Vullneti për pushtet!

olti

Neo
Vullneti për pushtet!

"Bota eshte jete dhe jeta eshte vullnet per pushtet" - thoshte Niçja.
Kur themi 'vullnet per pushtet' nuk duhet ta banalizojme vetem ne pushtetin politik shteteror-qeveritar, por ne tere veprimatarine jetesore te njeriut. Cdo njeri ka vullnet per pushtet, madje dhe ai qe eshte skllav ka vullnet per te pasur pushtet mbi dicka. Eshte vullneti per pushtet qe shtyn boten perpara, eshte ky vullnet qe shtyn individin te kaperceje veteveten dhe me pas te tjeret. Si mendoni?!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Urime per temen Neo! Shume interesante me duket! /pf/images/graemlins/smile.gif

Personalisht, e gjykoj vullnetin per pushtet si nje fenomen keqdashes dhe egoist, biles rrezikmerisht shume egoist. Mendoj se pushteti konsiston ne njohjen, lavderimin, dhe shperblimin e meritave. Por, si dhe shume vese te tjera, ky vullnet eshte i pasosur, dhe shfaros cdo pengese qe mundohet ta kundershtoje, deri ne kulm. Cka e ben kete edhe me te rrezikshem eshte fakti se per Nicen ky pushtet nuk ka asnje limit, pervecse njeriu vete!!! Kush eshte matesi zoteri nicjan? Matesine dua ta njoh!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif

Nicja gabohet kur nuk kupton se edhe pirja e tepert e qumeshtit te ben dem, jo me pushteti!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Vullneti për pushtet!

Siç pata shkruajtur dhe me pare, banda "Mafjoze" e "AlbForumit" perjashtoje nga forumi DAJAKUN per motive "rrugaçerie" qe ju te nderuar lexues mund ti vertetoni pa merak ne shkrimet e tije, por fakti eshte sepse ai u kundervu tentatives se ketyre bandave qe kerkoje te dominojne e "mirekomtrrollojne" intelligjencen shqiptare, e pastaje njehere tamposur goje, te arrijne kollaj pa asnje opozite qellimin e tyre politik, qe tani per tani na e kane shpallur "kombetare te paster alla shqiptare".

Puna nuk eshte te mbrojme DAJAKUN, puna eshte te parandalojme qe nje grup banditesh te organizuar ne KLANE ideo-politik, te kontrollojne intelligjencen kombtare, sepse po ndolli dhe kjo, pas kolianizimit tashme te perfunduar grek te ekonomis dhe asj sllave te politikes, shqiptarizmit i ngelet vetem ceremonia e fundit mortore.

Rreziku eshte kaq eminet sa tashme agjenturat franco, serbo, greke kane 90% te mediave shqiptare te sotme, qe jane kthyer ne satelite artificial te planetit te orthodoksise sllavo-greke.

Arritja e kesaj detyre tanime kryet nga klane karrjerristesh ekstremistesh te paskrupull, qe jane gati te shesin çdo gje, si Gramoz Pashko e kunati i tije Genc Rruli, shqiptare per pese leke vetem e vetem te fitojne nje karrjere ku t'i permendet emri si mendimtare te shquar shqiptare te mijevjeçarit te ri.

Keta karjerist, te mbeshtetur ne fillim nga turma inerte enorme injorantesh lehte te manovrushem , te perzgjedur me shume kujdes prej tyre, pasi arrijne nivelin e pare te kalase, fillojne nje lufte te ashper me kedo qe tenton te arrije ne nivelin e tyre, duke i prere kokat, pastaj midis tyre vete, fillon nje lufte e ashper brrylash per te eleminuar pretendentet per nivelin pasues me te larte te kalase "Karrjera", deri sa vjene barazimi i forcave dhe klanet kundershtare detyrohen te ndajne postet e privilegjet. Pastaj fillon servilosja e gudulisjet ndaj zaptusve te nivelit preçedent deri ne e leminimin e tyre fizik, e çdo gje perseritet rishtaz.

Dihet se eshte me e lehte te ndashe nje atom se te ndashe e heqesh nga mendja e nje karrjerristi te tille cmiren dhe zemer-ligsine e tije. Dhe vete "Il Soirito Paracletico" i vjene ne ndihme ne arritjen e qellimit te tyre. "L'uomo propone e Dio dispone", turma te pafundme inerte injorantesh e servilesh te etur per "posticini" i vine nga pas me tam-tamet e tyre te zhurmeshme, shume te gatshme, me injorancen e miopine e tyre qe dine vetem e gjithmone te duartrokasin.

Ne fillim qe "Fjala" dhe ne fund mbeti "thashethemi". Kta karrjerrist te armatosur deri ne dhembe me terbimin e zemerliksine e tyre, e fillojne me "Patriotizmin shqiptare" dhe e perfundojne me anti-shqiptarizmin kollaboracionist sllavo-grek deri sa arrijne qellimin e tyre. E beri Zogu, e vazhdoj Enveri, Ramizi, e Saliu, pse mos te vazhdojne dhe neo-pseudo-patriotet shqiptare te "AlbForumit". Eshte tamam momenti historik kur Shqipria ndodhet ne lufte midis shume presionesh te jashteme, dhe "quando il gioco si fa duro, iduri escono alla scoperto e danno battagli", duke pranu ligjin e grupit qe na e sheshin per mbar-kombetare pastaj. Ashtu si Pali, duke nderruar emrin nga Saul ne Paul, organizoje bandat kriminele cifuto-romake kunder kristjaneve te pare duke i therrur ne turma, keta duan te na vertetojne se klanet e ktyre banditve karrjerrist pasken prejardhje hyjnore.

Patriotizmi eshte nje ide fort e bukur, qe nuk duhet te perdoret per interesa te ngushta klanesh e idividesh karrjerriste te paskrupull te keq-furmuiar kulturor e miop politik, qe i japim me shume rendesi kornizes,qellimit te klaneve, sesa tabllose, qellimit kombetare te shpallur, me te cilen duan te krijojne nje pershtypje te madhe pa shume rendesi nese eshte apo jo e drejte. Ketu ne kete rast forca e se drejtes dorzohet para te drejtes se forces, te cilen Despotet e "AlbForumit" e ushtrojne pa shume merak ne menure "te njellojte" e "te barabarte"per cilindo qe i prek interesat karrjeriste te tyre.

"Nessun cane cede volontieri l'osso di boca", qe shqip perkthehet "Asnje malok nuk i zbret kalit qe i ka hypur pa hanger plumin ballit". Keta kurre nuk kerkojne ndjese per asgje, jane gjykatsit hyjnore te pagabushem qe padrejtsisht iu ishte mohuar me pare qeverisja. Questi gli piangonno i morti e freganno i vivi!

Keshtu "the profetional" te ketyre klaneve fillojne "their kleaning" per te eleminu "luomo scomodo" qe i del perpara.
Ketu eshte e lejuar vetem ajo opozite e “mireorganizuar” nga pozita qe kundershton ne fillim poziten me “argument ate shendosha”, pastaj pranon vertesine e qendrimit “te padiskutushem” te drejt te pozites.

Pjesmarresve te ketij forumi nuk i bie me pak pergjegjsi per heshtjen e tyre, pasi dihet qe "bashkepuntoret" e krimit jane njesoj pergjegjes si autoret e krimit. Pastaj ne fund te fundit, ketu duken dhe patriotet e vertet nga karrjerristet "pseudo-patriot".

DAJAKU qe i shtin aq shume tmerrin "AlbForumit".
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Obobo, trankuilizatoret kane bere punen e tyre. Une jam i sigurt qe Logos nuk e ka lexuar fare "Vullnetin" e Nices, ndonese ai mund te pretendoje te kunderten.

Vullneti per pushtet eshte vlere e njeriut, ai per nenshtrim, e kafshes. Kurse sendet s'kane vullnet.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

...e perfytyrojme lehte se si mund te berishizohet apo nanizohet tema. Ku di dhia c'eshte tagjia, thote populli...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Obobo, trankuilizatoret kane bere punen e tyre. Une jam i sigurt qe Logos nuk e ka lexuar fare "Vullnetin" e Nices, ndonese ai mund te pretendoje te kunderten.

Vullneti per pushtet eshte vlere e njeriut, ai per nenshtrim, e kafshes. Kurse sendet s'kane vullnet. [/qb]
Perse vendose te mos e analizosh ate cfare pohova me siper? Perse e anashkalove?

Po normalisht, keshtu do te duket sepse vleresimi im nuk eshte si i yti. Por ty nuk te takon te supozosh te kunderten kur per me teper nuk je fare ne dijeni se cfare kam lexuar e cfare nuk kam lexuar. Te jesh i sigurte qe Nicen deh vullnetin e Nices e kam lexuar me shume se disa here. Me thuaj, cfare thashe une qe tregova qe nuk e paskam lexuar Nicen? Apo pse thjesht e denova kete pikepamje, qe sipas teje do te thote qe nuk e kuptoj, e domosdo nuk do ta kem lexuar???

Te tilla rryma te papergjegjshme si p.sh nihilizmi pasiv e aktiv, dadaizmi, e pesimizmi nuk meritojne me te voglin seriozitet vemendjeje e vleresimi. Keta shkaterrimtar te se mires...

P.S Asgje tjeter ne te tilla rrethana nuk mund te ndihmoje njeriun e zene kurth nga idiotizmat e kohes me shume se trankuilizatoret...rrefimi i imi ky!!!
 

olti

Neo
Re: Vullneti për pushtet!

E leme Nicen! Ai bastard i ka lene gjerat qe njerezit t'i marrin sipas midese. Dikush mund ta marre per mire teorine e vullnetit per pushtet, apo Mbinjeriut (ashtu si bej une dhe Zhane Herzh /pf/images/graemlins/tongue.gif ) por ka te tjere qe e perdorin per qellimet e tyra mizore, si nazistet psh. /pf/images/graemlins/wink.gif Nejse e mira do te ishte te thonim se si e shohim ne dhe si e udhehiqemi ne nga kjo teori filozofike. Tani une e thashe ne fillim, qe nuk duhet ta banalizojme vetem ne pushtetin politik, apo cdo gje te lidhur me te. Do ishte mire zbrisnim me poshte, tek vete ne si qenie te gjalla dhe te vdekshme /pf/images/graemlins/smile.gif

Te gjithe luftojne per pozicion ne jete, per dicka me te mire, apo per dicka qe ne e konsiderojme te mire dhe ideale. Sigurisht qe jeta ne nje pikeveshtrim eshte konkurence dhe ne kete konkurence ne duhet te dalim fitimtare dhe te ushtrojme pushtet mbi te tjeret. Nqs nuk do te duam, apo nuk do mundemi te ushtrojme pushtet mbi te tjeret, atehere sigurisht qe do te jene te tjeret qe do ushtrojne pushtet mbi ne. E thjeshte fare kjo. Por jeta eshte e gjate dhe ka aspekte te ndryshme- dhe nqs jemi nen pushtetin e dikujt ne nje drejtim, atehere medoemos qe duhet ne nje drejtim tjeter te jemi ne ushtruesi i pushtetit. Cfare do pozicioni te kemi ne jete, perseri do te jemi nen pushtetin e dikujt, secili e ka dike mbi krye. Nqs dikush nuk do te dije, apo deshiroje te ushtroje pushtet, atehere ai do te shtypet nga dikush tjeter dhe ne kete rast nuk do jemi vec se skllever. Por edhe skllavi ka vullnet qe te kete nje pushtet mbi dicka tjeter, nen te; po e zeme dhe mbi nje mize. Nuk kemi cfare te bejme, eshte ne natyren tone dhe jemi te predispozuar qe me hir apo pa hir te kerkojme apo te ushtrojme pushtet, kjo eshte jeta!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Obobo, trankuilizatoret kane bere punen e tyre. Une jam i sigurt qe Logos nuk e ka lexuar fare "Vullnetin" e Nices, ndonese ai mund te pretendoje te kunderten.

Vullneti per pushtet eshte vlere e njeriut, ai per nenshtrim, e kafshes. Kurse sendet s'kane vullnet. [/qb]
Perse vendose te mos e analizosh ate cfare pohova me siper? Perse e anashkalove?

Po normalisht, keshtu do te duket sepse vleresimi im nuk eshte si i yti. Por ty nuk te takon te supozosh te kunderten kur per me teper nuk je fare ne dijeni se cfare kam lexuar e cfare nuk kam lexuar. Te jesh i sigurte qe Nicen deh vullnetin e Nices e kam lexuar me shume se disa here. Me thuaj, cfare thashe une qe tregova qe nuk e paskam lexuar Nicen? Apo pse thjesht e denova kete pikepamje, qe sipas teje do te thote qe nuk e kuptoj, e domosdo nuk do ta kem lexuar???

Te tilla rryma te papergjegjshme si p.sh nihilizmi pasiv e aktiv, dadaizmi, e pesimizmi nuk meritojne me te voglin seriozitet vemendjeje e vleresimi. Keta shkaterrimtar te se mires...

P.S Asgje tjeter ne te tilla rrethana nuk mund te ndihmoje njeriun e zene kurth nga idiotizmat e kohes me shume se trankuilizatoret...rrefimi i imi ky!!! [/qb]
Mos u merzit, se nuk te kam bojkotuar, por i takonte nismetarit te temes t'u kundervihej atyre qe mund ta kuptojne temen sikur behet fjale per pushtet parlamentar. Ndaj edhe nuk pjesemora me shume se me postimin tim te mesiperm.

Une do te te pergjigjem, po ty c'te ngeli tani? Pse u nxitove kot?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Neo, ne kete prizem, edhe Zoti yt "i ka lene gjerat sipas midese" se kujtdo. Madje, ti sic duket nuk e ke vene re se cdo gje ka te pakten dy kendveshtrime, dy interpretime. Por, c'ndodh ne shprehine tende te pare? Ti e quan Nicen "bastard". Ketij te pakten i njihen nena dhe baba. Por atij Jezu Krishtit nuk i dihet mire baba, se thuhet se Maria ishjte e virgjer dhe u ngjiz... nga fryma e shenjte!

Pra, cdo njeri qe thote dicka, a mund te jete bastard, vetem sepse dicka qe ai ka thene mund te transmetohet ne te pakten dy menyra? Qenkemi te gjithe bastarde, pra?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Urime per temen Neo! Shume interesante me duket! /pf/images/graemlins/smile.gif

Personalisht, e gjykoj vullnetin per pushtet si nje fenomen keqdashes dhe egoist, biles rrezikmerisht shume egoist. Mendoj se pushteti konsiston ne njohjen, lavderimin, dhe shperblimin e meritave. Por, si dhe shume vese te tjera, ky vullnet eshte i pasosur, dhe shfaros cdo pengese qe mundohet ta kundershtoje, deri ne kulm. Cka e ben kete edhe me te rrezikshem eshte fakti se per Nicen ky pushtet nuk ka asnje limit, pervecse njeriu vete!!! Kush eshte matesi zoteri nicjan? Matesine dua ta njoh!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif

Nicja gabohet kur nuk kupton se edhe pirja e tepert e qumeshtit te ben dem, jo me pushteti!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Logos, ja edhe pergjigjja per te cilen ti vure kujen...

Matesi, sipas Nices, eshte njeriu, sepse toka eshte e njeriut, jeta eshte e njeriut dhe pushtetin duhet ta kete njeriu(ketu mund te dale te postoje ai idioti i zakonshem qe mund ta krahasoje me ideologjine enveriste "toka i takon atij qe e punon"...)!

Shiko tani kush eshte keqdashes dhe ki keq per veten!!!

“Krishtërimi, që në fillimet e veta, ka qenë shpalosur si neveri për jetën dhe për mbingopjen prej saj. Kjo vetëm se ka qenë maskuar, ka qenë fshehur, vetëm ka qenë “stolisur” nga besimi në jetën “tjetër”, “më të mirë”. Urrejtja për “jetën”, mallkimi i afeksioneve, frika para së bukurës[kujtoni këtu kamzhikët që priftërinjtë u japin trupit të tyre, si peshkopi i Notre Damme kur sheh Esmeraldën e bukur, V. E.], para sensuales, predikimi i jetës së matanëvarrit, i shpikur vetëm e vetëm që të mallkohej sa më mirë kjo e këtushmja, në të vërtetë, synimi për asgjë, ngushëllimi me ditën e madhe të ringjalljes, kurdoherë më janë dukur(së bashku me vullnetin këmbëngulës të krishtërimit për të pranuar vetëm vlerat morale) format nga më të rrezikshmet dhe më të tmerrshmet për të groposur jetësoren, apo të paktën, shenja të sëmundjes së rëndë, të kapitjes së madhe, të zymtisë së thellë, të shterimit të jetës, sepse përpara moralit(në veçanti moralit të krishterë) jeta vazhdimisht, pashmangshmërisht duhet të ndjehet e padenjë për t’u dashur, se ajo në çdo drejtim nuk është normale, domethënë, morale. Kurse morali, si i tillë, ç’na qenka, në rast se shihet si “vullnet për mohimin e jetës”, si instinkt i fshehur për të shkatërruar jetën, si shtytje për degradim, për poshtërim, për shpifje, si fillim i fundit? Pra, del se na qenka më i rrezikshmi i më të rrezikshmëve…” (”Lindja e tragjedisë”, F. NIÇE, botimi shqip 2001, fq. 19)

Doja t'i shkronjenxija ndonje fjale ketyre mendimeve niceane, por s'po dija se ke?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Njeriu eshte i vetmi ai qe i ve kufijt, kete te thashe edhe une. Vetem nje gje ta them me sigurine me te plote -- 'Zoti' qe Nicja njihte, nuk eshte Zoti te cilin ai pretendonte te njihte.

Zotohem ti kthehem me vone bisedes pasi nuk me premton me koha.
 

olti

Neo
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Neo, ne kete prizem, edhe Zoti yt "i ka lene gjerat sipas midese" se kujtdo. Madje, ti sic duket nuk e ke vene re se cdo gje ka te pakten dy kendveshtrime, dy interpretime. Por, c'ndodh ne shprehine tende te pare? Ti e quan Nicen "bastard". Ketij te pakten i njihen nena dhe baba. Por atij Jezu Krishtit nuk i dihet mire baba, se thuhet se Maria ishjte e virgjer dhe u ngjiz... nga fryma e shenjte!

Pra, cdo njeri qe thote dicka, a mund te jete bastard, vetem sepse dicka qe ai ka thene mund te transmetohet ne te pakten dy menyra? Qenkemi te gjithe bastarde, pra? [/qb]
Zoti im e ka dalluar qarte te miren nga e keqja /pf/images/graemlins/smile.gif

Une e quajta Nicen me ate emer jo se eshte bastard i vertete (ne fakt se di asnjeri), por sepse filozofia e tij ka lene kaq te keqe mbi bote. Ku e di ti se ai nuk e ka bere me qellim ate lenie ashtu te filozofise se tij. Ne fakt ne po dalim jashte teme krejtesisht. Une kam ndermend te hap nje teme mbi materializmin ne pergjigjesi dhe ate te rilindur ne shek. XVIII - XIX, por nejse.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb]Logos, ja edhe pergjigjja per te cilen ti vure kujen...

Matesi, sipas Nices, eshte njeriu, sepse toka eshte e njeriut, jeta eshte e njeriut dhe pushtetin duhet ta kete njeriu(ketu mund te dale te postoje ai idioti i zakonshem qe mund ta krahasoje me ideologjine enveriste "toka i takon atij qe e punon"...)!

Shiko tani kush eshte keqdashes dhe ki keq per veten!!!

“Krishtërimi, që në fillimet e veta, ka qenë shpalosur si neveri për jetën dhe për mbingopjen prej saj. Kjo vetëm se ka qenë maskuar, ka qenë fshehur, vetëm ka qenë “stolisur” nga besimi në jetën “tjetër”, “më të mirë”. Urrejtja për “jetën”, mallkimi i afeksioneve, frika para së bukurës[kujtoni këtu kamzhikët që priftërinjtë u japin trupit të tyre, si peshkopi i Notre Damme kur sheh Esmeraldën e bukur, V. E.], para sensuales, predikimi i jetës së matanëvarrit, i shpikur vetëm e vetëm që të mallkohej sa më mirë kjo e këtushmja, në të vërtetë, synimi për asgjë, ngushëllimi me ditën e madhe të ringjalljes, kurdoherë më janë dukur(së bashku me vullnetin këmbëngulës të krishtërimit për të pranuar vetëm vlerat morale) format nga më të rrezikshmet dhe më të tmerrshmet për të groposur jetësoren, apo të paktën, shenja të sëmundjes së rëndë, të kapitjes së madhe, të zymtisë së thellë, të shterimit të jetës, sepse përpara moralit(në veçanti moralit të krishterë) jeta vazhdimisht, pashmangshmërisht duhet të ndjehet e padenjë për t’u dashur, se ajo në çdo drejtim nuk është normale, domethënë, morale. Kurse morali, si i tillë, ç’na qenka, në rast se shihet si “vullnet për mohimin e jetës”, si instinkt i fshehur për të shkatërruar jetën, si shtytje për degradim, për poshtërim, për shpifje, si fillim i fundit? Pra, del se na qenka më i rrezikshmi i më të rrezikshmëve…” (”Lindja e tragjedisë”, F. NIÇE, botimi shqip 2001, fq. 19)

Doja t'i shkronjenxija ndonje fjale ketyre mendimeve niceane, por s'po dija se ke? [/qb]
Visi,

Natyra e atij njeriu qe Nicja synon te ngreje nga varri, eshte kallur ne permasa te paimgjinueshme. Ndonese kurioziteti 'per ta provuar' nuk eshte me i habitshem, nuk mbledh me tifoze, pasi tashme kane marre nje tjeter status-- ate te skllavit, skllav i te pakuptimtes, skllav i turmes, i te fuqishmeve.

Doktrina e tij eshte shkaterrimtare e natyres se vertete njerezore, mbi te cilen mund te diskutojme pafundesisht. Jetojme ne nje bote postmoderne, ku cdo gje pati nismen nga Nicja, i cili ne menyren me te papergjegjeshem, mori persiper te arrinte ne perfundime flagrante. Aftesite e tij gjuhesore i sherbyen me se miri qellimit te tij te erret te helmimit te shpirtit njerezor.

Morali qe cilin Nicja e perdhos, eshte esenca e cdo ligji, e cdo rregulli, e cdo lirie, si dhe e cdo kufiri, ndalese, dhe "Mos-i". Mohimi i vetvetes ndodh si pasoje e parandalimit qe Zoti i ben njeriu perpara se ai te shkaterrohet ne veset e tij mishore. Besohet ne ekzistence me te larte, ne ate shpirterore--verberia e Nices. Nicja deshton te kuptoje se per t'ia arritur kesaj njeriu duhet te mohoje cdo 'shqetesues' qe pengon ne arritjen e qellimit sublim. Ne te kundert, Libri jep paralajmerimet perkatese. Perse qenka perulja praktike e dobet e njeriut? Pa dyshim qe edhe perulja sjell bulmim fuqie.

Shkaterrimtaret jane ato qe derrmuan vlerat, dhe i zevendesuan ato me ato negativet, qe e kthyen boten ne nje drejtim te mbrapshte egoist e fondamentalist, ato qe sollen shkaterrim, urrejtje, lufte, e anarki me faren e tyre. Dhe se fundi duke mos e kuptuar qe Zarathustra deshtoi...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Neo, ne kete prizem, edhe Zoti yt "i ka lene gjerat sipas midese" se kujtdo. Madje, ti sic duket nuk e ke vene re se cdo gje ka te pakten dy kendveshtrime, dy interpretime. Por, c'ndodh ne shprehine tende te pare? Ti e quan Nicen "bastard". Ketij te pakten i njihen nena dhe baba. Por atij Jezu Krishtit nuk i dihet mire baba, se thuhet se Maria ishjte e virgjer dhe u ngjiz... nga fryma e shenjte!

Pra, cdo njeri qe thote dicka, a mund te jete bastard, vetem sepse dicka qe ai ka thene mund te transmetohet ne te pakten dy menyra? Qenkemi te gjithe bastarde, pra? [/qb]
Zoti im e ka dalluar qarte te miren nga e keqja /pf/images/graemlins/smile.gif

Une e quajta Nicen me ate emer jo se eshte bastard i vertete (ne fakt se di asnjeri), por sepse filozofia e tij ka lene kaq te keqe mbi bote. Ku e di ti se ai nuk e ka bere me qellim ate lenie ashtu te filozofise se tij. Ne fakt ne po dalim jashte teme krejtesisht. Une kam ndermend te hap nje teme mbi materializmin ne pergjigjesi dhe ate te rilindur ne shek. XVIII - XIX, por nejse. [/qb]
JO, jo, ka dokumente per atesine dhe memesine e Nices. E perseris, per babain e Jezu Krishtit nuk ka!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb]Logos, ja edhe pergjigjja per te cilen ti vure kujen...

Matesi, sipas Nices, eshte njeriu, sepse toka eshte e njeriut, jeta eshte e njeriut dhe pushtetin duhet ta kete njeriu(ketu mund te dale te postoje ai idioti i zakonshem qe mund ta krahasoje me ideologjine enveriste "toka i takon atij qe e punon"...)!

Shiko tani kush eshte keqdashes dhe ki keq per veten!!!

“Krishtërimi, që në fillimet e veta, ka qenë shpalosur si neveri për jetën dhe për mbingopjen prej saj. Kjo vetëm se ka qenë maskuar, ka qenë fshehur, vetëm ka qenë “stolisur” nga besimi në jetën “tjetër”, “më të mirë”. Urrejtja për “jetën”, mallkimi i afeksioneve, frika para së bukurës[kujtoni këtu kamzhikët që priftërinjtë u japin trupit të tyre, si peshkopi i Notre Damme kur sheh Esmeraldën e bukur, V. E.], para sensuales, predikimi i jetës së matanëvarrit, i shpikur vetëm e vetëm që të mallkohej sa më mirë kjo e këtushmja, në të vërtetë, synimi për asgjë, ngushëllimi me ditën e madhe të ringjalljes, kurdoherë më janë dukur(së bashku me vullnetin këmbëngulës të krishtërimit për të pranuar vetëm vlerat morale) format nga më të rrezikshmet dhe më të tmerrshmet për të groposur jetësoren, apo të paktën, shenja të sëmundjes së rëndë, të kapitjes së madhe, të zymtisë së thellë, të shterimit të jetës, sepse përpara moralit(në veçanti moralit të krishterë) jeta vazhdimisht, pashmangshmërisht duhet të ndjehet e padenjë për t’u dashur, se ajo në çdo drejtim nuk është normale, domethënë, morale. Kurse morali, si i tillë, ç’na qenka, në rast se shihet si “vullnet për mohimin e jetës”, si instinkt i fshehur për të shkatërruar jetën, si shtytje për degradim, për poshtërim, për shpifje, si fillim i fundit? Pra, del se na qenka më i rrezikshmi i më të rrezikshmëve…” (”Lindja e tragjedisë”, F. NIÇE, botimi shqip 2001, fq. 19)

Doja t'i shkronjenxija ndonje fjale ketyre mendimeve niceane, por s'po dija se ke? [/qb]
Visi,

Natyra e atij njeriu qe Nicja synon te ngreje nga varri, eshte kallur ne permasa te paimgjinueshme. Ndonese kurioziteti 'per ta provuar' nuk eshte me i habitshem, nuk mbledh me tifoze, pasi tashme kane marre nje tjeter status-- ate te skllavit, skllav i te pakuptimtes, skllav i turmes, i te fuqishmeve.

Doktrina e tij eshte shkaterrimtare e natyres se vertete njerezore, mbi te cilen mund te diskutojme pafundesisht. Jetojme ne nje bote postmoderne, ku cdo gje pati nismen nga Nicja, i cili ne menyren me te papergjegjeshem, mori persiper te arrinte ne perfundime flagrante. Aftesite e tij gjuhesore i sherbyen me se miri qellimit te tij te erret te helmimit te shpirtit njerezor.

Morali qe cilin Nicja e perdhos, eshte esenca e cdo ligji, e cdo rregulli, e cdo lirie, si dhe e cdo kufiri, ndalese, dhe "Mos-i". Mohimi i vetvetes ndodh si pasoje e parandalimit qe Zoti i ben njeriu perpara se ai te shkaterrohet ne veset e tij mishore. Besohet ne ekzistence me te larte, ne ate shpirterore--verberia e Nices. Nicja deshton te kuptoje se per t'ia arritur kesaj njeriu duhet te mohoje cdo 'shqetesues' qe pengon ne arritjen e qellimit sublim. Ne te kundert, Libri jep paralajmerimet perkatese. Perse qenka perulja praktike e dobet e njeriut? Pa dyshim qe edhe perulja sjell bulmim fuqie.

Shkaterrimtaret jane ato qe derrmuan vlerat, dhe i zevendesuan ato me ato negativet, qe e kthyen boten ne nje drejtim te mbrapshte egoist e fondamentalist, ato qe sollen shkaterrim, urrejtje, lufte, e anarki me faren e tyre. Dhe se fundi duke mos e kuptuar qe Zarathustra deshtoi... [/qb]
Une nuk e kuptoj ndonjehere gjykimin tend te ceket! Bertet hajduti 'kapeni hajdutin'! Kjo nuk durohet vella! Paska helmuar Nice shpirtin njerezor??? Krishterimi e kishte/ka helmuar!!! C'te diskutosh ?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Visi,

Praktikisht dhe teorikisht, me thuaj 1 dobi te Nihilizmit, te te them 10 dobi te Krishterimit. Pastaj, ta shohim se kush eshte helmuesi i vertete.

Qe ti nuk e njeh esencen e Krishterimit, kjo eshte fare e qarte. E ke me t'nigjume kyt muhabet m'duket! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Vullneti për pushtet!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Visi,

Praktikisht dhe teorikisht, me thuaj 1 dobi te Nihilizmit, te te them 10 dobi te Krishterimit. Pastaj, ta shohim se kush eshte helmuesi i vertete.

Qe ti nuk e njeh esencen e Krishterimit, kjo eshte fare e qarte. E ke me t'nigjume kyt muhabet m'duket! /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Per dobite e krishterimit nuk kam as dyshimin me te vogel qe jane antivlera. Por ti ben gabimin me elementar, per nje "njohes" te Nices, kur pretendon se i takon Nihilizmit, nderkohe qe ai e ka pohuar vete se nuk i takon nihilizmit. :book:

Nihilizmi, vella, mohon gjithcka i del perpara pa ngritur asgje. Por Niçe ngriti(nxorri) nga pluhuri sionisto-semit NJERIUN . E QUAJTI MBINJERI, po c'rendesi ka emri? :shrug:

Pastaj, si nuk e njihkam esencen e krishterimit? Ajo eshte paqja, meshira, perulja. Ne shqiptaret kemi futur ne media nje neologjizem(meqe ty te terheq edhe gjuha shqipe):

Gjithëbythëkthyerja! Kjo, pra, i afrohet shume esences kristiane. Pastaj, kujtohu nga vjen kristianizmi, nga hebrenjte...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vullneti për pushtet!

Nuk di ne do te hyje ne pune...

Thone se
Knowledge is power.

gjithashtu thone
Power tends to corrupt. (thene nga Lord Acton)
:book:
 
Top