Al-Punk
Still here
Vendimi i FIFA-s që Kosovës t'i lejohen miqësoret ka mbetur në fuqi edhe pas të enjtes, kur në selinë e shtëpisë botërore të futbollit, në Zuerich, u zhvillua takimi mes drejtuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë. Serbët shpresonin që në këtë takim të merrej vendimi që të anulohet vendimi i marrë më 22 maj nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përmes së cilit Kosovës i lejohen miqësoret. Por, në takim është vendosur vetëm që për këtë çështje të bisedohet edhe në të ardhmen. Vetë serbët kanë treguar se do të ketë shumë konsultime për çështjen dhe se procesi do të zgjasë shumë.
Sipas njoftimit të publikuar në Federatën e Futbollit të Serbisë, përfundimi bazë i takimit është që nuk do të ketë pranim të Kosovës në UEFA e FIFA, derisa Kosova të ketë këtë status.
Sipas njoftimit të publikuar në Federatën e Futbollit të Serbisë, përfundimi bazë i takimit është që nuk do të ketë pranim të Kosovës në UEFA e FIFA, derisa Kosova të ketë këtë status.