Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

RediRock

Primus registratum
Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

Kam lexuar diku nje teori te Descartes qe thoshte

"Le te supozojme se pame nje enderr dje ne darke. Supozojme se enderruam qe jemi nje flutur qe fluturon nga lulja ne lule. Vjen mengjesi dhe zgjohemi. Si mund te jemi 100% te sigurte qe neve faktikisht nuk jemi ne te vertete nje flutur qe gjate dites enderron qe eshte njeri (dmth ne)"

Doja te dija cfare mendoni per kete teori. Nese nuk gabohem eshte provuar qe njeriu enderron CDO nate (lexo cdo sesion gjumi). Pra si e dime ne qe e tanishmja nuk eshte nje enderr, dhe endrra nuk eshte e tanishmja.
 

manga

Primus registratum
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

s'asht e dekartit kjo fare teorie, por e mjeshtrit taoist, chuang tzu...
e para, une syn e pramendoj qi kam me e pa vehten n'anderr si flutur, por edhe n'anderr jam mu ky qe jam - por, n'rrethana tjera...
e dyta, chkado qi t'jesh, n'dash flutur e n'dash njeri, rrnoe jeten...
perndryshe, philip k. dick ka thane qi realiteti asht vetem "a point of view"...

(to be continued...)
 

Guest
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

vete jeta eshte si nje enderr /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Simpatik

Primus registratum
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

Enderr apo realitet? besoj se ska rendesi shume, mjafton qe te jete e bukur, fundja fundit ne relacion me hapsiren Kosmike jeta jone eshte nje ender..

Enderro sikur jeton dhe jeto nje ender....
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

enderrat mbase teper te bukura
nuk ja vlen kurre per ti jetuar
me mire ti leme ashtu sic jane
nese i realizojme behen te shpifura

Te jetome jeten si te jete enderr!?
lehte e marrim, tjeter per tjeter!

Me mire ti leme enderrat, enderra
e te jetojme jeten si na e ka enda
 

mostro

Putraku
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

enderrojme nje jete
jetojme nje enderr /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

Endrrat i kane shpjeguar bukur Frojdi, me gjithe gabimet e tij, dhe sidomos Jungu dhe Fromi.

Kush di te kuptoje psikologjine e Fromit dhe Jungut nuk ka pse cuditet aspak per fluturat, gjarperinjte e te tjera. Te pakten mua me jane dukur te qarta aq sa jam ne gjendje te transmetj pothuajse cdo enderr timen.

Por temen dua ta trajtoj me teper ne planin e te qenit zgjuar. Njerezit duhet te kene frike me teper nga endrrat kur jane zgjuar, sidomos nga shpresa . Televizioni eshte nje "enderr" gjithashtu. Kam lexuar diku se te shikuarit televizon na ben te humbim te pakten tri fakultete(studime universitare) ne jete.

...e kemi kthyer vrasjen e kohes ne ritual!
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

Jeta eshte e bute dhe e ashper, e embel dhe e hidhur, e varfer dhe e larmishme.
Te enderrojme jeten eshte mungese e aftesise per ta shenderruar jeten ne nje enderr.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Jetojme endrra apo enderrojme jeten?

-Joooo! -therret.
-Ennio, zgjohu!
Hap syte dhe shikon perreth i çoroditur. Eshte i lare ne djerse.
-Nuk ka per te mbaruar kurre, -mermerit i verdhe dyll.
Eshte vetem nje ender e keqe, -thote Monica De'Flor.
-Jo!
-Cfare eshte? -pyet ajo.
Ai s'ka ndermend te tregoje.
-Nuk e di,thote tere frike dhe shikon fytyren e saj, pastaj e ngul veshtrimin mbi gishtrinjte e gjate e te holle. Rrenqethet i teri.
-Pse s'ma tregon?!
-Perse do ta dish? -thote ai i nervozuar sepse kjo pyetje eshte e perseritur. Diçka e pashpiegueshme, enigmatike, shoqeron kurdohere kembenguljen e saj, ndersa ai nuk eshte ne gjendje te shpiegoje qofte edhe perciptas, çfare.
-Si te duash, -thote ajo dhe pasi mbulon fytyren me nje vello zbehtesie, mbyll syte dhe zhytet me deshire ne hapesiren e nje bote krjtesisht te sajen, misterioze, e ndoshta ne pritje te nje endre tjeter.
Ndersa ai mendon se gjithçka fillon me endrat...
-Jo te pakten endrat duhet te mebten te mijat
(marre nga romani Monica De'Flor)

Une mendon se kur njeriu do te pushoje se enderuar, ka per te marre fund edhe egzistenca e tij.
Persa i perket mendimit te Vis Elbasanit se duhet te ruhemi nga SHPRESA me duket nje anomali e theksuar sepse kjo do te thote qe ne te kemi frike pikerisht nga ajo qe vdes e fundit tek nje qenie humane...PRSISNI E SHPRESONI...mbyllet Konti i Monte Kristos.
 

Sweety el

Locus omnem


Jeta eshte e bute dhe e ashper, e embel dhe e hidhur, e varfer dhe e larmishme.
Te enderrojme jeten eshte mungese e aftesise per ta shenderruar jeten ne nje enderr.
 

abs

nuk e di...
pervehte :D i vej mend fjaleve te buddhas :balanc: qe thote:
asnjehere s' kemi lindur, dhe asnjehere s' kemi vdekur :hidhu:
 

Sekreti

Forumium praecox
Si shkrime jan te bukura, por mungesa e aftesis per te enderruar e ben jeten nje udhe shterpe...endrrat te lejojne te kerkosh me shume ne vete, e per rrjelloj te besh me shume per veten.
 

hareid

Papirus rex
Nese jeta eshte nje enderr e shkurter, atehere vdekja duhet te jete zgjim i perhershem....
 
Top