Jeta pa nje ideal eshte si anija pa drejtues

  • Thread starter keisha
  • Data e fillimit
K

keisha

Guest
Nese nuk i jepet jete nje kuptim,nje enderr per te realizuar,nje ideal per te jetuar do te jemi si nje anije perballe nje deti te trazuar (realiteti) i cili rreket per ndonje fije shprese per te shpetuar por e di se ne fund do te fundoset;)
 

pikolo diavolo

Primus registratum
degjojeni nje tjeter:
''Nese do te ndash te pameshireshmin minut ne sekonda pune te kryer,
e jotja do te jete toka me gjithecka qe mbi te ekziston ,
dhe ajo qe vlen me shume
do te jesh NJERI,biri im

Kipling
 

Megg

Carpe Diem
Nese nuk i jepet jete nje kuptim,nje enderr per te realizuar,nje ideal per te jetuar do te jemi si nje anije perballe nje deti te trazuar (realiteti) i cili rreket per ndonje fije shprese per te shpetuar por e di se ne fund do te fundoset;)

Thumbsup ..!!
Jeta pa ideal->ne meshure te fatit
Anija pa drejtues-> nga ta drejtoje era...
Krahasim ideal per te treguar se pa ideal jeta esht thjesht nje eksperience pa vlere ,sepse jeta pa sakrifica dhe pengesa per te arritur tek ideali...doesen't make sense!!!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Nese nuk i jepet jete nje kuptim,nje enderr per te realizuar,nje ideal per te jetuar do te jemi si nje anije perballe nje deti te trazuar (realiteti) i cili rreket per ndonje fije shprese per te shpetuar por e di se ne fund do te fundoset;)

po e filloj nga fundi...te gjithe e dime se ne fund te fundit, me endrra ose pa, me deshira ose pa....te gjithe e kemi fundin e njejte...

une do te doja qe deti im te ish vaj...mos ishte hiç i trazuar...ndoshta dhe endrrat do ti realizoja me kollaj...por te gjithe e dime qe nje fat te tille ne 7 miliarde e me shume fryme qe ka toka.... jane vetem nje grusht ata qe realizojne endrren e tyre!

nuk e di çfare kuptimi ka jeta! definicionin nuk e di! Une jetoj jeten time ashtu siç me vjen, sot mire neser keq, pasneser me mire...s'kam asnje problem apo pakenaqesi nga jeta qe bej...them se rendesi ka te jetosh momentet, plotesisht, pastaj duke pare e duke bere :)
çfare kuptimi i jep ti jetes tende? ose me mire si ja jep kuptimin?
 
K

keisha

Guest
degjo komentin nga ana ime:
imagjino per nje sekond qe ne jemi kapiteni i jetes sone ,qe ecen nen ujrat e realitetit,.....................
por mos harro se ka shume stuhi,veshtiresi te kalosh dhe tani ne kete moment jeta jote merr nje kuptim ,i asajt per te triumfuar,per te shikuar token dhe arritjen e sipermarrjes tende,frytin e punes per te cilen kaq shume ke luftuar te arrish............1 zgjidhje ke ,nje duel ne mes ti apo jeta.......................ky eshte objektivi per te arritur ,se nese nuk e bejme ,kurr nuk do te shohim token ose suksesin,njeriu duhet ti jap vetevetes nje kuptim per te mbijetuar,nje kuptim per te cilen ti do te luftosh kunder detit te trazur....................duhet te kesh ambicie per te nesermen ..........qe te kesh nje te ardhme ndryshe nga e tashmja..........................per te ngjitur dalengadale shkallet e suksesit,per nje jete me te mire ,.............ti mund te jetosh cdo moment qe te jepet,ne menyren qe ti deshiron por edhe ti ke enderra ,per te cilen deshiron ti realizosh dhe per kete te siguroj qe do te kesh shume rruge per te bere,ne menyre qe te dalesh e zonja e jetes tende
nuk e di sa e qarte isha pot flm per pyetjen
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
shume qarte, flm per pergjigjen, vullneti dhe optimizmi qe te karakterizon, mund ta çojne anijen tende shume larg...

patjeter qe kam endrra; qe kam shpresa; por nuk mund te bie dakord me titullin e temes; secili prej nesh ka idealin e vet....madje gjate jetes njeriu kupton se mund te kete shume ideale...sa te realizueshme e sa jo...qe i pershtaten epokes ne te cilen jeton!!!
 

X X X

Primus registratum
keisha ,me komentin tend kam kuptuar termin jete ,bravo sepse ashtu eshte jeta me ne,e ashper ...................me pelqen shume
 

Megg

Carpe Diem
shume qarte, flm per pergjigjen, vullneti dhe optimizmi qe te karakterizon, mund ta çojne anijen tende shume larg...

patjeter qe kam endrra; qe kam shpresa; por nuk mund te bie dakord me titullin e temes; secili prej nesh ka idealin e vet....madje gjate jetes njeriu kupton se mund te kete shume ideale...sa te realizueshme e sa jo...qe i pershtaten epokes ne te cilen jeton!!!
Pikerisht,po nuk pate ideal,nuk ke force per te vazhduar,edhe po pate force per cfare?per dicka qe nuk e adhuron e nuk sakrifikon gjithcka per ta arritur?Eshte tjeter fakti qe jo te gjitha idealet* realizohen por kujdes po flasim per "ideale" dhe jo per endrrat e shumta qe mbesin ne sirtar ne udhen e gjate te barkes :) Kujdes : Oqeani ka rreziqe!
:)
 

gurax

Pan ignoramus
shume qarte, flm per pergjigjen, vullneti dhe optimizmi qe te karakterizon, mund ta çojne anijen tende shume larg...

patjeter qe kam endrra; qe kam shpresa; por nuk mund te bie dakord me titullin e temes; secili prej nesh ka idealin e vet....madje gjate jetes njeriu kupton se mund te kete shume ideale...sa te realizueshme e sa jo...qe i pershtaten epokes ne te cilen jeton!!!

Me pelqen kjo menyre te shprehuri. Titulli eshte i pakuptimte; per secilin nga ne idealet e djeshme sot shumica jane ne kosh te plehrave dhe jane zevendesuar me ideale te tjera. Pasi ky proces ndodh disa here rresht, e veme ndergjegjen ne vend duke ridefinuar kuptimin e idealit, duke e ulur pak ne "grade". Pasi edhe kjo gje ndodh disa here, veme re se jemi lodhur tashme nga nje lume fjalesh qe derdhen ne nje oqean filozofie por qe ne fund nuk japin as kontributin me te vogel ne netet pa gjume kur femijet tane mbarojne shkollat e mesme dhe ndonese jane bere 3 vjet qe kursejme si te cmendur per t'i cuar ne universitet, prape te ardhurat nuk mjaftojne! Dhe ideali i dikurshem, timonieri seksi me muskuj (me tanga braziliane per meshkujt) dhe qe drejtonte i sigurt anijen e jetes tone, eshte plakur, fishkur dhe i kane rene dhembet. Dhe vetem ne buze te varrit kuptojme qe kuptimi i jetes, dhe ai ka qene nje ideal tjeter tashme i fishkur. Ne fund te fundit jeta e cila mbani mend s'ka qene asgje tjeter pervecse nje jete me njerez rreth e rrotull dhe jo vetmitare kur nuk e zgjedhim te tille, nje jete qe te mos jete frigoriferi bosh kur duam te hame, nje jete qe ne total te kete me shume momente me te qeshura sesa me te qara. Kaq e thjeshte te jete vertet?

"Good bye, cruel world
I'm leaving you today,
Good bye, good bye, good bye.
Good bye all you people,
there's nothing you can say
To make me change my mind,
Good bye." -- Pink Floyd, "Good bye cruel world"

Pjesa tjeter, jane fjale te medha, por ne shumicen derrmuese, boshe.
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
me fal po nuk jam dakord me ty ,ti nuk mund te quash te pavlere filozofine,ku ajo eshte e vetmja per te ndihmuar per te te shikuar jeten me sy tjeter,per te te dhene force per te vazhduar,ajo te jep nje mesazh ,interpretimin beje ti.....................,ndersa persa i perket per te luftuar per te cuar perpara femijet tane,do te isha shume i qete me ndergjegjjen time sepse bera gjithcka munda ,i provova te gjitha ,dhe kjo nuk me ben aspak pishman se nuk arrita aty ku doja...................
Me pelqen kjo menyre te shprehuri. Titulli eshte i pakuptimte; per secilin nga ne idealet e djeshme sot shumica jane ne kosh te plehrave dhe jane zevendesuar me ideale te tjera. Pasi ky proces ndodh disa here rresht, e veme ndergjegjen ne vend duke ridefinuar kuptimin e idealit, duke e ulur pak ne "grade". Pasi edhe kjo gje ndodh disa here, veme re se jemi lodhur tashme nga nje lume fjalesh qe derdhen ne nje oqean filozofie por qe ne fund nuk japin as kontributin me te vogel ne netet pa gjume kur femijet tane mbarojne shkollat e mesme dhe ndonese jane bere 3 vjet qe kursejme si te c
"Good bye, cruel world
I'm leaving you today,
Good bye, good bye, good bye.
Good bye all you people,
there's nothing you can say
To make me change my mind,
Good bye." -- Pink Floyd, "Good bye cruel world"

Pjesa tjeter, jane fjale te medha, por ne shumicen derrmuese, boshe.

shume devijime,shume
 

gurax

Pan ignoramus
Une me shume devijime per gustot e x, y, z ... etj !!?
Edhe cfare pastaj?
Mund te mos jesh dakord, por as noten e devijimeve nuk mund ta vendosesh per askend pervecse per vete. Ne ceshtje te tilla gjykatesi behet vetem ndaj vetvetes, jo te tjereve.
Ajo cfare kam thene nuk flet per te beren pishman se cfare bera une, apo secili nga ne, per femijet e vet, perkundrazi, flet per te beren pishman se cfare ndoshta nuk bera une, apo secili nga ne, per femijet e vet, e pare ne retrospektiven "ideali". Eshte nje mendim i deduktuar natyrshem dhe jam shume afer te vertetes nese them se na ndodh ta mendojme te tere ne momentin e pershkruar.
Nuk eshte fare absurde per mua te them se do me dukej jeta shume e varfer dhe mjerane nese mbushja e kesaj jete do te ishin idealet. Jam i sigurt qe te tereve ne momentet e fundit te jetes, nuk jane idealet ato qe ju vijne neper mend dhe ajo cfare mendojne ne ato momente, por eshte sekuenca te vete kesaj jete, eshte dicka qe ka ndodhur realisht dhe tashme eshte bere histori, dhe jo fantazite e idealeve te dikurshme, subjekt i erozionit te kohes. Idealet e sotme neser mund te mos jene ne piedestal, edhe po nuk ndryshuam vete ne kete aspekt, me kohen ka ndryshuar shoqeria dhe ambienti rreth ketij ideali. Edhe nese eshte i prekshem, eshte shndrruar ne nostalgji tashme, ky ish-ideal, te cilin e nderojme ne te njejten menyre si cdo gje tjeter qe ka patur shume vlere ne femijerine tone, por qe realisht eshte dicka shume e zakonshme, sic psh cezma ne oborr.

Nuk duhet ngaterruar idealet me parimet dhe vlerat. Idealet jane statuja te mbrujtura me nderthurje parimesh dhe vlerash. Nje ideal i secilit eshte i tille pasi ndertohet dhe mbeshtetet ne bindje dhe shtysa me te thella dhe me bazike. Si nje veper arti secili prej nesh nderton idealet me materialin e parimeve. Ideali eshte dicka qe mund te dogmatizohet, mund te definohet duke u zberthyer ne vlerat perkatese qe e perbejne, kurse vlerat ju ngjajne me teper aksiomave atomike per te cilat secili eshte i bindur shume thelle brenda vetes dhe ne menyre thelbesore jane justifikuese per te ndjekur idealin apo idealet qe kompozojne.

Cdokush i vendos ekuilibrat ne jete sipas menyres qe jeta e tij te behet sa me e lehte, sa me pak probleme dhe me sa me shume gezime. Nese per ty personalisht filozofia ka aftesine per te te bere qe boten ta shohesh me sy tjeter dhe per te te dhene force per te vazhduar, ndoshta ka te tjere qe mund ta shohin boten me sy tjeter dhe te gjejne force per te vazhduar pa qene e nevojshme te perdorin kaq shume filozofi. Filozofia eshte interpretimi, jo mesazhi. Mesazhi eshte jeta e gjithsecilit. Jo te gjithe njerezit jane njesoj.

Don't be fast to judge. Live, and let live.
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
degjo, diku aty thojne ''Tragjedia e jetes nuk eshte kur nuk arrini dot pikesynimet e tuaja
Tragjedia eshte kur nuk keni pikesynime per te arritur''
e kuptove cdua te te them
 
Top