Hitleri nuk u vra në Berlin, vdiq në Argjentinë më 1962

adolf-hitler.jpg
Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit por ka vdekur në Argjentinë. Është ky informacioni më i ri që është publikuar në lidhje më vdekjen e Hitlerit nga një autorë britanikë.
Gazetari britanik Gerrard Uilliams dhe bashkëautori i tij, Simon Dunstan në publikimin e librit të tyre të titulluar “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit), shkruan se udhëheqësi gjerman fashist nuk ishte vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945, por ai ishte arratisur në Argjentinë, ku kishte jetuar deri në vdekje në vitin 1962. “Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, ka theksuar Uilliams për Sky news.
Sipas tij, nuk ka dëshmi t ligjshme për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e dëshmitarëve okularë për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe vështirë për tu përgënjeshtruar.
 
Top