I lodhur nga rrjeti shoqëror? Dëshiron të dalësh nga Facebook? Ndoshta ju nuk jeni i vetmi.
Të shqetësuar për privatësinë ose ndoshta thjeshtë të mërzitur nga përdorimi i kësaj faqje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit.
Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion).
Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj – 1 miliard përdorues.
Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë.
Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.
Por nuk ka vetëm lajme të këqija për drejtuesit e facebook, pasi në vendet në zhvillim si Meksikë dhe Brazili, numri i përdoruesve vazhdon të rritet, transmeton Shekulli.