise.
Me mire ky komenti!
Fatkeqesisht shkenca nuk eshte nje deshire qe hajt ta bejme te gjithe. Ajo do para dhe keto para vijne ose nga investimet e shtetit (si rasti SHBA[po e citoj te paren pasi ka buxhetin me te madh per R&D], Gjermani etj), ose nga industria, si ne rastin e makines me siper.
Ne Shqiperi te dyja keto aspekte jane "jo-ekzistuese" dhe eshte pak utopike te deshirojme shpikje pa pasur mundesi. Do duhen shume vite qe te perparojme ne kete drejtim. India psh e ka nisur procesin e perparimit ne shkence qe para 70 vjetesh (duke investuar ne Arsim), ndersa ne Shqiperi jemi ne drejtimin e kundert (duke shkaterruar me duart tona Arsimin, nuk po hyj ne debate pse po shkaterrohet arsimi shqiptar).
Ne kete pike ngelemi te jemi konsumues te perparimit ne shkence, e te themi mall-kinez nese nuk na bind ndonje makine si kjo me siper :)
 
Sa per arsimin ke te drejte ti.
Shqipetaret e kane ne gjak percarjen dhe kjo gje qe po bejne politikanet sot dhe premtimet qe kane bere ata per shkencen e kshu me rradhe po shkojne ne minus.
Me sa mbaj mend une,ne vitin 1991 Saliu ka thene:Shkaterroni cdo gje qe ka bere komunizmi,prisni pemet,shkaterroni uzinat se do vije ceku i bardhe nga SHBA.Qe aty ka filluar shkaterrimi i industrise shqipetare.
Per mendimin tim,ne sapo dolem nga nje diktature dhe nuk e dinim fjalen ''DEMOKRACI'' si dhe prinderit e mi dhe me qindra e mijera fshatare shqipetare te tjere nuk e dini se ca ishte fjala ''prone private'' dhe prape se prapi politikat qe kane bere politikanet tane te nderuar e kane shkaterruar arsimin dhe industrine bashke me ekonomine.Une per veten time jam ''zogist'' qe do te thote jam me ahmet zogun ose me sakte me nipin e tij LEKA ZOGU II dhe pro monarkise kushtetuese si Anglia.
Gjithsesi me fal pak se une kalova direkt ne politike dhe ne histori por me sa kam vene re kam nje pyetje per ekonomine e makinave se a eshte e vertete qe kriza globale ka ardhur edhe nga zevendesimi i punonjesve me robote?Domethene qe njerzit jane pushuar nga puna dhe jane zevendesuar me robote qe te rritej sa me shume prodhimi i makinave?
 
Top