Voskopojë, vidhet kambanerja 300 vjeçare në kishë

Voskopojë, vidhet kambanerja 300 vjeçare në kishë

Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike.
Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk është rasti i parë që kjo kishe bie pre e grabitësve, vetëm dy vjet më parë persona të paidentifikuar kanë vjedhur një pjesë te ikonostasit te kishës, e cila daton ne vitet 1700. /E.L/
 
Drogba

Forumium maestatis
Sipas mendimit tim,une them se ate e kane marr dhe ja kane shitur gregeve dhe rastet jane te shumta.
Kurse per skrap jo jo nuk e kane shitur per skrap.
Ajo ka vlere te ulet per skrap dhe mund te kushtoje vetem 3 mije lek te vjetra kurse per tja shitur gregeve mendoj se mund tja shesin shume nga 200 euro e lart.
Nuk e di tamam se ky eshte mendimi im.
 
Al-Punk

Still here

Ate te skrapit e kisha per cinizem. Ka arritur deri aty varferia e shumekujt ne Shqiperi; vjedhjet jane shtuar dhe kur jane vjedhje banale fare...
Sigurisht qe kembana eshte vjedhur per ta eksportuar, por dhe shume guxim kush e ka bere...
 
Top