Kënga e fundit !

PrInCiPiEl

Primus registratum
Kënga e fundit !

Kënga e fundit !

Kënga !Fundi I këngës!
Lodhja nga gjithcka dhe fundi i këngës .
Si të shprehet ky fund dhe si do të reflektohet ai në shoqëri ?
Cila eshte metoda më productive në një komunikim të afërt dhe të lirë ?
Vërtetë - a janë pyetjet e mira , apo nuk duhet pyetur fare ?
Besimi - e kundërta e mashtrimit dhe tradhtisë ?
Besimi si nje virtyt i (pa)njohur sipas kushteve të caktuara.
Humbja !
Një krizë nga e cila vuajmë !
Ankohemi se nuk kemi besë apo se nuk i besojmë ndokujt, qoftë edhe për çështjet që janë nga më të imëtat .
Krizë e shkaktuar nga zhveshja e virtyteve dhe pandjeshmëria ndaj sëmundjeve që godasin shpirtin e njeriut.
Humbje në segmentet e shumta të jetës.
A jemi mashtrues të vetëvehtës dhe nëncmues të personalitetit tonë ?
Mashtrohemi në vetëbesim dhe të gjithë të tjerët jane të pabesë.
Bëjmë premtime që nuk mund t’i realizojmë kurrë .
Cili është realiteti ynë ?
Cila është dëshmia jonë më e mirë ?
Cila është kënga e fundit ?
Arritja në fund të këngës.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

Vleresuar nga pozita e arsyes , e terre jeta duket si nje semundje malinje dhe bota duket si nje shtepi e te ÇMENDURVE !
 

eM

Paper Moon
Re: Kënga e fundit !

Ne kam mesuar nje gje nga jeta eshte se nuk ka asgje qe nuk sherohet, sidomos semundjet e shpirtit!
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

Ne keto raste, te pafuqishem themi

Rrofte KOHA!!! E vetmja gje qe sheron plage shpirti! Kjo dhe vdekja....
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

PrincipeI! Më fal, por...
Bëhu dhe ço dashuri sa më shumë, e mos filozofo aspak! Mistiku Osho që ka diplomuar filozofinë, dhe ka qenë edhe profesor i sajë në një universitet në Indi,(i ka lënë të gjitha, për tu marrë me mistikë) ka deklaruar se filozofia ka vdekur sepse filozofët duke u kapur për abstrakten i janë shmangur realitetit.
Ai shton se duhet vetem me qenë i zgjuar, e jo as me zënë shumë besë, as me qenë shumë i pabesë, naiv/e. Duhet me lundruar nëpër jetë si reja e bardhë në qiellin blu! Mos me e marrë shumë seriozisht jetën, me e marrë më shumë si lojë, se si detyrë, dhe aspak mos me pasur frikë...
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

Një nxënës në çdo gjashtë muaj, i dërgonte letra mësuesit ...

Heren e pare i shkroi :
"Tash e kuptoj ç'do të thotë të humbasësh veten."
Heren e dyte i shkroi :
"Tash i ndiej të gjitha qeniet e gjalla."
Heren e trete i shkroi :
"Tash po e kuptoj sekretin e njeriut në njëjës dhe në shumës."
Mesuesi asnjehere nuk i ishte pergjegjur , thjeshte i kishte hudhur ne shporte letrat e nxenesit .
Keshtu ky leterkembim zgjati kater(4) vite .Pastaj nxenesi pushoi se shkruari.
Mesuesi u be kureshtar , dergoi dikend qe te interesohej se ç'kishte ndodhur me nxënësin e tij.
Me ne fund i erdhi nje leter :
Nxenesi shkruante: "Vallë, është me rëndësi?"
Kur e lexoi mësuesi, klithi:
"Ia arriti! Ia arriti! Më në fund e kuptoi! E kuptoi!"

...
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

Duke u marrur me disa lexime se si me erdhen disa mendime.
Mendoja a te shprehem apo ma mire te beja disa rrokullime.
Nisur nga avatari im , vendosa te digjem pran qiriut tim !
Ne thërrasim, por nuk ka pergjegje !
Ate e kemi njohur, por nuk i kemi plotësuar detyrat.
Lexojme , por s’veprojme sipas leximeve.
Rekomandojme armiqësi me te keqen, por përseri e konsiderojme për udhëheqës.
Vertetojme se e duam te miren, po fjalet dhe praktika nuk perputhen.
Thojme se e duam te miren,por nuk punojme për të.
Flasim se e kemi frikë , por me gabime nuk pushojme.
Konsiderojme te vertete, se jeta eshte e shkurter por prap veprojme ndryshe .
Jemi të okupuar me zbulimin e t’metave të huaja, por per të tonat harrojme.
Hajme nafaken , e nuk falenderojme si duhet .
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Kënga e fundit !

Fillimisht postuar nga mistiku:
[qb] PrincipeI! Më fal, por...
Bëhu dhe ço dashuri sa më shumë, e mos filozofo aspak! Mistiku Osho që ka diplomuar filozofinë, dhe ka qenë edhe profesor i sajë në një universitet në Indi,(i ka lënë të gjitha, për tu marrë me mistikë) ka deklaruar se filozofia ka vdekur sepse filozofët duke u kapur për abstrakten i janë shmangur realitetit.
Ai shton se duhet vetem me qenë i zgjuar, e jo as me zënë shumë besë, as me qenë shumë i pabesë, naiv/e. Duhet me lundruar nëpër jetë si reja e bardhë në qiellin blu! Mos me e marrë shumë seriozisht jetën, me e marrë më shumë si lojë, se si detyrë, dhe aspak mos me pasur frikë... [/qb]
Ka nje fare te vertete te vogel aty ne fjalet e atij perfesorit, por te fokusohesh vec ne te eshte shmangie akoma me e madhe nga realiteti. Filozofia dhe filozofet s'kane per te vdekur sepse pyetjet e tyre shekullore jane po aty, te paprekura.
 

mostro

Putraku
Re: Kënga e fundit !

Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb] Vetem vdekja mund te ndali kenget... [/qb]
AHHH!!TE NJEJTAT FJALE THA DHE çERRçIZ DJALI PARA SE TE MBYLLTE SYTE PERGJITHMON......POR KENGA E TIJ U KENDUA NE BREZA E BREZA.I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ.....
O TE RRAPI O NE MASHKULLORE
O FOLI çERçIZI ME GOJE
O LERI DJEMT E MIJ TE SHKOJNE
O DO JU KUQ TJU BEJ MORE ME BOJE EHH /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dibroni

Primus registratum
Jan me te vertete te dhimbshme,pasi tregojn kohet e kaluara dhe shum kenge te lejn nje plage ne zemer.
 
Top