Kam vene re Sonia se ti nuk beson ne Zot. Por shumica beson. A ke ti nje arsyetim se si mund te provohet se Zoti nuk ekziston? Nese jo, a nuk te duket e paarsyeshme te mohosh dicka qe edhe mund te ekzistoje? Shume veta pohojne se kane ndiere doren e Zotit qe i ka ndihmuar, a beson ti se jane te pamend qe mendojne keshtu. A beson se te gjithe ata qe s'e besojne jane me te zgjuarit?
Nuk jane pyetje qe i bera qe t'i pergjigjesh nje e nga nje, por ka njerez te vleresuar si shume shume te zgjuar qe s'e mohojne ekzistencen e nje force te mbinatyrshme. Pra a duhet te jete dikush strikt e te thote 'jo s'ekziston' sepse une keshtu mendoj dhe keshtu eshte?
Per mendimin tim edhe kur dikush eshte i afte t'ia dale me zotesine e tij problemeve te ndryshme, duhet te dije se nje mori procesesh i dhene mundesine ta arrinte suksesin dhe ky kombinim aspak i shpjegueshem mund te quhet, per nga rezultati qe jep, te pakten, nje Zot.
Eshte: ne emre te atit, te birit dhe te shpirtit te shenjte
nje dite kur ta shikosh ndryshe, do me kuptosh qarte se cfare dua te them. une nuk i trembem asgjeje ne jete, as vuajtjes qe ne te vertete eshte me e 'madhe' se vdekja, dhe nuk mbeshtetem ne asnje Zot sepse ndihem i dobet, perkundrazi, e shikoj fuqine tek e verteta dhe te verteten e shoh keshtu sic e thashe.
Pyeten dike a besonte ne Zot dhe ai u pergjigj: jo une s'kam probleme te tilla, falezotit jam ateist