Re: Te dua o poet i rrugeve...
<span style="font-style: italic">Lamtumire ty dhe emrit tend!</span>
Lamtumire them dhe une, po ti nuk je aty ta degjosh, poet i rrugeve.
Kujtoj kur hidhje vargje te krisura per ndjenja te krisura, pa u menduar se ajo qe po beje shkonte diku e mbillej si nje bime kokeforte, qe leshon rrenje te thella qe ushqehen me lengun e venave dhe arterieve te mia...
Shpesh kam pyetur veten pse me bere pershtypje ti, pse me bere te kthej koken pas per te pare silueten tende, per te pare si ecje ashtu perkulur me duar ne xhepa, ndersa largoheshe ne erresiren e nates te verbuar nga drita te shumta e pa kuptim qe festonin dicka, qe mua me ben te ve kujen?!
U mundova te gjej kuptimin tek fjalet e tua, por sot mendoj se ishte nje shfajesim i ndergjegjes tende te torturuar nga nuk di cfare, ndoshta nga vete prezenca ime pa vend.
Eh poet, edhe fjalet e tua u shteren, e per cudi dhe te miat u heshten, e ashtu i thame njeri-tjetrit lamtumire, ndersa gojen e ndyenim me fjale miresjellje qe "edukata" na i leshonte si buke te ngrohta jashte, e brum te papjekur ne zemer.
Lamtumire, te them pra, edhe pse ti nuk je aty ta degjosh, ndoshta ne ndonje kend duke thurur vargje te krisura per dike me vena e arterie plot gjak te fresket. Pije per nder tim te pakten njehere! Edhe pse s'jam aty, do ta ndjen mendimin qe do me kushtosh!
Gezuar Poet, gezuar!