Pickimet nga Gjarperi, cfare duhet bere menjehere pas nje kafshimi

Al-Punk

Still here
Po lexoja nje artikull mbi nje vajze 6 vjecare nga Elbasani qe kishte humbur jeten e pickuar nga nje gjarper. Para ca kohesh kam degjuar qe nuk duhet te thithet dhe te peshtyhet ne vendin e kafshimit (nje praktike qe kemi mesuar kur kemi qene femije).
Jam kurioz te di se cfare duhet bere ne castin qe ndodh nje kafshim nga nje gjarper.
Nuk do doja artikuj te Wikipedia, ate e konsultova pak me pare por informacionet jane te pergjithshme dhe per zona specifike si Australia dhe Amerika e Veriut.
Gjithashtu ne bote shumica e gjarperinjve nuk jane helmues, ndersa ne Shqiperi shumica jane te tille. Do isha kurioz per dicka me praktike.
 
gaviota

Forumium praecox
Me aq sa di une ,pas kafshimit te gjarprit ,duhet menjehere qe me nje lecke te rrethosh,forte, pak me lart vendit te pickimit dhe me pas duhet ta thithesh gjakun ,kaq informacion kam une ,nuk e di sa i kenaqur jeni
 
Sweety el

Locus omnem
ELBASAN – E pickon gjarpri, humb jetën 6-vjeçarja. E mitura ndërroi jetë të enjten, gjatë transportimit për në spitalin kirurgjikal. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të enjtes, në fshatin Zavalinë të komunës me të njëjtin emër, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Vajza e vogël, bashkë me nënën e saj, të cilat banonin në fshatin Hajdaran, shumë pranë Elbasanit, kishin shkuar që në muajin qershor te gjyshja e së miturës në Zavalinë, pasi e ëma ndihmonte familjen në punët e prodhimit të stinës në arë. Nga burime të policisë dhe spitalit të Elbasanit mësohet se 6-vjeçarja I. Xhaka ishte duke luajtur shumë pranë oborrit të shtëpisë kur është pickuar nga një gjarpër në krah, pickimi i të cilit ka qenë i menjëhershëm. Kjo ka bërë që vajza të qajë nga dhimbja e pickimit e më pas të bjerë pa ndjenja në tokë. Ka qenë daja e vajzës në fshatin Zavalinë që bashkë me nënën e saj i kanë dhënë ndihmën e parë, por duke parë që krahu po nxihej dhe ënjtej, kanë marrë një makinë të rastit dhe janë drejtuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Por, fatkeqësisht, vajza e vetme e familjes Xhaka nuk ka mundur të jetojë. Ajo ka ndërruar jetë në dalje të Gjinarit, rreth 22 kilometra pa mbërritur në qytetin e Elbasanit. Edhe pse familja ka shkuar në spital me vajzën ajo ka vdekur gjatë rrugës dhe mjekët nuk kanë mundur dot të ndërhyjnë. Mjekët në spitalin kirurgjik të Elbasanit e konfirmojnë vetë faktin se vajza ka shkuar e vdekur në spital. 6-vjeçarja Xhaka sapo kishte mbaruar klasën e parë bashkë me nënë e saj, të cilat kishin pak vite që jetonin në fshatin Hajdaran të komunës Shushicë në rrethin e Elbasanit, ishin nisur te prindërit e nënës në Zavalinë, pasi babai i vajzës prej vitesh emigrant punonte me sezone në Greqi, kështu që nënë e bijë kishin vendosur që këtë verë ta kalonin në fshat. Mjeku reanimator Behar Gjevori bën apel që me urgjencë pacientët duhet t’i drejtohen qendrës shëndetësore më të afërt në raste të tilla e më pas të marrin mjekimin e specializuar në spital. “Spitali disponon të gjitha medikamentet e duhura si edhe serumin antivipera”, pohon mjeku. m.s
Këshillat e mjekut
“Të gjithë fëmijët, të cilët banojnë në zona rurale, por edhe të rriturit, të evitojnë daljet në pikun e nxehtësisë. Në rast se pickohen nga ndonjë insekt, ta lidhin menjëherë vendin, me qëllim që helmi të mos qarkullojë në trup, e më pas t’i drejtohen poliklinikës më të afërt apo dhe spitalit”
 
Sweety el

Locus omnem
shtetasit që sulmohen nga gjarpërinjtë nuk duhet të aplikojnë metoda primitive siç janë prerja apo lidhja e ekstremiteteve pasi shoqërohet me pasoja për shëndetin, siç është gangrena.
 
gaviota

Forumium praecox
por me fal, ne momentin qe te pickon gjarperi dhe nuk ke njeri afer ose je e shoqeruar ,nuk do te presesh dot derisa te vij ambulanca sepse me pas ka efekte te tjera,cfare duhet te besh ne tilla raste,te veprosh me menyra primitive sic eshte te lidhesh vendin e pickimit me ndonje rrobe ,per te mos lejuar helmin te avancoje
 
Soul

Forumium praecox
Ne rastin e nje femije te kafshuar nga gjaku , ndihma e pare qe i jepet eshte e tille :
E para , duhet te ruhet qetesia!
Pa humbur kohe te kafshuarit i behet nje lidhje shtrenguese e gjymtyres mbi vendin e kafshimit me dicka te rastit psh, litar, shami , kravat, me qellim qe te ngadalesojme qarkullimin e gjakut, ama , kjo lidhje duhet te lirohet here pas here duke e zhvendosur pak me lart ne menyre qe te shmangim edemen ne vendin e kafshimit.
Lekura mund te pritet ne forme X me nje brisk ose me nje mjet tjeter preres, i cili duhet te dezinfektohet ose te digjet paraprakisht me flake ( te nje shkrepseje , cakmak, llampe alkoli etj dmth cfare te gjendet ne ate moment ne vendodhje ), kjo eshte per te rrjedhur sa me shume gjak.
Nuk keshillohet thithja me goje , sikur tha mandi kjo ishte nje praktike qe perdorej me pare por qe ka rezultuar e demshme.
Se fundi , plaga mund te dezinfektohet me permaganat kaliumi ose hipoklorit kalciumi. Dmth mund ti vendosesh garza sterile te njomura me keto solucione.... Nje veprim qe behet dhe ne ambulance nese ne vendodhje nuk gjenden keto solucione, ose mund ti gjesh ne vendin sa me pare te mundshem. Me pas femija dergohet ne qendren spitalore me te afert :)
Keto jane praktikat qe perdoren ne pergjithesi , dmth ndihma e pare qe mund ti jepet nje te kafshuari nga gjarpri nga kushdo.
 
Hank

Valoris scriptorum

Kjo e Soul ishte pergjigja me profesionale.
Megjithate jam kurioz, po ne Poliklinike, cfare i behet femijes apo dikujt qe e ka kafshuar gjarperi? Duke pasur parasysh qe ne Shqiperi nuk gjenden aspirina, e jo me anti-helme, sa siguri ke tek poliklinat?
Jam kurioz se cfare ben mjeku ne nje rast te tille?
 
Top