Re: Genjeshtrat ne dashuri
Genjeshtra eshte gjeja me pa vlere per mendimin tim sidomos ne dashuri, por jaqe ndodh shume shpesh biles, sidomos ne ate fushe <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> Keshtu e ka jeta, s'e ndryshojme dot shume. Duhet te jemi me te vetedijshem me ndergjgjen tone ama.
Per vete njihem dhe jam nje person shume i sinqerte ne çdo ane. Gjithnje jap mendimin tim ashtu siç e mendoj, pa u imponuar nga ndonje tjeter. S'mund te them ama qe s'kam genjyer kurre pasi do isha genjeshtarja me e madhe ne bote po te thosha ashtu. Kam thene shume pak genjeshtra pa zarar ne jeten time dhe ne dashuri aq pak saqe mund t'i numeroj me nje dore dhe te gjitha ishin "little, white lies" pra asgje me rendesi. Nuk jam krenare as per ato pak genjeshtra qe kam thene dhe rastet kur kam turperuar veten time dhe i jam fshehur te vertetes <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
Sidoqofte genjeshtra te ben te mos e besosh me ate njeri. S'ja vlen se neser pasneser do dali se i ka kembet e shkurtra. Edhe sikur mos te dale s'i dihet. Pastaj ke genjyer veten tende ne fillim dhe pastaj te dashurin/en. Njekohesisht edhe zhgenjehesh dhe bie ne kundershtim me parimet dhe vlerat e tua si njeri. NUK ESHTE HIC E MIRE DHE PIKE! Thjesht genjeshtra ta shkaterron shpirtin ca nga ca nga dite ne dite, sidomos kur eshte shume e madhe e shume e rende. Mundohuni ta beni apo thoni sa me pak genjeshtren, domethene shmanguni asaj pasi ka gjithnje nje rruge apo zgjedhje me e mire - Sinqeriteti! Dhe kaq mund t'ju them tani per tani <img src="/pf/images/graemlins/blush.gif" alt="" />
Sinqerisht ADRIA <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />