Karriera , ne shpinen e dikujt tjeter ... !

Paloma1988

Primus registratum
Nje mikja ime me ka sjelle me E-Mail nje shkrim shume trondites i cili me beri vertete te ndjehem e krenare per prinderit e mij , por dhe tejet keq per kete fatkeqen!
Ju lutem beni durim dhe lexojeni permban shume mesazhe per prinderit , vellezerit dhe motrat!
Une vij nga një familje me mendësi të forta patriarkale, ku per vajzen nuk kishte shumë rëndësi edukimi, përpjekjet dhe investimi ne shkollim, edukim i takonin djalit ndersa vajza ishte per deren e botes.
Babai im ishte gjithmonë larg familjes, punonte shofer dhe nuk e vriste shume mendjen se c’behej ne shtepi, interesohej e bente gjithcka qe vellai ne Tirane te merrte shkollen,duke paguar profesort e tij ndersa mamaja ime punonte në komitetin e rrethit, ishte e arsimuar, e njihte mire jeten dhe njerezit por ka qenë gjithmonë e ftohtë, e ashpër, madje më ndaloi të kryeja dhe shkollën e mesme e me mbylli ne shtepi qe 14 vjece, me mendesine se po te vazhdoja shkollen do te turperoja familjen.
Kisha probleme që në vogëli me shikimin dhe prinderit e mij nuk më dërguan kurre për një vizitë te okulisti sepse nuk donin të mbaja syze, me frikën që do ju mbetesha në derë. “Ti mbash kur të shkosh ke burri” – thoshte mamaja ime!Erdha me familjen time në Tiranë në vitet 95,une isha 19 vjece, isha vetëm me arsim 8-vjecar. Familja ime ishte në vështirësi ekonomike.Nëna ime më fliste shpesh të dilja të nxirrja bukën time , une e shkreta nuk dija se cfare mund te beja, isha pa arsim, pa profesion , si dhe ku do punoja une?!
Vëllai im që kishte kryer shkollën në Tiranë, më tha se dinte qe kërkohej recepsioniste në restorant . Kur une i thashë se unë nuk shikoja mirë më dërgoi për një vizite te okulisti dhe kur vura syzet e para ne jeten time, u mahnita nga rregullsia e botës përreth, kisha pare vetem mjergullt!
E quajtëm rast të mirë dhe shkuam të dy tek restoranti. Unë fillova të punoja si recepsioniste në atë restorant.
Restorant “P.…..a” ishte një nga restorantet e parë elitar të hapur në atë kohë në Tiranë dhe aty punonte një staf shumë i edukuar. Unë mahnitesha nga luksi i tij, dhe unë e padalura, aty fillova të mësoja për herë të parë shkollen e komunikimit me njerëz të ndryshëm.
Në recepsionin e restorantit piktorë të ndryshëm ekspozonin punimet e tyre, dhe klientët të interesuar blinin cfarë ju pëlqente.
Një mëngjes kamarieri i restorantit më solli një kapuccino dhe më tha se e kisha nga ai zotëria atje. Ngrita sytë dhe pashë një burrë rreth 50 vjec, me flokë gjysmë të thinjur, e pjesërist të rënë ne pjeset anesore te ballit, me trup të madh dhe të dhjamosur,une i thashë se nuk e njihja e ai me tha se ishte piktori A.. G
Teksa fillova të pija kapucinon e pare ne jeten time (!!) vëreja se burri rreth të 50-tave nuk mi ndante sytë.
Të nesërmen për cudi e njëjta histori, e ndërsa pija kafene burri në moshe më erdhi në tavolinë dhe m’u prezantua, me tha qe ishte A… G... ishte nga qyteti i B…, ishte piktor dhe se une isha nje vajze shume simpatike!
Unë nuk dija si të sillesha megjithatë e ftova të rrinte në tavolinë me mua, ne shenje mirenjohje qe me kishte ne vemendje.
Më pyeti nga isha, për familjen, gjërat e mija dhe më tha se nëse kisha ndonjë nevojë për ndihmë në Tiranë ai do më vihej në dispozicion… M’u duk burrë me stil e mirësjellje dhe ndjeva që më kish munguar komunikimi me një burrë, qoftë ccfarëdo. Isha mbyllur që 14 vjecce në shtëpi!!
Une nuk njihja dinakerite, qellimet e meshkujve ,e aq me pak te nje burri ne moshe i cili ishte pak me i madh edhe se babai im!!!
Kafetë me të filluan të bëheshin më të shpeshta dhe piktori filloi të më bënte komplimenta, e ftesa për për të dalë me të. Une hutohesha, por kuptoja qe piktori kerkonte te me ndihmonte te ndjehesha e shoqeruar, mesuar, e njohur me jeten e Tiranes.Një dite me vone piktori më ftoi sërish, më bënte elozhe, e me lutej të behesha e dashura e atij duke me premtuar se do të më bente grua, princeshe se do me zbukuronte gjithë jetën!
U tregova e dobët dhe dola, për herë të parë në jetën time ju drejtova një moteli, dhe tek ngjitja shkallët me një burrë të thyer në moshë ndjeja sytë e kureshtarëve të më qortonin…
Kur u mbyll dera e dhomës së hotelit ai filloi të më prekte. Dridhesha tek më zhvishte. Mi hoqi te gjitha rrobat per disa sekonda… Ishte hera e parë që mbi trupin tim të brishtë prekte një mashkull. Filloi te zhvishej dhe vete, shihja nje trup te dhjamur, me pala lekure dhe me nje arome pleqerie qe me frikesonte.
Tek me penetronte, ai mburrte seksin tim dhe më thoshte se më kishte si vajzën time. Qaja nga sikleti, nga dhimbja, nga mëkati që po bëja (o Zot sa neveri ndjej sot!)
Kur shkova në shtëpi isha e skuqur nga faqet, syte me lotonin, isha shume e sikletosur por mamaja ime se vuri re fare. Atë natë vetëm kam qarë pa zë. Virgjërinë time ma kishte marrë një burrë mbi 50 vjec, dicka me i madh se babai im!
Me bucisnin ne vesh fjalet e tij që më quante bijë ndërsa bënte seks me mua.
Të nesermen A..ni më priste si gjithmonë tek restorant P… . Më tha që më kishte pëlqyer shumë ne seks dhe se kishte filluar të më donte. E shikoja dhe kisha turp për cfarë kishte ndodhur!
Ditët kalonin dhe A më conte rregullisht nëpër motele. Mosha e tij e thyer, statusi i tij martesor, nuk po përbënin më problem per mua! Hera heres mendoja se mund te martohesha me te, pavaresisht se piktori ishte moshatar me babain tim.
Me ndihmen e tij u punësova në një ndërmarrje private tjetër, me pagë më të mirë. Atje kishte dhe restorant, kazino dhe e frekuentonin pjesë nga gjithë shoqëria, trafikantë, politikanë, bisnesmenë.
A.. ne ate kohe ishte dhe drejtor politikash ne nje ministri, ka punuar aty per disa vite dhe i shkonte fjala kudo , ishte edhe me shume para. Më regjistroi në fillim në një kurs të gjuhës angleze, pastaj në një kurs finance, dhe më pas në Universitetin të Tiranës .
Megjithëse ndihma e tij po më bënte të gjeja veten në një status më të mirë në jetë, ndjeja gjithmonë qortimet e heshtura të shoqeve të zyres kur “babai” im dashnor me vinte tek zyra ime, (punoja si ndihmese ekonomiste, ne nje restorant luksoz afer ushtarit te panjohur, por gjithesesi ndjeja dhimbje qe A… ishte 30 vjet me i madh se sa une, ishte i shemtuar dhe ishte i martuar e me femije!
Vetja po me dukej tamam MANTENUTE, dhe mantenute e nje burri 50 vjec te martuar, dhe pervers “me quante gocen e tij, sa here bente seks me mua”!! Une sapo kisha mbushur 20!!
Në zyrë kisha kompjuter dhe internet, e une hapa një adresë msn e fillova të chatoja e te njihja shumë djem. Pas shume bisedash në chat, pranova të dilja me një djalë te ri.
Unë që doja të shpetoja nga plaku piktor, dhe qe nuk po e suportoja dot më neverinë e të bërit seks me një burrë të moshuar pervers, i cili më mbante si kurvicën e tij e njëkohësisht më quante vajzën e tij!!!
…Sot kur i rikujtoj te gjitha ndjej shume ndot nga gjithcka me more, dhe une te them me gjithe shpirt :Qofsh i mallkuar o A…. G.... qe me bere kurve pa qene kurve, qe perfitove nga naiviteti im, nga padituria ime, duke me perdorur trupin e shpirtin, dhe nxive e perdhose vajzerine time.
Pa e menduar dy herë u hodha në krahet e djalit të ri nga Tirana. Kur shkova me të pashë se cfarë ishte mashkulli, ky djale kishte nje trup te njome, me lekure te tendosur dhe plot orome rinie, provova të bëja seks normal , pa perversitete . Ai ishte djalë i kulturuar, elegant, i hijshëm në të gjitha drejtimet por kur unë ja tregova për historine time me piktorin plak, ai nuk e suportoi dot.
Më ktheu shpinën.
Unë e dëshperuar u ktheva në krahët e “babait tim dashnor”
Familja ime nuk interesohej fare për mua,ata gëzoheshin me rrogën që dorëzoja në shtëpi dhe kurrë nuk kuptonin se sa vuaja.
Nisa përsëri chat me djem të rinj, por lidhjet me ta nuk zgjatnin, djemtë nuk më respektonin dhe më donin vetëm për seks.
Dhe kështu e dëshpëruar unë rikthehesha gjithmone në krahët e “babi piktorit tim”.
Vetja më dukej përjetësisht e pashpresë dhe e destinuar të isha kurvica e një burri të martuar dhe pervers.Me trishtim vëreja se numri i meshkujve në jetën time po rritej frikshëm , dhe se asnjëri nuk më donte më shumë se sa për seks.E lëshova veten nëpër llum dhe pa frikë , pa ankth, pa asnjë shprese dhe vetem prisja të më vinte ndonjë SIDA a kancer të më merrte jeten dhe të shpëtoja.Asnjeri nuk me donte mua!
Te gjithe meshkujt me donin vetem per te kaluar 2 ore ne motel.
Duke u përplasur në rrjedhat e llumit që më kishte përfshirë takoj fare rastësisht I... një djale i sjellshëm por i turpshëm.
I… filloi të më ftonte për kafe, e unë vëreja një djalë serioz, i kulturuar qe nuk vishej bukur megjithëse kishte një profesion shumë të nderuar dhe punonte shume.
Ishte i vetmi mashkull që nuk po më kërkonte te bente seks me mua dhe unë në fillim menodoja se mos ishte gay ose impotent!!
I… më dergonte në shfaqje teatri, ne top-channel, më fliste për librat, kulturën, e unë fillova të ndjehesha mirë me këtë djalë .
Një dite I… me tha që kish qenë i martuar e kish një djalë, me tha qe une i pelqeja shume dhe se deshironte shume te lidhej me martese me mua!
I…. më donte mua!
Kur ju a thash familjarëve të mij të gjithë nxituan të më shtynin të martohesha me të.I…. ishte mashkulli i parë që më zgjati dorën e më dhuroi rrethin e artë, po ti tregoja per plakun, e gjithe ceten e meshkujve qe kisha patur , ti tregoja se cfarë kisha vuajtur, kisha shumë frikë se do ta humbja!Falë Zotit unë mbeta shtatëzënë që në muajt e parë të jetës time të re me I…. dhe u gezuam me nje femije te mrekullueshem.
Brenda meje jeton brenga e madhe që nuk pata kurrë kurajën të jem e sinqertë me të dashurin e vetëm të jetës time. Brengë që nuk e ndava dot as me motër, nënë e vëlla!
Koha rrjedh, e kujtimet e vajzërisë time të përbaltur, vitet e para të jetës time në Tiranë më vrasin, fyejnë e lëndojnë akoma, e jo vetëm mua, por ndoshta dhe bashkëshortin tim i cili në thellësi të shpirtit të tij, pa më lënduar e pa më treguar se i di, ndoshta i vuan !Uroj veten time dhe FALENDEROJ ZOTIN qe u kujtua te me jepte Fat, me dha Djalin tim te mrekullueshem dhe Bashkeshortin tim, I.., me te mirin e gjithe meshkujve qe kam njohur !
Tregova këtë histori që të gjithë ata prindër që do e lexojnë të punojnë me vajzat e tyre, ti edukojnë, t’ju kushtojnë vëmendje , te kujdesen dhe ti duan shumë ato ne menyre qe asnjera te mos vuaje si une!
Ju lutem të gjithë vajzave të reja që më lexojnë, ruajne veten e tyre, te ndjekin edukimin , kulturen, te moralshmen, jeten karrieren ta kne nga mundi i tyre, to mos ndjekin rruget e lehta e të mos bien pre të meshkujve qejflinj dhe pleqve perversë , te mos jetojne te njollosura ne mendje e shpirt sic po jetoj e buaj une te shkuaren time.Tregova nje pjese te historise se jete time qe gjithkush e lexon te mesoj prej vuajtjes time!
Prinder dhe Vellezer duajini motrat tuaja , interesohuni per jeten e tyre, kujdesuni , mbrojini , keshillojini dhe mesojini ata para se te vuajne sic kam vuajtur une !
Ju lutem të gjithë vajzave të reja që më lexojnë, ruajne veten e tyre, te ndjekin edukimin , kulturen, te moralshmen, jeten karrieren ta kene nga mundi dhe djersa e tyre, to mos ndjekin rruget e lehta e të mos bien pre të meshkujve qejflinj dhe pleqve perversë , te mos jetojne te njollosura ne mendje e shpirt sic po jetoj e buaj une te shkuaren time
 
O

on-eda

Guest
Nje vajze miope qe i mbeten syzat neper motele e nuk pa asnjehere bote e nder me sy dhe nje imoral dhe pervers , nje pushtetar legen!
Asnje keqardhje nuk ndjej ketu pervec se neveri !
 
X

Xhevria

Guest
""Kur une i thashë se unë nuk shikoja mirë më dërgoi për një vizite te okulisti dhe kur vura syzet e para ne jeten time, u mahnita nga rregullsia e botës përreth,""
Po mire moj goce kur gabome me plakun ku i pate syte qe shkove me 100 te tjere apo i harrove syzat qe te bleu vellai ne ndonje motel?/
 

Sonia007

Papirus rex
Ore nje ge smarr vesh une mir me plakun se hajt per para e per te pasur nje jete me te mire,por me keto djemte e tjere cfare deshi? Tani na qenka martuar...ne nje martese te bazuar ne nje genjeshter hajt martese me themele te forta i thone kesaj. Po fajin na i paska plaku po jo m plaku gjeti sheshin beri persheshin,po fakti qe ajo u shendrrua ne ate femer te ulet nuk ia ka fajin piktori.Une shpresoj qe te jete e lumtur dhe te jetoje pa e vrare ndegjegjia jo per gjerat qe beri por qe po genjen njeriun qe e mendon ndryshe...
P.S:kjo teme sikur ka dalur nje here me duket apo jo?
 

Sonia007

Papirus rex
""Kur une i thashë se unë nuk shikoja mirë më dërgoi për një vizite te okulisti dhe kur vura syzet e para ne jeten time, u mahnita nga rregullsia e botës përreth,""
Po mire moj goce kur gabome me plakun ku i pate syte qe shkove me 100 te tjere apo i harrove syzat qe te bleu vellai ne ndonje motel?/
Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.U shkollua u integrua ne shoqeri por mbeti perseri nje femer e ulet...Ske cfare i ben :-/
 

On-Eda

Primus registratum
Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.U shkollua u integrua ne shoqeri por mbeti perseri nje femer e ulet...Ske cfare i ben :-/

Mua me vjen shume ndot ndersa e lexoj kete tregim!
Kjo vajze duhej te kishte kurajen qe te tregohej e ndershme te pakten me burrin qe i dha dinjitetin ne llumin e piset ku vegjetonte!!
Turp per familjen dhe vellain qe ka patur, turp edhe per ate palacon qe ka shkelur kuroren dhe ka financuar nje palo k...ve!
Gjynah per femijen dhe burrin qe nuk e dine se cfare njeriu kan prane!
 

artida

Primus registratum
Kjo histori eshte shume aktuale, vajza i ka treguar me hollesi detajet e jetes se vet te ulet sic e quan ajo dhe qe ne fakt ashtu eshte, duke ndjere keqeardhje per veten e vet srregullon shume gjera, sidomos me ndergjegjen e saj, por sikur shoqeria te ishte me mendje hapur, ose me europiane , ndoshta vajza do tia kishte treguar historine e saj te dashurit te vet, dhe sdo vuante kaq, por koha sheron cdo plage, qe do te thote se dhe kete plage ajo do ta sheroje me kalimin e kohes, une them le te jetoje jeten e saj te lumtur me vone si dihet................
 
U

Uljan-Berat

Guest
Kjo histori eshte shume aktuale, vajza i ka treguar me hollesi detajet e jetes se vet te ulet sic e quan ajo dhe qe ne fakt ashtu eshte, duke ndjere keqeardhje per veten e vet srregullon shume gjera, sidomos me ndergjegjen e saj, por sikur shoqeria te ishte me mendje hapur, ose me europiane , ndoshta vajza do tia kishte treguar historine e saj te dashurit te vet, dhe sdo vuante kaq, por koha sheron cdo plage, qe do te thote se dhe kete plage ajo do ta sheroje me kalimin e kohes, une them le te jetoje jeten e saj te lumtur me vone si dihet................

Une e di dhe se cila eshte kjo vajze, ka qene mikja ime, gjera qe ndodhin ne jete.
Une e kuptoj se sa shume e vuan por cfare eshte bere eshte bere! Te shkuara e te harruara i thone.
 
U

Uljan-Berat

Guest
Une e di dhe se cila eshte kjo vajze, ka qene mikja ime, gjera qe ndodhin ne jete.
Une e kuptoj se sa shume e vuan por cfare eshte bere eshte bere! Te shkuara e te harruara i thone.
kjo shpjegon shume, varet se me ke te perplas jeta:Një tjetër ndalim i bujshëm nga sektori i antikrimit ekonomik është kryer sonte ne mbremje në Tirane. Piktori i njohur dhe njekohesisht Drejtori i Turizmit gjate qeverisjes socialiste por edhe gjate qeverisjes se Berishes, A G eshte vene ne pranga me akuzen per korrupsion dhe mitmarrje......
 

lira12

Primus registratum
Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.U shkollua u integrua ne shoqeri por mbeti perseri nje femer e ulet...Ske cfare i ben :-/
e kam lexuar dhe une, jane mese te verteta, kam patur shoqe qe jane diplomuar dhe kane zene pune duke shitur nderin neper pedagoge pleq , ne Tirane eshte nje epidemi karriera nepermjet imoralitetit, te gjithe e dime e bejme sikur nuk egziston.... Falenderoj shume prinderit e mij qe me rriten KRENARE!
 

lira12

Primus registratum
[/quote]Sot kur i rikujtoj te gjitha ndjej shume ndot nga gjithcka me more, dhe une te them me gjithe shpirt :Qofsh i mallkuar o A…. G qe me bere kurve pa qene kurve, qe perfitove nga naiviteti im, nga padituria ime, duke me perdorur trupin e shpirtin, dhe nxive e perdhose vajzerine time.
[/quote]
...... po asgje nuk te ka marre me dhune e me genjeshtra A moj zemer, ai gjeti shesh e beri pershesh, ti vete deshe ... plaku e me lytha sifilizi...
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Sot kur i rikujtoj te gjitha ndjej shume ndot nga gjithcka me more, dhe une te them me gjithe shpirt :Qofsh i mallkuar o A…. G qe me bere kurve pa qene kurve, qe perfitove nga naiviteti im, nga padituria ime, duke me perdorur trupin e shpirtin, dhe nxive e perdhose vajzerine time.
[/quote]
...... po asgje nuk te ka marre me dhune e me genjeshtra A moj zemer, ai gjeti shesh e beri pershesh, ti vete deshe ... plaku e me lytha sifilizi...[/quote]
Cfare po ndodh ketu?
Hej o njerez!
 
D

durrsi

Guest
merreni me shaka, kujtoni ate kengen: si rinia , si pleqnija ka gjithkush rriskun e vet. Kjo goce i ka kenaq te gjithe.
 
K

Kraja

Guest
... te mos ndjekin rruget e lehta e të mos bien pre të meshkujve qejflinj dhe pleqve perversë , te mos jetojne te njollosura ne mendje e shpirt sic po jetoj e vuaj une te shkuaren time
une e kom lexu ket store sa here ,e di qe osht e vertete por e perdorme keq,simas oreksit. kjo goca ja ka besu dikujt qe tash e ka tradhetu e ka dale ne internet, e di qe nuk osht vete femna qi e ka shkrujt.
Valli i ksaj esht 1sh ,e coj n doktorr ,e i dha sy, (syza) , e i gjeti pune e nuk i la asnji shkas qe kjo moter te te pshurrej me gjajat e tirones per i kafe (un e di mir tash kush asht kjo motra ashtu ene aj gjaja) e masanaj me tan zagart e rozafes.
Nona e baba i vet e kan dasht e kurr nuk i kan dhan shkas me bo zina kshtu nper tiron ksaj. Familja nuk ka faj or te dashtun.
une i lutem administratorit te ksaj faqes ta mfshij e ju lutna tmos e komentoni e tmos e lexoni, se asht i kalum mode nji ky shkrim.
hajt tung.
 

lira12

Primus registratum
Mua personalisht me vjen keq per gjithcka ka shkruar e ka perjetuar kjo vajze!
Ne kete shkrim duket hapur felliqesia qe fsheh Tirana jone, shoqeria jone, une dhe gjithe shoqet e mija do te ndjenim neveri po te mendonim e jo me te shkonim ne shtrat me nje plak!!!
Kjo eshte shume hard si histori, mjere kush e ka mbi shpatulla (ketu fus edhe kete perversin plak)
Ndoshta kjo vajze kete ka patur rrugen e vetme (imoralitetin) per te care ne kete jete te ndyre!
 

Juli-ana

Primus registratum
une e kom lexu ket store sa here ,e di qe osht e vertete por e perdorme keq,simas oreksit. kjo goca ja ka besu dikujt qe tash e ka tradhetu e ka dale ne internet, e di qe nuk osht vete femna qi e ka shkrujt.
Valli i ksaj esht 1sh ,e coj n doktorr ,e i dha sy, (syza) , e i gjeti pune e nuk i la asnji shkas qe kjo moter te te pshurrej me gjajat e tirones per i kafe (un e di mir tash kush asht kjo motra ashtu ene aj gjaja) e masanaj me tan zagart e rozafes.
Nona e baba i vet e kan dasht e kurr nuk i kan dhan shkas me bo zina kshtu nper tiron ksaj. Familja nuk ka faj or te dashtun.
une i lutem administratorit te ksaj faqes ta mfshij e ju lutna tmos e komentoni e tmos e lexoni, se asht i kalum mode nji ky shkrim.
hajt tung.
Ore " kraja" e njef gje nga afer ti kete gocen?
Me vjen keq qe e rishoh kete shkrim qe eshte thjeshte nje histori imoraliteti, kjo vajze paska qene zinxhiri i pantallonave te shume meshkujve, e kane hapur e mbyllur sa here tju urinohej (hahahaa sa me qeshet) eshte servirur gjoja si shkrim edukativ por eshte shume i piset per moralin tim!
 

joetisti_

Locus omnem
Ato vajza qe jane vertet viktima, as qe e publikojne fare. Kurse te tjerat duan te perpiqen te marrin hak ndaj ndonje pazari qe pritnin 5 e moren vetem 4. Ndoshta per ndonje pale breke te kuqe si Ferrari qe Ai s'ia bleu.
Por sigurisht ka vajza viktima per te cilat duhet te na vije sinqerisht keq dhe qe duhet te bejme aq sa mundemi per t'u ardhur ne ndihme ne ndonje forme.
 
Top