Si e kuptoni ju teorine e absurdit?

paloma

Primus registratum

eshte nje teme shume e thell dhe e veshtire per tu kuptuar ,nuk i ve faj parafoleses,( te pakten keshtu e konceptoj),me absurd une kuptoj te perditshmen qe nuk perputhet me termat e logjikes , libri qe shpjegon me perpikmeri absurdin eshte "i huaji" i alber kamy,iua rekomandoj nese doni te dini ceshte absurdi.
 

paloma

Primus registratum
absurdi eshte vete kotesia e jetes,nese mund te thuhet keshtu,dmth jane veprime te pa konceptuara nga rendi i zakonshem i veprimeve qe presim ne te ndodhin ne nje situate te caktuar.Jane veprime ndoshta te kryera per shkak te nje keq interpretimi ne nje menyre te pakuptueshme per njerez me intelekt normal,perfaqesues te absurdit jane njerez me te vertete te vecante ,paralelisht ne menyre figurative do ti krahasoja me autiket por me nje ndryshim autiket jetojne ne nje bote te mistershme e te izoluar ndersa absurdet jetojne ne nje bote te ftohte e te erret por te arritshem per rrezet e diellit
 

gurax

Pan ignoramus
Ne momentin qe dicka kuptohet nuk eshte me absurde. Nje teori per absurden (te pakuptimten) eshte vetem nje teori per te vrare kohen dhe nje moment tranzicioni intelektual, nje tentative per te pare si zbulime te jashtezakonshme tere gjerat pa sens qe dalin si produkt i klasifikimit (dhe ne menyre te pashmangshme eliminimit) te strukturave gramatikisht korrekte, por sidoqofte pa kurrfare vlere reale ne nxjerrje perfundimesh, transmetim informacionesh apo "zbardhjen e te vertetes" mbi te cilen mund te bazohemi me tej. Provoni analizoni pohimin e drejte gramatikisht dhe filozofikisht por ne vetvete vetem nje mashtrim ne boten reale "Une po fle!" dhe do e kuptoni per cfare e kam fjalen.

Lodra.
 

gangsterja

Primus registratum
Ne teorine e absurdit njeriu ka te drejten te realizoje cdo gje,e ky realizim te jete prapeseprape i sakte.Kjo per shkak te mosekzistences se nje te vertete absolute dhe te nje parametri "universal"qe do te vendoste cfare eshte e drejte dhe cfare jo.E thene me shkurt,kjo eshte nje filozofi ne te cilen mungon krijuesi qe eshte edhe shkaku fillestar dhe faktori qe i jep ngjyrim dhe nje domethenie ekzistences.
 
Top