CHE GUEVARA!

notorious

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

hawk... ate dokumentar e pash tek Discovery (qe ti t'krijosh nje ide si mund ta pershkruajn aty)

thjesht me ç'kuptova un... merçenari, vrasesi apo ku di un lind i till

ktij qelbesires (rafmet paste) perendia i pa hallet Fideli e boni dhe minister ne Kube... por si çte thash i hanin duart per krime e perdhunime e doli maleve

ja kte kuptova un...
 

Mono

Forumium praecox
Re: CHE GUEVARA!

Celjan,
Te lutem rrespekto dhe mendimin e te tjereve qe eshte i ndryshem nga i yti!

E pranoj qe bluzat e kuqe me Che jane bere pak te bezdisshme. Sidomos kur i sheh te veshura nga adoleshente qe nuk e dine fare cfare simbolizon dhe cfare panorame ka nga mbrapa nje komunizem i tille. Aktualisht cdo simbol i Che eshte nje simbol i komunizmit dhe si i tille eshte i gabuar!

Lexova me siper persona qe kishin permendur shpirtin idealist! Jam shume dakort qe Che Guevara ne vetvete ka qene nje njeri me shpirt te madh dhe aspak nje bandit rrugesh. Luftoi per disa ideale qe i mendonte te duhura ne kohen e tij. Po te ekzistonte ne kohet e sotme, nuk do te luftonte per komunizmin por per dicka tjeter. Njerez si ai luftojne gjithmone per te sjelle nje revolucion ne jetet tona!
 

notorious

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

çesht kjo njerez si ai luftojne per te sjelle nje revolucion ne jetet tona...???

po he na ndriço pak...

p.s. per nje diçka ke te drejte, ska qen bandit rrugesh... por bandit malesh e pyjesh.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

fidel kastro ne nje shkrim te gazeta havana perdore fjalet me fyese ndaj kombit tone dhe se shba po merr vendime per kosoves qendren kulturore te serbise sipas tij duke i bere padrejtesi shtetit serb dhe rusise qe jane autoktone,me keto fjale e pershkruan situaten ky komunist i terbuar qe ka vrare dhe torturuar sebashku me che dhe shfarosur familje te tera vetem se mendonin ndryshe e perfytyroj momentin qe jep urdhrat per vrasjet nga vila e tij bregdetare me nje puro duke u lare ne pishine dhe disa prostituta bjonde kubaneze qe e rrethojne pasi ky bastard e ka shnderuar ate ne nje vend prostitutash.rrofte marksizem-leninizem!
 

notorious

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

mirë e ka Fideli... komb qensh jemi, hiç mos t'vi turp çelo

celjan... më hiq një kuriozitet

çam je ti...?
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

jo skam lidhje thjeshte kam pasur nje shoqe te ngushte nga ajo zone dhe jam me i ndjeshem per kete,fideli eshte turp i botes ka me mijera te burgosur politike ne kube dhe venezuel ku keqtrajtohen si kafshe
 

Besart

Primus registratum
Re: CHE GUEVARA!

Ernesto (Che) Guevara lindi në Rosario në Argjentinas në vitin 1928.
Pasi ushtoj neper Ameriken Latine pa dhe tha ketu nuk ka barazi andaj vetem forma e qeverisjes duhet ndryshuar ai e kishte fjalen per idet marksiste qe sipas ti cdo njeri duhet te jete i barabart. Mirpo ai ne fakt mendont per komunizmin qe ne vendet si pjesen me te madhe te evropes ishte forme e qeverisjes e pa deshiruar. Ai morri pjes si vullnetar ne shume vende Guatema, Kuba, meksik, Boli pra donte te luftonte per popujt latin. ai ishte minister i industrise ne Kube e Fidel Kastros nga viti 1961 dei 1965. ishte i martuar me nje mexsikane e quajtur Hilda Gadea. Vdiq ne viti tetor 1967 pasi kapet nga ushtria boliviste dhe ekzekutohet.
 

ValmirM

Webmaster
Re: CHE GUEVARA!

Che Guevara mbeti dhe do te mbete idhulli i cdo banori te planetit te tokes ai eshte cdo kund ne zemrat e cdo kujt sepse ai u ndihmoj popujve te shtypur dhe beri rezistence kunder qeverive te korrupotuara...
Ndjehemi dhe do te ndjehemi krenar qe ERnesto Guevara ka qene e mbet njeriu - embleme, qe gjithqka ia fali vetem njerezve te shtypur, te mjeruar dhe kauzes se revulucionit..

CHE GUEVARA PERSONIFIKIMI I POLITIKANIT TE PAKORRUPTUAR
 
D

dashurim

Guest
Re: CHE GUEVARA!

nuk e kuptoj se cfare do te thote ky oroshi me semundjen komuniste e di ky se cfare eshte komunizmi e di ky se kush eshte che guevara,edi ky se kush e vrau che guevaren ,edi ky pse i madhi fidel kastro e vrau che guevaren.ik dhe lexo para se te leshosh kumbulla i dashur oroshi
 

Sweety el

Locus omnem
images
 

Sweety el

Locus omnem
Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si Komandante Che, (14 Qershor 1928 Rosario,Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) ishte revolucionar marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të. Nofkën "Che" e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë sepse pëdorte shpesh si çdo argjentinas fjalën "Che", një nocion i barabartë me "Hej". Guevara mori pjesë në revolucionin kommunist të Kubës në krahë të Fidel Kastros në vitin 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros.
 

Sweety el

Locus omnem
Ernesto Guevara lindi nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch më 14 qershor të vitit 1928 në Rozario të Argjentinës dhe vdiq më 9 tetor të vitit 1967 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjend dhe simbol për miliona të rinj komunistë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempre! (sq. Deri në fitore përgjithmon!). Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara ç'do të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij.
Gjatë viteve 1945 - 1952 u transferua në Buenos Aires bashkë me familjën e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjecare vendosi të bëjë udhetimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e amerikës latine bashkë me mikun e tijAlberto Granado. Në vitin 1953 diplomoi për mjeksi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër këtë herë me një shokë tjetër Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi ti afrtohej ideve marksiste
Gjatë viteve 1954-1956 u njoh me Hilda Gadea që më pas u martua me të në vitin 1956. Më vonë kaloi në Meksikë ku u njoh me Fidel Kastron.
Gjatë viteve 1957-1958 u krijua kolona e dytë revolucionare me Fidel Kastron ku mori pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clares.
Gjatë viteve 1959-1960 u bë qytetarë kuban dhe merr pjesë në qeverinë e kastros si minister i industrisë dhe president i Bankës Nacionale.
Gjatë vitev 1961-1964 mori pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.
  • Vihet në komandë të mbrojtjës gjatë krizës së Gjirit të Derrave
Merr pjesë në Moskë për festimet e aniversarin të 47 të Revolucionit të tetorit
Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në New York. Me ketë rast jep një intervistë televisionit amerikan (cbs). Niset për një udhetime për në Afrikë.

  • 1965-në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin ngaKuba. Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
  • 1966-Me një emër falso shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”
  • 1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetorë plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetorë me urdhër të CIA-s vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset ne Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonit siç i takon nje heroi të vërtet .

Femijëria


l

Ernesto Guevara de la Serna lind në Rosario (Argjentinë). Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch (me origjinespanjolle) dhe Celia de la Serna (me origjinë angleze). Megjithëse vuante nga asma, iu dedikua sportit, kryesisht ragbitdhe futbollit. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati. Në moshën 12 vjeçare merr pjesë në shumë turne shahu. Gjatë adoleshencës u terhoq pas poezise duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i Xhek Londonit, Zhyl Verrnit, Sigmin Frojdit. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 u regjistrua në Universitin e Buenos Aires për mjekësi, ku diplomohet në vitin 1953.
Udhëtimi në Amerikën Latine

Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën- Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që te merrte një vit pushim nga shkolla për të nderrmarrë një udhetim pergjate Amerikës Latine. Kështu në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisën nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ja vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motocikletës”.
Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën seAmerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundesinë e një Amerike Latinetë bashkuar dhe pa kufi, e lidhur me të njejtën kulturë.


Në Guatemala

17 qershorë të vitit 1954Guatemale fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së e cila kishte stervitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara perpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (ku më pas largohet për në Meksisë), e cila e regjistron si një “element komunist”
Revolucioni Kuban

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionarë Kubanë të larguar nga Kuba, përfshirë edhe Raul Kastro. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për tu vendosur në Meksiko Siti (Meksico City) . Atje vëllai i tij e prezantonë me Guevarën. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjën e 26 korrikut” e cila kishte si synim përmbysjën diktatorin Kuban Fulgencio Batista.



Edhe pse ishte vendosur se Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit. Më 25 nentor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me qëllim për të mbrritur në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo Kuban në bordin e anijës. Më 2 dhjetorë zbarkojnë në La Playa de las Coloradas. Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batist-ës. Më pas u vendosën në malet e Sierra Maesta për të filluar luftën guerilje kunder regjimit. Guevara u bë një lider në grupin e rebeleve, një Komandant (major), i respektuar nga shokët për trimerinë e tij por edhe për egersine e tij. Qe shkaktarë për vrasjën e shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin që ishin informatorë ose spiun.


Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kolonënë e tij “Skuadra vetvrasese”(nje repart që zgjidhte misionet më të veshtira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara. Ishte një nga beteja më vendimtare e revolucionit. Më 28 dhjetor Che Guevara mbrrin ne Santa Clara atje vendos një komando provizor ne Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pike strategjike. Guevara e di se në këtë linjë do të udhetoje një kolonë e ushtrisë së Batist-ës me një tren me 18 vagona ; në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatimë dhe municionë
Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit. Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me shumë zjarr dhe tym. Santa Clara kujton këtë betejë. Vagonat e rrezuar janë akoma në të njejtin pozicion ku ishin atë ditë dhe deshmojnë fitoren. Në një shesh të madh, ngjitur me muzeunë dedikuar Che-së, ngrihet nje statuje bronzi e Che Guevares, sepse asnjë nuk duhet ta harroje. Më 2 janar të viti1959 kolona e Che Guevarës futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një shkollë për analfabetët e ish-ushtrisë revolucionare.

 
Top