Une me shume devijime per gustot e x, y, z ... etj !!?
Edhe cfare pastaj?
Mund te mos jesh dakord, por as noten e devijimeve nuk mund ta vendosesh per askend pervecse per vete. Ne ceshtje te tilla gjykatesi behet vetem ndaj vetvetes, jo te tjereve.
Ajo cfare kam thene nuk flet per te beren pishman se cfare bera une, apo secili nga ne, per femijet e vet, perkundrazi, flet per te beren pishman se cfare ndoshta nuk bera une, apo secili nga ne, per femijet e vet, e pare ne retrospektiven "ideali". Eshte nje mendim i deduktuar natyrshem dhe jam shume afer te vertetes nese them se na ndodh ta mendojme te tere ne momentin e pershkruar.
Nuk eshte fare absurde per mua te them se do me dukej jeta shume e varfer dhe mjerane nese mbushja e kesaj jete do te ishin idealet. Jam i sigurt qe te tereve ne momentet e fundit te jetes, nuk jane idealet ato qe ju vijne neper mend dhe ajo cfare mendojne ne ato momente, por eshte sekuenca te vete kesaj jete, eshte dicka qe ka ndodhur realisht dhe tashme eshte bere histori, dhe jo fantazite e idealeve te dikurshme, subjekt i erozionit te kohes. Idealet e sotme neser mund te mos jene ne piedestal, edhe po nuk ndryshuam vete ne kete aspekt, me kohen ka ndryshuar shoqeria dhe ambienti rreth ketij ideali. Edhe nese eshte i prekshem, eshte shndrruar ne nostalgji tashme, ky ish-ideal, te cilin e nderojme ne te njejten menyre si cdo gje tjeter qe ka patur shume vlere ne femijerine tone, por qe realisht eshte dicka shume e zakonshme, sic psh cezma ne oborr.
Nuk duhet ngaterruar idealet me parimet dhe vlerat. Idealet jane statuja te mbrujtura me nderthurje parimesh dhe vlerash. Nje ideal i secilit eshte i tille pasi ndertohet dhe mbeshtetet ne bindje dhe shtysa me te thella dhe me bazike. Si nje veper arti secili prej nesh nderton idealet me materialin e parimeve. Ideali eshte dicka qe mund te dogmatizohet, mund te definohet duke u zberthyer ne vlerat perkatese qe e perbejne, kurse vlerat ju ngjajne me teper aksiomave atomike per te cilat secili eshte i bindur shume thelle brenda vetes dhe ne menyre thelbesore jane justifikuese per te ndjekur idealin apo idealet qe kompozojne.
Cdokush i vendos ekuilibrat ne jete sipas menyres qe jeta e tij te behet sa me e lehte, sa me pak probleme dhe me sa me shume gezime. Nese per ty personalisht filozofia ka aftesine per te te bere qe boten ta shohesh me sy tjeter dhe per te te dhene force per te vazhduar, ndoshta ka te tjere qe mund ta shohin boten me sy tjeter dhe te gjejne force per te vazhduar pa qene e nevojshme te perdorin kaq shume filozofi. Filozofia eshte interpretimi, jo mesazhi. Mesazhi eshte jeta e gjithsecilit. Jo te gjithe njerezit jane njesoj.
Don't be fast to judge. Live, and let live.