Frika nga hakmarrja ngujon 13-vjeçarin që vrau shokun

“Ngujohet” 13-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin me thikë në zemër në mes të qytetit të Ballshit. Frika e një hakmarrjeje nga të afërmit e viktimës, të cilët mësohet se janë mjaft të irrituar nga tragjedia e ndodhur, ka bërë që familja Kamaj ta strehojë te farefisi i tyre të miturin Y. Kamaj. Ende nuk konfirmohet nëse fëmijës i është thënë e vërteta e krimit të kryer prej tij, por dy ditë më parë, babai i tij, Xhemal Kamaj, pohoi se i biri 13-vjeçar nuk ka dijeni se shoku kishte ndërruar jetë. Ai pohoi se i biri i mitur është në burg, por një fakt i tillë është mohuar nga Policia e Fierit. Burime të Policisë bënë të ditur se fëmija i mitur, sipas legjislacionit shqiptar, nuk mund të procedohet penalisht pa mbushur 14 vjeç. Kur ai të ketë mbushur këtë moshë, atëherë për çdo lloj krimi të kryer prej tij, i kalohet seksionit të të miturve. Të afërm të familjes së tij bënë të ditur se për të evituar një hakmarrje të mundshme, 13-vjeçari do të qëndrojë tek të njohur të familjes. Kjo deri kur i zoti i shtëpisë, Xhemal Kamaj, i cili kishte edhe lidhje miqësore me babanë e viktimës, Bilbil Lamaj, t’i zgjasë dorën atij dhe t’i kërkojë ta falë. “Djali ende nuk e di që e ka vrarë shokun e tij. Ai këmbëngul që t’i bëjë një vizitë në spital dhe të jenë prapë shokë”. Kështu u shpreh dy ditë më parë për gazetën “Panorama” babai i 13-vjeçarit që, sipas Policisë, është autor i vrasjes së të miturit Xhevit Lamaj.
Ndërkaq, nga familja e viktimës nuk ka asnjë reagim verbal deri tani se si do të veprojnë për tragjedinë që iu ndodhi. Të afërm të familjes pohuan se ngjarja i ka lënë të shokuar ata, ndërsa janë mjaft të irrituar, duke qenë se kryefamiljarët njiheshin dhe madje një javë para se të ndodhte ngjarja, kishin pirë së bashku kafe. Gjithashtu, edhe fëmijët ishin shokë dhe luanin gjithnjë futboll bashkë. Ngjarja e rëndë që tronditi të gjithë qytetin e Ballshit ndodhi rreth orës 22:30 të së premtes. 13-vjeçari Xhevit Lamaj ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët futboll në lagjen e tij kur autori, me të cilin ishin konfliktuar për lojën rreth dy javë më parë, e ka thërritur. Fëmija ka shkuar, por ngjarja precipitoi me përleshje mes tyre e më pas ai u qëllua me thikë. Me gjithë tentativën e banorëve për ta çuar në spital, mjekët konstatuan se fëmija kishte ndërruar jetë pasi mjeti mprehës i kishte prekur zemrën.

BASHKEPUNETORI
Edison Kamaj, 21 vjeç, vëllai i autorit të dyshuar të krimit, pritet të dalë sot para togave të zeza në Fier. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 13-vjeçarit me thikë, Xhevit Lamaj. Policia bëri të ditur zyrtarisht, pas arrestimit të tij, se 21- vjeçari nga fshati Usoj i Mallakastrës, është bashkëpunëtor në krim.

FAMILJANë familjen Lamaj ka pllakosur zija. Të afërm të familjes pohuan se nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre se si do të veprojnë dhe as është verbalizuar prej tyre hakmarrja ndaj fëmijës apo familjes së tij. Dhjetëra të afërm, miq, banorë të zonës dhe të qytetit, vijojnë të ngushëllojnë familjen për ngjarjen e rëndë.
 
mirdita

Papirus rex

Ngushllime,sa e rend per familjaret.
 
Top