Kampionat i perbashket nese ekipet e Kosoves i bashkohen Shqiperise

Slevin

Forumium maestatis
Nuk e di c'te them, si ide nuk eshte nje ide e keqe por gjithashtu nuk mund te shkaterrohen strukturat e federates se futbollit se aleanca kuq e zi do te perhapi gjithmone e me shume "patriotizmin" e saj neper trevat shqiptare.

Me poshte keni artikullin qe mund ta lexoni. Ju si mendoni o njerez eshte e drejte te bashkohen 2 kampionate te nje niveli mjaft inferior ne nje te vetem???


“Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100-vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, një kampionat”, duke përfshirë në një konkurrim të përbashkët të përfaqësive të futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë; hapjen e negociatave me të gjithë institucionet ndërkombëtare, si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi me qëllim njohjen dhe standardizimin e të gjithë kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosovë, si një trup i vetëm; zhvillimin e seminareve, konferencave, tryezave konsultative, diskutimeve me ekspertë vendas dhe të huaj për të realizuar një debat institucional dhe transparent me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri, Kosovë dhe presidentët e tyre, aksionerët e shoqërive, tifozët, me qëllim realizimin e një vendimmarrje sa më të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në këtë fushë”, tha drejtori Ekzekutiv i Aleancës, Redi Rama.

Ky propozim i Aleancës Kuq e Zi i është dërguar në formën e një kërkese zyrtare Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe autoriteteve ndërkombëtare të futbollit. Mirëpo Federata e Kosovës nuk njihet ende nga UEFA dhe FIFA dhe kjo i ka penalizuar klubet kosovare të futbollit në aktivitetet ndërkombëtare.

Në këto kushte, sa i mundshëm është unifikimi i kampionateve dhe i federatave? Sipas specialistëve të futbollit, kjo mund të lejohet nga UEFA vetëm nëse klubet e Kosovës luajnë në kampionatin e Shqipërisë, që do të jetë vitrina dhe marka zyrtare e këtij aktiviteti sportiv.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ideja eshte shume interesante dhe di qe dikur FC Bayern ka dashur te futet ne Serie A. Nese me verte e do Federata Shqiptare dhe ajo e Kosoves, eshte gje qe arrihet.
 

Slevin

Forumium maestatis
Ideja eshte shume interesante dhe di qe dikur FC Bayern ka dashur te futet ne Serie A. Nese me verte e do Federata Shqiptare dhe ajo e Kosoves, eshte gje qe arrihet.
Ndoshta, por duke pare cilesin e kampionateve me duket problem, pastaj nga ana tjeter mendoj se eshte dicka e pa realizueshme duke qen se kosovaret kerkojne te kete nje kombetare te tyre dhe jo shqiperine, nga ana tjeter me gjithe kete korrupsion qe ka ne ndeshjet e kampionateve shqiptare, te bashkohet edhe me ate kosovare eshte tmerr.

Kampionati ka nevoj per nje fryme tjeter, por qe duket sikur nuk do vi kurr.
 
Top