Klajdi Hëna
Forumium praecox
Google mund të ketë në eksperimente makinën pa shofer, por kompania Kineze BYD ka një makinë që mund të blihet sot, dhe që mund të komandohet me një pult real.
Makina e quajtur ‘BYD Su Rui’ është një makinë e thjeshtë, me një pamje jo shumë të veçantë, me 154 kuajfuqi dhe që shkon 58 km për një gallon, ose 3.8 litra. Pulti i komandimin vjen standard, që lejon parkimin në vënde shumë të ngushta, ose ‘thërret’ makinën që të vijë tek vendndodhja juaj.
Kompania BYD fitoi çmimin “Best Leading Science and Technology”, ose ‘Lideri më i Mirë për Shkencë dhe Teknologji’ tek ‘Beijing Auto Show 2012′. Edhe pse komandimi nuk është shumë i avancuar, si në filmat ‘Transformers’, ai është më shumë se çdo makinë tjetër në treg sot.
Me anë të pultit komandues, shoferi mund t’a ndezë/shuaj makinën, t’a lëvizë atë para ose mbrapsht, dhe të kthejë rrotat. Gjithashtu mund të komandohet edhe ajri i kondicionuar ose kaloriferi për të rregulluar temperaturën brenda.
Pulti komandues megjithatë funksionon vetëm kur shoferi ndodhet brenda 10 metrave të makinës, për arsye sigurie.
Su Rui është e gatshme për vetëm 10.365 dollarë për modelin bazë, 1,5 litërsh, ose 15.710 dollarë për modelin turbo. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...