Close, but not quite right.
Sepse vertet qe kam thene se "nuk ka patur asnje fenomen apo cfaredolloj gjeje te mbinatyrshme dhe mrekullite nuk ekzistojne", por ke injoruar faktin e thene menjehere me pas, qe te tera keto te ashtuquajtura mrekulli jane vertetuar perhere te jene ose fantazi, ose sharlatanizem.
Megjithate per te qene te sakte deri ne fund, vlen te thuhet per te tere qe siguri 100% per asgje nuk ka. Madje as per gjerat qe ne i marrim te mireqena. Psh ne kemi grisur mijera here letra dhe i kemi hedhur pertoke, dhe nese grisim prape nje cope leter dhe e hedhim, nuk mendoj se ka njeri qe do te dyshoje se do te bjere perseri pertoke. Pse? Nga vjen kjo lloj bindje? Nese fillon te fryje nje ere e forte atehere letra nuk do te bjere pertoke. Ose fare mire mund te kaloje nje harabel dhe ta kape ne ajer copen e letres e cila prape nuk do te bjere ne toke. Kjo sa per te treguar qe siguri 100% nuk ka ne asgje.
Por ajo cfare ka, eshte probabilitete. Ne me shume konfidence duke u bazuar ne eskperiencen e ngjarjeve te meparshme dhe ne njohurine e botes qe na rrethon, themi qe letra do te bjere ne toke. Ne te njejten menyre, duke u bazuar ne eksperience dhe ne njohurite per boten qe na rrethon, mrekullite nuk egzistojne. Apeli i injorances flet per rastin qe une s'di asgje per fenomenin e studiuar (ne kete rast mrekullia). Por ne kete rast une nuk eshte se s'di asgje dhe perfundimi eshte nje perfundim i cili jo vetem eshte sensibel, por ka gjetur te njejten forme ne histori ne mijevjecare. Eshte i njejti parim qe aplikohet ne drejtesi, ne formen: "Nje njeri eshte i pafajshem deri ne momentin qe vertetohet fajesia."
Qe te kthehem perseri tek mundesite e mrekullise. Une them qe s'ka, ti thua qe ka.
Une them qe s'ka sepse deri me sot asgje e pretenduar prej teje si mrekulli, s'ka qene mrekulli dhe eshte vertetuar prej meje qe ka qene nje fenomen natyror.
Ti thua qe ka sepse... ne fakt une s'e kam akoma shume te qarte ku e bazon ti kesaj here ate qe thua, pa permendur qe deri me sot, ato qe jane pretenduar prej teje si mrekulli nuk kane dale te tilla. Eksperienca e deri me tanishme ka treguar qe ti ke qene me ide te gabuara dhe jo une. Sigurisht qe kjo s'me garanton qe edhe ne te ardhmen do te jete e njejta gje, por per sa me perket, duke qene se ne nxjerrjen e konkluzioneve une aplikoj logjike analitike dhe njerezore e cila deri me tashti eshte demonstruar vetem e vertete (perjashto rastet kur dicka nuk njihet. Nje e panjohur eshte e tille edhe per mua dhe per ty dhe edhe une edhe ti spekullojme. Nuk ka pse spekullimi jot te jete me i privilegjuar se imi), me ben qe per te njejtat gjera, te te jap perseri shume pak, per te mos there aspak, kredibilitet. Metoda jote ne nxjerrjen e konkuzioneve bazohet ne .... s'jam i qarte se ku (me vjen te them ne wishful thinking).
Keshtu qe ndonese as une as ti nuk mund te jemi 100% te sigurt per asgje, qofte edhe nese pas nje sekonde do te jemi gjalle apo jo, une prape jam me nje nivel shume te larte konfidence qe do te jem gjalle pas nje sekonde. Kjo nga eksperienca e te shkuares dhe njohurine e botes qe me rrethon. Ne te njejten forme kam nje nivel te larte konfidence qe mrekullite nuk ekzistojne. Por jam i gatshem te mesoj per pse ti, ke nje nivel tjeter konfidence per ekzistencen e mrekullive, diametralisht te kundert nga versioni im. Ku e bazon sa kredibel eshte (pertej wishful thinking dhe circular reasoning). Mua, llogarite e kredibilitetit me dalin 99% une vs 1% ti.